Gjimnazi "Kiril Pejçinoviq" -Tetovë

Gjimnazi "Kiril Pejçinoviq" -Tetovë Gjimnazi i Tetovës

31/08/2026
Prezantimi i SHMK Gjimnazi Kiril Pejçinoviq për semimaturantët në Ditën e Hapur të komunës
21/05/2026

Prezantimi i SHMK Gjimnazi Kiril Pejçinoviq për semimaturantët në Ditën e Hapur të komunës

Në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Tetovës u mbajt trajnim për sigurinë digjitale Në kuadër të projektit “Sigu...
24/04/2026

Në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Tetovës u mbajt trajnim për sigurinë digjitale

Në kuadër të projektit “Siguria dhe Etika Digjitale” të Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës, i mbështetur nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) – Shkup, u realizua një trajnim me nxënësit e SHMK Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë, me temë “Siguria digjitale”.
Aktiviteti u hap me fjalë përshëndetëse nga dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, drejtori i SHMK Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë, Prof. Jeton Kamberi, si dhe drejtori i Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) – Shkup, z. Besnik Ramadani. Në fjalët e tyre u theksua rëndësia e trajtimit të temave që lidhen me përdorimin e sigurt, të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm të teknologjisë dhe internetit nga të rinjtë.
Pas pjesës hyrëse, trajnimin e zhvilloi Prof. Dr. Florim Idrizi, profesor dhe dekan në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, i cili me nxënësit e gjimnazit trajtoi çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë digjitale, mbrojtjen në hapësirën online, vetëdijesimin për rreziqet e internetit dhe format e sjelljes së sigurt në mjedisin digjital.
Trajnimi u mbajt në ambientet e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës, në formë ndërvepruese, duke përfshirë diskutime, punëtori dhe punë në grupe, me pjesëmarrje aktive të nxënësve gjatë gjithë aktivitetit. Përmes këtij angazhimi, nxënësit patën mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi rëndësinë e sigurisë digjitale në jetën e përditshme.
Ky aktivitet përbën një nga hapat e parë në realizimin e projektit “Siguria dhe Etika Digjitale”, i cili synon promovimin e kulturës së përdorimit të sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të teknologjisë te nxënësit dhe studentët.

Djemtë tanë triumfuan!Ekipi i gjimnazit tonë fitoi vendin e parë në gara rajonale volejbolli për meshkuj, duke mundur ek...
09/04/2026

Djemtë tanë triumfuan!
Ekipi i gjimnazit tonë fitoi vendin e parë në gara rajonale volejbolli për meshkuj, duke mundur ekipin nga Manastiri!
Urime për përkushtimin dhe punën e palodhshme – ky është vetëm fillimi!
Ju urojmë shumë sukses në garën shtetërore! 💪🏆

Address

Braqa Miladinovi Nr 134
Tetovë
1220

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Kiril Pejçinoviq" -Tetovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi "Kiril Pejçinoviq" -Tetovë:

Shortcuts

Share

Category