Ka thene imam En neueuij - Allahu e meshirofte:
" Permendja e atij qe i kryen gjynahet apo bidatet publikisht nuk quhet gibet (pergojim), por lejohet kjo gje per te."
( " Tuhfetu el ehuedhij", 112/6)
Islami Feja E Vërtetë
Selamu-Alejkum Ve Rahmetullahu Ve Berekatuhu Paqja Mëshira Dhe Begatit E Zotit Qofshin Mbi Ju
Faqj
Selamu-Alejkum Ve Rahmetullahu Ve Berekatuhu Paqja Mëshira Dhe Begatit E Zotit Qofshin Mbi Ju
Faqja Jonë Ka Për Obligim T'ju Informoj Rreth Fesë Islame.
Vrasja e njeriut eshte mekat i madh
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kush e vret një besimtar me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me të, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” (Nisa, 93)
Në një ajet tjetër ka thënë: “Edhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë imoralitet. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Diten e Kijametit dhe ai do të qëndroj në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Përveç atij që pendohet dhe bën vepra të mira…” (Furkan, 68 – 70)
Në një ajet tjetër ka thënë: “Kush vret një njeri (pa të drejtë) pa mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, konsiderohet si t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit…” (Maide, 32)
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Largojuni shtatë mëkateve shkatërruese! …” dhe ka përmendur vrasjen e njeriut që Allahu e ka ndaluar.
Kur është pyetur Profeti, salallahu alejhi ue selem, cili mëkat është më i madh, ka thënë: T’i bësh Allahut rival duke e ditur se Ai të ka krijuar. Përsëri pyetën, pas kësaj, cili? Ai tha: Ta mbysesh fëmijën tënd prej frikes se mos po ushqehet me ty. Pastaj cili? – pyetën përsëri. Ai tha: Të bësh imoralitet me bashkëshorten e komshiut”. (Buhariu, Muslimi)
Po ashtu ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën gjykohet (në Ditën e Gjykimit) mes njerëzve janë gjaqet”. (Buhariu 6864, Muslimi 1304, Nesaiu)
Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Allahut shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi i prindërve, …”. (Buhariu 6675, Ahmedi 201)
Ka thënë Profeti alejhi selam: “Ç’do herë që vritet dikush padrejtësisht, biri i parë i Ademit ka pjesë në atë gjak sepse ai është i pari që shpiku vrasjen.” Muttefekun alejhi.
Ibën Amër transmeton se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e ka vrarë muahidin (zotuesin, jomuslimani që jeton i lirë në shtetin islam dhe paguan tatimin), nuk do ta ndiej aromën e Xhenetit, e cila ndihet dyzet vjet larg.” Buhariu dhe Nesaiu.
Po ashtu thotë Profeti paqja e Zoti qoftë mbi të: “Çdo mëkat ka shpresë që ta fal Allahu, përveç njeriut qe vdes kafir (jobesimtar), apo njeriut që vret besimtarin me qëllim”. Transmeton Nesaiu
“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu
30/04/2015
Kështu ishte profeti Muhamedi paqja dhe mëshira Zotit qoftë mbi të !
Fjala e tij e fundit ishte: “ Namazi,namazi! Frikësojuni Allahut në sjelljen tuaj me ata që i keni nën pushtetin tuaj!”
Vesi më i urryer për të ishte gënjeshtra.
Puna më e dashur për të ishte vepra e vazdueshme edhe nëse ishte e pakët.
Ai ishte njeriu më i mirë, njeriu më bujar dhe më trimi.
Namazi i tij me të tjerët ishte i shkurter, por kur falej vetëm, falej gjatë.
Kur shtrihej për të fjetur dorën e djathtë e vendoste nën faqen e tij të djathtë.
Kur donte të kryente nevojat e tij personale nuk e ngrinte rroben derisa të afrohej me tokën.
Kur i vinte një lajm i mirë që e gëzonte bënte sexhden e falenderimit për Allahun e Madhëruar.
Kur i frikësohej rrezikut të dikujt lutej duke thënë: “ O Allah! Ne mbrohemi me Ty kundra tyre dhe nga e keqja e tyre!”
Kur ai hynte në shtëpi përdorte menjëherë misvakun.
Kur vizitonte një të sëmurë i thoshte: “ Ske gjë, qoftë pastrim inshallah!”
