KOKA Academy

KOKA Academy Professional services in accounting, tax and financial advisory. ERP solutions and financial process automation.

Koka Tax&Accounting është zyrë kontabiliteti me 15 vjetë ekperiencë në fushën e financave dhe të kontabilitetit. Kompania zotëron liçencë në fushën e kontabilitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe staf profesional me experiencë dhe edukim adekuat. Ne synojmë të arrijmë zhvillim dhe implementim të standardeve më të reja nëpërmjet shërbimeve që i ofrojmë: kontabilitet, konsulencë financiare

dhe fiskale , hapje aktiviteti biznesor, program për trajnim të stafit si dhe këshillim për rekrutimin e burimeve njerëzore në fushën e financave. Ne krenohemi me të qenit ndryshe nga kontabilistët e tjerë. Ne qartazi ju shpjegojmë punën tonë dhejemi të lumtur për të vepruar si këshilltarë të biznesit në mënyrë që t'ju ndihmojmë në rritjen e biznesit tuaj. Në kuadër të kompanisë, vepron Koka Akademi përmes së cilës organizohen tjanime profesionale në kontabilitet për kategori të ndryshme si studentë, trajnime për praktikantë, të punësuar, menaxher, etj. Ky trajnim plotëson zbrazëtin që ekziston midis teorisë dhe praktikës në Kontabilitet. Agjencioni merr përsipër dhe garanton aftësimin e kursantëve për të punuar në mënyrë të plotë dhe të pavarur në një biznes privat ose publik. Programi është hartuar mbi bazën e kërkesave të shtruara në një anketim të realizuar me studentë të viteve të fundit si dhe të sapodiplomuar që ju ka rënë përgjegjësia e punës profesionale në kontabilitet dhe tatime-taksa. Ky trajnim gjithashtu ju vjen për ndihmë edhe profesioneve të tjera (juristë, inxhinier, shkenca ekzakte etj) të cilët punojnë në ndërmarrje private ose publike. Zyra Koka Accounting gjithashtu organizon edhe kurse per studentë. Kurset zhvillohen me kualitet të lartë, në grupe te vogla prej 5-7 vetë.

Financat nuk janë vetëm për kontabilistët. Janë gjuha e biznesit.Në këtë program praktik mësoni të kuptoni gjuhën e kont...
05/07/2026

Financat nuk janë vetëm për kontabilistët. Janë gjuha e biznesit.
Në këtë program praktik mësoni të kuptoni gjuhën e kontabilitetit: pasqyrat financiare, fitimin, cash flow, tatimet dhe treguesit kryesorë të biznesit, që të vlerësoni më qartë cilësinë e informacionit financiar që merrni dhe të merrni vendime më të sigurta.
📅 Fillon: 7 shtator 2026

Practical learning. Real experience. Professional growth. Join KOKA Academy.
05/07/2026

Practical learning. Real experience. Professional growth. Join KOKA Academy.

04/07/2026
23/06/2026

Së shpejti në KOKA Academy

Trajnim:
FINANCA PËR PRONARËT E BIZNESEVE

Program praktik për pronarë biznesesh që duan të kuptojnë dhe kontrollojnë biznesin përmes numrave.

Programi fokusohet në:

✅ Leximin e pasqyrave financiare
✅ KPI-të kryesore të biznesit
✅ Fitimin, likuiditetin dhe fluksin e parasë
✅ Vendimet mbi çmimin, marzhën dhe rritjen
✅ Vlerësimin e cilësisë së kontabilitetit

Ky nuk është kurs kontabiliteti.

Është trajnim praktik për pronarë që duan të kuptojnë financat e biznesit dhe të marrin vendime më të sigurta.

📍 Tetovë
🎓 KOKA Academy

Pronari nuk duhet të kontojë.
Por duhet t’i kuptojë numrat që drejtojnë biznesin.

Professional services in accounting, tax and financial advisory.
ERP solutions and financial process automation.

KONTABILITETI I KOSTOSKapaciteti i pashfrytëzuar🏭 Kapaciteti i disponueshëm nuk është gjithmonë kapacitet i shfrytëzuar....
19/05/2026

KONTABILITETI I KOSTOS
Kapaciteti i pashfrytëzuar

🏭 Kapaciteti i disponueshëm nuk është gjithmonë kapacitet i shfrytëzuar.

Kur një makinë, linjë prodhimi, ekip ose hapësirë operative punon nën nivelin e planifikuar, krijohet kapacitet i pashfrytëzuar.

