05/06/2026
Sot, në shkollën tonë SHFK” Istikball “, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot respekt, u shënua pensionimi i arsimtares së nderuar Vjollca Memedi.
Pas një kokteji rasti për ta nderuar dhe falënderuar për punën e saj të palodhshme,angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në zhvillimin e arsimit dhe të shkollës sonë,në emrin tim dhe të gjithë kolegeve,arsimtares Vjollca i ndamë një pllaketë dhe mirënjohje si shenjë respekti dhe vlerësimi.
I urojmë arsimtares Vjollca shëndet të mirë, lumturi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës së saj. Faleminderit për gjithçka që i keni dhënë shkollës dhe nxënësve tanë!
Me respekt
Drejtori
Imërja Ademi
02/06/2026
1 Qershori – Dita e Fëmijëve
Në shkollën tonë u festua me shumë gëzim dhe entuziazëm 1 Qershori – Dita e Fëmijëve. Nxënësit morën pjesë në aktivitete të ndryshme argëtuese, sportive dhe kulturore, duke e bërë këtë ditë të veçantë dhe të paharrueshme.
02/06/2026
Tema e fundit: Pune humanitare-shoqerore
Tema:një rrobe nje buzeqeshje
Nxensit e shkolles sone te cilet me zemergjersi dhe dashuri dhuruan veshmbathje per familjet ne nevoj.
Ky gjest i tyre eshte shembull i mire i kujdesit dhe i pergjegjesis ndaj komunitetit.
Me zemra të mbushura me gëzim dhe dëshirë për të ndihmuar, nxënësit organizuan një aksion humanitar duke dhuruar veshje për familjet në nevojë. Përmes këtij gjesti fisnik, ata treguan solidaritet, përgjegjësi dhe ndjeshmëri ndaj atyre që përballen me vështirësi. Ky aktivitet dëshmoi se vlerat e humanizmit dhe mirësisë janë të pranishme te brezi i ri dhe se edhe një veprim i vogël mund të sjellë lumturi dhe shpresë për shumë familje.
Son Konu: İnsani–Sosyal Çalışma: “Bir giysi bir gülümseme”
Okulumuzun öğrencileri, gönülden ve sevgiyle ihtiyaç sahibi ailelere giysi bağışında bulundular.
Bu davranışları, topluma karşı gösterilen özenin ve sorumluluğun güzel bir örneğidir.
Kalpleri sevinçle ve yardım etme arzusu ile dolu olan öğrencilerimiz, ihtiyaç sahibi ailelere giysi bağışında bulunarak insani bir kampanya düzenlediler. Bu asil davranış sayesinde, zorluklarla karşılaşanlara karşı dayanışma, sorumluluk ve duyarlılık sergilediler.
Bu etkinlik, insanlık ve iyilik değerlerinin yeni nesilde var olduğunu ve küçük bir eylemin bile birçok aileye mutluluk ve umut getirebileceğini kanıtladı.
19/05/2026
Në shkollën tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim një delegacion nga Turqia, të kryesuar nga kryetarja e Forumit të Gruas të AK Parti, znj. Tuğba Işık Ercan, si dhe deputetja nga Parlamenti i Madh Turk, znj. Rukiye Genç Toy, dhe znj. Emine Çakir, anëtare e Këshillit Qendror të AK Partisë.
Vizita u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, ku u ndanë momente të vlefshme bashkëbisedimi dhe u theksua rëndësia e miqësisë së sinqertë ndërmjet nesh.
Nxënësit tanë ishin pjesë aktive e këtij organizimi, duke recituar poezi dhe duke prezantuar vizatime të frymëzuara nga tema e miqësisë dhe bashkëpunimit. Krijimet e tyre sollën ngjyra dhe emocion, duke e bërë vizitën edhe më të veçantë.
Ky aktivitet mbetet një kujtim i paharrueshëm, që pasqyron përkushtimin e shkollës sonë për të ndërtuar ura miqësie dhe bashkëpunimi kulturor e arsimor.
08/05/2026
🌿💧 “Eko Orë” me nxënësit e klasave VI-3 dhe VI-4💧🌿
Sot në shkollën tonë u zhvillua një aktivitet edukativ në kuadër të “Eko Orës”, me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave VI-3 dhe VI-4.Aktivitetet u realizuan në klasë me temën:
“Uji pjesë e mjedisit jetësor”
Permbajtja:Lulëzimi i algave,plehra artificiale,eutrofikimi.
Arsimtarja:
👩🏫 Luba Kostadinovska
08/05/2026
Shkolla Fillore Komunale “Istikball” në Tetovë, si nikoqire e festivalit, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Atatürk të Universitetit Marmara, Departamentin e Edukimit Parashkollor, organizoi një aktivitet me pjesëmarrje të madhe dhe entuziazëm. Në këtë festival, gëzimi, emocionet dhe energjia e fëmijëve tanë ishin të paharrueshme. Festivali i zhvilluar ishte i mbushur me aktivitete edukative dhe argëtuese, duke u shndërruar në një organizim kuptimplotë që kontribuoi në zhvillimin e nxënësve tanë.