Kur shihte diçka që e donte thoshte: “ Falenderimi i takon Allahut me begatinë e të Cilit plotësohen mirësitë!”
Kur shihte diçka që nuk e pëlqente thoshte: “ Falenderimi i takon Allahut për çdo gjendje!”
Kur mbaronte varrimin e dikujt qëndronte dhe thoshte: “ Kërkoni falje për vëllain tuaj dhe kërkoni për të përforcimin sepse tani ai pyetet!”
Kur dikush nga familjarët e tij sëmuret i frynte lutjet përkatëse.
like like
Islami Feja E Vërtetë
Selamu-Alejkum Ve Rahmetullahu Ve Berekatuhu Paqja Mëshira Dhe Begatit E Zotit Qofshin Mbi Ju
Faqj
Nuk është i fuqishëm ai i cili e mund dikend në mundje, por i fuqishëm është ai i cili përmbahet në hidhërim. (HADITH)
like
Islami Feja E Vërtetë
Selamu-Alejkum Ve Rahmetullahu Ve Berekatuhu Paqja Mëshira Dhe Begatit E Zotit Qofshin Mbi Ju
Faqj
A lejohet te lexohet Kurani pa abdes?
Pyetje: A lejohet leximi i Kuranit nga personi qe nuk eshte me abdes?
Pergjigje: Lejohet leximi i Kuranit nga ai qe nuk ka abdes, sepse eshte transmetuar nga Aishja se “Profeti, salallahu alejhi ue selem, e permendte Allahun ne çdo gjendje”. (Transmeton Buhariu, nr.7, dhe Muslimi, nr.373)
Imam Maliku ka transmetuar ne el-Mueta nga Ejub es-Sihtijanij, nga Muhamed bin Sirini se Umer bin Hatabi ishte ne nje grup njerezish duke lexuar Kuran. Ai shkoi te kryente nevojat fiziologjike dhe, me pas, u kthye duke lexuar Kuran. Njeri nga te pranishmit i tha:”O prijesi i besimtareve, a po lexon Kuran duke mos qene me abdes?” Umeri i tha:”Kush ta ka mesuar kete? Mos ndoshta Musejlemeh kedhabi?!” (Transmeton Maliku ne Mueta 1/200, nr.2).
Kurse, ne lidhje me xhunubin, jane transmetuar hadithe te dobëta, qe ia ndalojne leximin e Kuranit, por keto hadithe nuk arrijne te jene te vlefshme per te rene ndesh me hadithin e lartpermendur te Aishes.
Ibn Abasi nuk e shikonte problem qe xhunubi te lexonte nje ajet apo dy.”
(Fetaua Muhamed Halil Herras, fq.124)
Këshillë
Si mund ti largojmë shejtanët?
Shejtanët mund të largohen vetëm nëpërmjet leximit të shumtë të Kur’anit dhe dhikrit [përmendjes së Allahut] si dhe kërkimit të shpëtimit nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut nga e keqja që Ai ka krijuar.
Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
“Kushdo që ndalet për të pushuar dhe thotë:’E’udhu bi kelimet Allah it-tammeh min sherri ma khalak/kërkoj shpëtim në fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja që Ai ka krijuar’…asgjë s’do t’i bëj dëm atij, derisa të lëvizë nga ia vend”.
Një njeri tha:”O i Dërguar i Allahut, mbrëmë më pickoi një akrep”. Ai [salallahu alejhi ue selam] i tha:”Sikur të thoshe:’E’udhu bi kelimet Allah it-tammah min sherri ma khalak’, s’do të të dëmtonte”.
Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
“Kushdo që thotë tre herë në mëngjes:’Bismilahi ledhi la jedurru mea ismihi shej’un fil-erd ue la fis-sema ue huwe el-semi ul-aliim/Në emër të Allahut, me emrin e të cilit asgjë nuk dëmtohet në tokë a në qiell, dhe Ai dëgjon gjithçka, është i gjithëdijshëm’, …asgjë s’do ta dëmtojë atë, deri të vijë mbrëmja, dhe kushdo që e thotë në mbrëmje, asgjë s’do ta dëmtojë atë, deri të vijë mëngjesi”.
E lus Allahun të na ndihmojë neve dhe të gjithë vëllezërve tanë në arritjen e dijes së dobishme dhe të veprojmë sipas saj, se Ai dëgjon gjithçka, përherë është afër.
Një lutje për tu mbrojtur nga e keqja.