📌 Kostot fikse vazhdojnë të ekzistojnë edhe kur prodhimi është më i ulët.

Ato shpërndahen mbi më pak njësi dhe rrisin koston për njësi.

Shembull praktik:
⚙️ Një makinë ka kapacitet 200 orë në muaj.
Përdoret vetëm 120 orë.
Diferenca prej 80 orësh është kapacitet i pashfrytëzuar.

Nëse kostoja fikse mujore e makinës është 60,000 denarë:

• me 200 orë kapacitet: 300 denarë për orë
• me 120 orë shfrytëzim real: 500 denarë për orë

Kostoja për orë rritet jo sepse makina kushton më shumë, por sepse kapaciteti nuk është shfrytëzuar plotësisht.

Në analizë praktike duhet të kontrollohen:

• kapaciteti i disponueshëm
• kapaciteti realisht i shfrytëzuar
• diferenca e pashfrytëzuar
• ndikimi në koston për njësi
• ndikimi në profitabilitet

📊 Kontabiliteti i kostos tregon jo vetëm sa kushton prodhimi, por edhe sa ekonomikisht po përdoret kapaciteti operacional.

Kush e paguan realisht TVSH-në?Shpesh dëgjojmë:“Biznesi im paguan shumë TVSH.”Në praktikë, TVSH-ja zakonisht nuk është s...
13/05/2026

Kush e paguan realisht TVSH-në?
Shpesh dëgjojmë:
“Biznesi im paguan shumë TVSH.”

Në praktikë, TVSH-ja zakonisht nuk është shpenzim final i biznesit. Biznesi e mbledh TVSH-në nga klienti, e evidenton dhe ia paguan shtetit vetëm diferencën që del pas zbritjes së TVSH-së së blerjeve.
Shembull
Biznesi blen mall për rish*tje:
Vlera e mallit: 100,000 den
TVSH: 18,000 den
Totali i faturës: 118,000 den
Biznesi ia paguan furnitorit 118,000 den.
Furnitori i arkëton 18,000 den TVSH dhe i deklaron ndaj shtetit.
Për biznesin që bleu mallin, këto 18,000 den njihen si TVSH e zbritshme, sepse janë paguar gjatë blerjes.
Pastaj biznesi e shet mallin:
Vlera e sh*tjes: 200,000 den
TVSH: 36,000 den
Totali që paguan konsumatori: 236,000 den
Nga 36,000 den TVSH që biznesi arkëton nga konsumatori, biznesi nuk ia paguan të gjitha shtetit.
Arsyeja është se 18,000 den TVSH i kishte paguar më herët kur bleu mallin.
Prandaj në deklarimin e TVSH-së zbritet ajo shumë dhe ndaj shtetit paguhet vetëm diferenca:
36,000 den – 18,000 den = 18,000 den

TVSH-në realisht e bart konsumatori final, sepse ai e paguan në çmim dhe nuk e rikuperon.
Bizneset në zinxhir e llogarisin, e mbledhin, e evidentojnë dhe paguajnë ndaj shtetit vetëm diferencën neto.
TVSH-ja është tatim mbi konsumin final.
KOKA Academy

TRAJNIM PRAKTIK NË KONTABILITET📩 APLIKO KËTU:https://forms.gle/XZyH81T6eB5RemRf6📍 KOKA Accounting🆕 Fillon më 20 MajKy tr...
12/05/2026

TRAJNIM PRAKTIK NË KONTABILITET

📩 APLIKO KËTU:
https://forms.gle/XZyH81T6eB5RemRf6

📍 KOKA Accounting
🆕 Fillon më 20 Maj

Ky trajnim është ndërtuar për të kaluar nga teoria në praktikë reale pune, me fokus në proceset që përdoren çdo ditë në kontabilitet dhe administrim financiar.

Gjatë trajnimit do të punoni konkretisht në:
✔ Regjistrime kontabël reale
✔ TVSH dhe deklarime
✔ Përgatitje të pasqyrave financiare
✔ Punë në sistem ERP

Trajnimi zhvillohet në mënyrë praktike dhe të strukturuar, duke u bazuar në dokumente reale dhe situata konkrete biznesi.

💰 Pagesa: 24,000 den
✔ Mundësi pagese në 2 këste

Address

Cvetan Dimov 19 Tetovë
Tetovo

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+38971222716

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KOKA Academy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to KOKA Academy:

Shortcuts

Share

Category