Me dëshirën që edhe në të ardhmen të realizohen sa më shumë punë të suksesshme, u shprehim mirënjohje profesorëve tanë të nderuar për kontributin e tyre; si Universiteti Marmara dhe Shkolla Fillore Komunale “Istikball”, shpresojmë që aktivitetet kulturore të vazhdojnë e të shtohen edhe më tej.
---
Kalkandelen’de bulunan İstikbal Belediye İlkokulu, festivalin ev sahibi olarak, Marmara Üniversitesi Atatürk Eğitim Fakültesi Okul Öncesi Eğitimi Bölümü iş birliğiyle büyük bir coşku ve katılımla bir etkinlik düzenledi. Bu festivalde çocuklarımızın mutluluğu, heyecanı ve enerjisi görülmeye değerdi. Düzenlenen festival, hem eğitici hem de eğlenceli aktivitelerle dolu olup, öğrencilerimizin gelişimine katkı sağlayan anlamlı bir organizasyon olmuştur.
Bundan sonra da daha nice başarılı çalışmalar gerçekleştirilmesi dileğiyle, emeği geçen değerli hocalarımıza teşekkür eder; Marmara Üniversitesi ve İstikbal Belediye İlkokulu olarak kültürel çalışmaların artarak devam etmesini temenni ederiz.
08/05/2026
Sot me ftesë të Drejtorisë së shkollës fillore komunale “Istikball “ grupi Rinia e zëshme realizoi trajnimin Fol Hapur, Mos u Mbyll për ndërgjegjësimin e nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit mendor
Nxënësit e klasave IX-ta diskutuan mbi ankthin, stresin dhe fuqinë e komunikimit të hapur.
Psikologu Blerton Vejseli krijoi një atmosferë mbështetëse e motivuese.
Koordinator: Lorin Dervishi, ish-nxënës i shkollës sonë.
Drejtoria falënderon grupin për angazhimin dhe mesazhin e fuqishëm:
“Të flasim hapur është forcë, jo dobësi.”
Bugün, okulumuzun daveti üzerine gençlerin gayriresmî grubu Sesli Gençlik “Açık Konuş, Kapanma” adlı eğitimi gerçekleştirdi. Eğitim, öğrencilerin ruh sağlığının önemine dikkat çekmeyi amaçladı.
9. sınıf öğrencileri kaygı, stres ve açık iletişimin gücü üzerine tartıştılar.
Psikolog Blerton Vejseli destekleyici ve motive edici bir ortam oluşturdu.
Koordinatör: Lorin Dervishi, okulumuzun eski öğrencisi.
Okul yönetimi, bu anlamlı mesaj için gruba teşekkür eder:
“Açık konuşmak güçtür, zayıflık değil.
08/05/2026
🌿💧 “Eko Orë” me nxënësit e klasave IX-1, IX-2 dhe IX-5 💧🌿
Sot në shkollën tonë u zhvillua një aktivitet edukativ në kuadër të “Eko Orës”, me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave IX-1, IX-2 dhe IX-5. Aktivitetet u realizuan në klasë me temën:
➡️ “Pastrimi i ujërave me kallamë”
🔹 Aktiviteti nr. 1: Pastrimi i ujit me absorbim
🔹 Aktiviteti nr. 2: Pastrimi i ujit përmes filtrimit dhe absorbimit
Nxënësit, përmes eksperimenteve dhe diskutimeve, arritën në përfundimin se bimët, përveç ujit, përthithin edhe shumë substanca të tjera (kimikate) që shpërbëhen në ujë. Ata kuptuan rolin e rëndësishëm që ka kallami i bregut të ujërave në pastrimin natyror të ujit përmes përthithjes.
Gjithashtu, nxënësit treguan për mënyrat e pastrimit të ujit përmes filtrimit dhe sedimentimit, duke theksuar rëndësinë e kallamit të ujit dhe kujdesin që njeriu duhet të tregojë për mbrojtjen e tij.
🌱 Kallami, në mënyrë natyrshme, ndihmon në pastrimin e ujit dhe kontribuon në ruajtjen e cilësisë së tij.
🙏 Falënderojmë arsimtaret:
👩🏫 Mirsade Kamberi
👩🏫 Fetije Ibraimi
👩🏫 Shkurte Dauti
për angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e këtij aktiviteti të vlefshëm edukativ dhe ekologjik. 🌍✨
20/01/2026
Sot me dt.20.01.2026 shkolla jonë pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut Fatih Ulusoy, si dhe Kryetarin e Komunës, z. Bilall Kasami. Kjo vizitë përbën një moment të rëndësishëm për institucionin tonë arsimor dhe dëshmi e bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për arsimin.
Gjatë vizitës, mysafirët u njohën nga afër me ambientet e shkollës, procesin mësimor dhe aktivitetet edukative që zhvillohen nga nxënësit dhe stafi pedagogjik. Ata shprehën vlerësim për përkushtimin e shkollës në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe rolin e saj në edukimin e brezave të rinj.