Haula Bintu Hakimi tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë:
“Kushdo që ndalet në një vend dhe thotë aty: “Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar!” (Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma haleka), nuk ka për ti bërë keq asgjë, derisa të zhvendoset nga ai vënd.”
(Muslimi)
Hadithë
Përse Zoti e krijoi njerëzimin?
Nga këndvështrimi i njerëzimit, pyetja “Përse Zoti e krijoi njeriun?” nënkupton “Për çfarë qëllimi është krijuar njeriu?” Në shpalljen e fundit, kësaj pyetjeje i është dhënë përgjigje pa kuptim të dyfishtë. Në të Zoti u tregon njerëzve se çdo njeri ka lindur me vetëdijen e brendshme dhe
të natyrshme mbi Zotin (me besimin në Zot). Në kaptinën el-A’raf, All-llahu thotë:
“(Përkujtoni) edhe kohën kur Zoti yt bëri që të lindë nga bijtë e Ademit, nga kërbishtja e tyre farën e tyre (ose nga kërbishtja e Ademit sollëm pasardhësit e tij) dhe i bëmë ata të dëshmojnë për veten e tyre (duke u thënë Ne atyre):“A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata thanë: “Po,pa dyshim edhe ne dëshmojmë!” (Kjo) që të mos thoni në Ditën e Ringjalljes: “Në të vërtetë ne nuk e kemi ditur këtë.”Apo që të mos thoni: “Vetëm baballarët tanë kohë më parë
morën të tjerë si të barabartë në adhurim përkrah me All-llahun dhe ne jemi thjesht pasardhësit e tyre. A do të na shkatërrosh atëherë ne për shkak të veprave të njerëzve që punuan Al-Batil (politeizëm, krime, mëkate duke adhuruar të tjerë përkrah e përveç All-llahut)?” (Ar’af 7; 172-173)
I Dërguari, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të, ka shpjeguar se kur All-llahu e krijoi Ademin, Ai mori prej tij besën, pastaj nxori prej Ademit të gjithë ata që do lindin deri në fund të botës, gjeneratë pas gjenerate, dhe i shpëndau para Tij që të marrë edhe prej tyre besën.
Ai u foli atyre, përballë secilit, duke i bërë ata të dëshmojnë se Ai është Zoti i tyre. Prandaj, çdo njeri është përgjegjës për besimin në Zot, që është i vulosur në gjithsecilin shpirt. Mbështetur në këtë besim të lindur, në kapitullin Dharijat All-llahu e ka definuar qëllimin e krijimit të
njerëzimit kështu:
“Unë i kam krijuar xhinët dhe njerëzit vetëm që ata të më adhurojnë.” (Dharijat 5i; 56)
Kështu, qëllimi i qenësishëm për të cilin është krijuar njerëzimi është adhurimi i Zotit. Megjithatë, i Gjithëfuqishmi, nuk ka nevojë për të qenë i adhuruar nga njerezit.Ai nuk i krijoi njerëzit nga shkaku se kishte nevojë për ta.
Nëse asnjë njeri i vetëm nuk do ta adhuronte Zotin, në asnjë mënyrë nuk do të pakësohej Madhështia e Tij, dhe po qe se të gjithë njerëzit do ta adhuronin Atë, në asnjë mënyrë nuk do ta shtonin Madhështinë e Tij. Zoti është i Përsosur. Ai ekziston vetë pa nevojën e askujt. Të gjitha krijesat
njerëzore kanë nevoja. Prandaj njerëzimi është ai që ka nevojë për adhurimin e Zotit.
Shkeputur nga libri”Qëllimi i krijimit ”
E pyetën se cili është mëkati më i madh tek Allahu ?!
Abdullahu [Allahu e Mëshiroftë] tregon: "E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ :
"Cili është gjynahu më i madh tek Allahu?" Ai më tha: "Që të i vësh shok Allahut, i Cili është Ai që të ka krijuar." I thashë: "Ky vërtet është gjynah i madh".
E pyeta përsëri: "Po pastaj?" iu përgjigj: "Të vrasësh birin tënd, nga frika se ai do të ushqehet me ty." E pyeta përsëri: "Po pas tij?" Më tha: "Të bësh imoralitet me gruan e fqinjit."
[ Imam Buhariu "Allahu e Mëshiroftë ]
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Telephone
Address
Tetovë