Qendra Edu

Qendra Edu Qendër edukative që ofron
Edukim të përgjithshëm dhe Edukim Special dhe rehabilitim

Pritshmëritë dhe gjërat e preferuara në ditën e parë të shkollës ☺️Një fillim i vogël, me ëndrra të mëdha🥰
01/09/2026

Pritshmëritë dhe gjërat e preferuara në ditën e parë të shkollës ☺️

Një fillim i vogël, me ëndrra të mëdha🥰

31/08/2026

Një kapitull i ri, një fillim i bukur… dhe një mijë mundësi për të shkëlqyer!

Çdo ditë është një mundësi për të mësuar,
për t’u rritur dhe për të besuar më shumë në vete ☺️

26/08/2026
📚 Regjistrimet për Vitin Akademik 2026–2027 janë të hapura!Qëndrimi Ditor në EDU është një hapësirë edukative dhe mbësht...
06/08/2026

📚 Regjistrimet për Vitin Akademik 2026–2027 janë të hapura!

Qëndrimi Ditor në EDU është një hapësirë edukative dhe mbështetëse, e konceptuar për t’u ofruar fëmijëve një mjedis të sigurt, stimulues dhe familjar – një shtëpi e dytë, ku ata ndihen të përkujdesur, të vlerësuar dhe të motivuar për të mësuar.

Programi ynë synon të mbështesë fëmijët në:

✅ Përmbushjen dhe organizimin e detyrave shkollore
✅ Përgatitjen sistematike për shkollë dhe përparimin akademik
✅ Zhvillimin e aftësive njohëse, sociale dhe emocionale
✅ Ndërtimin e pavarësisë dhe përgjegjësisë personale
✅ Krijimin e shprehive të mira të të nxënit përmes një rutine të strukturuar dhe të qëndrueshme

Në Qëndrimin Ditor në EDU, çdo fëmijë merr kujdes individual, udhëzim profesional dhe mbështetje të vazhdueshme për të zhvilluar potencialin e tij në mënyrë të gjithanshme.

🗓️ Afati i regjistrimeve: 06.08 – 20.08.2026
⚠️ Numër i kufizuar vendesh – rezervoni vendin e fëmijës suaj në kohë!

📅 Nga e hëna deri të premten, çdo ditë pune
📞 071 717 757

EDU – Një hapësirë ku fëmijët mësojnë, zhvillohen dhe ndërtojnë besim për të ardhmen.

A zhvillohen të gjithë fëmijët njësoj?Jo. Çdo fëmijë zhvillohet në ritmin e tij. Megjithatë, rreth moshës 3 vjeç pritet ...
01/08/2026

A zhvillohen të gjithë fëmijët njësoj?

Jo.
Çdo fëmijë zhvillohet në ritmin e tij. Megjithatë, rreth moshës 3 vjeç pritet të jenë zhvilluar disa aftësi bazë të gjuhës dhe komunikimit.

Nëse fëmija përdor shumë pak fjalë, nuk formon fjali ose të folurit e tij është i vështirë për t'u kuptuar, nuk rekomandohet të pritet me mendimin se "do të flasë vetë me kalimin e kohës".
Një vlerësim profesional ndihmon në përcaktimin nëse bëhet fjalë për një vonesë të përkohshme në zhvillimin e gjuhës apo për një vështirësi që kërkon ndërhyrje.
Ndërhyrja e hershme është çelësi i zhvillimit dhe bën një ndryshim të rëndësishëm në ecurinë e fëmijës.

SHKOLLA VERORE NË QENDRA EDU 🌞Vera është koha ideale për të mësuar, eksploruar dhe krijuar kujtime të bukura! 🎨📚⚽Nga 15 ...
04/06/2026

SHKOLLA VERORE NË QENDRA EDU 🌞

Vera është koha ideale për të mësuar, eksploruar dhe krijuar kujtime të bukura! 🎨📚⚽

Nga 15 Qershor deri më 15 Gusht, fëmijët do të jenë pjesë e aktiviteteve edukative, lojërave kreative, sportit, eksperimenteve dhe shumë aventurave të tjera të përshtatura sipas grupmoshës.

👧👦 Grupet:
🔹 4–6 vjeç
🔹 7–9 vjeç

✅ Program i pasur edukativ
✅ Zhvillim i aftësive sociale dhe komunikimit
✅ Argëtim, miqësi dhe përvoja të reja çdo javë

📞 Vendet janë të kufizuara! Rezervoni vendin e fëmijës suaj në: 071 717 757

Një verë plot dije, buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme fillon në Qendra Edu!

Sot dielli buzëqesh pak më shumë, sepse është dita e atyre që e bëjnë botën më të ndritur – fëmijëve. Gëzuar 1 Qershorin
01/06/2026

Sot dielli buzëqesh pak më shumë, sepse është dita e atyre që e bëjnë botën më të ndritur – fëmijëve. Gëzuar 1 Qershorin

Dy djemoshat e Qendra Edu, të sjellshëm, të dashur dhe shumë punëtorë.Gjithmonë të gatshëm për çdo obligim, pa hezitim d...
26/05/2026

Dy djemoshat e Qendra Edu, të sjellshëm, të dashur dhe shumë punëtorë.
Gjithmonë të gatshëm për çdo obligim, pa hezitim dhe me shumë përkushtim. Edhe pse shpesh ngacmohen mes vete si çdo shok i afërt, prapëseprapë pa njëri-tjetrin nuk qëndrojnë dot. Lidhja, kujdesi dhe afërsia që kanë mes tyre e bëjnë shoqërinë e tyre edhe më të veçantë.

Çdo detyrë që u jepet e kryejnë me vullnet, përgjegjësi dhe buzëqeshje. Sot, duke agjëruar me durim e respekt, tregojnë edhe më shumë forcën, edukatën dhe zemrën e tyre të pastër.

Krenarë pafund me këta fëmijë të mrekullueshëm, sepse janë shembull i mirësisë, edukatës dhe dashurisë së sinqertë 🥰🥰

22/04/2026

Toka është shtëpia jonë, kujdesi ndaj saj është përgjegjësia jonë më e madhe🌏

Address

Ulica 133 Br. 60/5
Tetovo
1200

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Edu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category