Shkolla fillore komunale "Liria" Zherovjan

Shkolla fillore komunale "Liria" Zherovjan Shkolla fillore komunale “Liria” në fshatin Zherovjan Komuna e Bogovinës, është shkollë e plot nëntëvjeçare (shkolle fillore I-IX).

Në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, nxënësit tanë patën kënaqësinë të mirëpresin Kryetarin e Komunës së Bogovinës, z. F...
20/01/2026

Në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, nxënësit tanë patën kënaqësinë të mirëpresin Kryetarin e Komunës së Bogovinës, z. Feti Abazi.

Me fjalë të ngrohta dhe inkurajuese, ai u uroi nxënësve një fillim të mbarë, duke i motivuar që me përkushtim dhe vullnet të arrijnë suksese edhe më të mëdha gjatë këtij gjysmëvjetori.

19/01/2026

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës!

Ju njoftojmë se gjysmëvjetori i dytë fillon më 20.01.2026 me orarin e rregullt. Kjo periudhë shënon një fillim të ri dhe një mundësi të re për përkushtim më të madh, bashkëpunim dhe arritje të rezultateve edhe më të mira në procesin mësimor.

Le ta nisim këtë gjysmëvjetor me energji pozitive, buzëqeshje dhe vullnet për punë, duke krijuar së bashku një mjedis shkollor motivues dhe frytdhënës për të gjithë nxënësit.

Ju presim për një fillim të mbarë dhe një gjysmëvjetor të dytë plot suksese! 🌟📚

Me këto foto të bukura dhe me një mesazh të veçantë nga nxënësit tanë, përcjellim vlerën më të rëndësishme të shkollës s...
31/12/2025

Me këto foto të bukura dhe me një mesazh të veçantë nga nxënësit tanë, përcjellim vlerën më të rëndësishme të shkollës sonë – bashkëpunimin, si themel i suksesit dhe zhvillimit të përbashkët.

“Forca jonë është bashkëpunimi, bashkë ia dalim gjithmonë” është mesazhi që nxënësit tanë na e përcjellin me sinqeritet dhe dashuri.

Falë angazhimit dhe punës së përbashkët të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, po përmbyllim me sukses gjysmëvjetorin e parë, duke krijuar një mjedis të sigurt, mbështetës dhe motivues për nxënësit tanë.

Ju njoftojmë se pushimet dimërore fillojnë që sot, ndërsa gjysmëvjetori i dytë fillon më 20 Janar 2026 me shumë risi dhe sfida të reja për nxënësit tanë.

Me këtë rast, ju urojmë pushime të këndshme nxënësve dhe kolegëve, ndërsa shprehim falënderime të sinqerta për nxënësit, mësimdhënësit, bashkëpuntorët profesional dhe prindërit për bashkëpunimin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtij gjysmëvjetori.

Le të na sjellë Viti 2026 shëndet, suksese dhe shumë momente të bukura për të gjithë!

Me respekt,
Drejtoresha Jetmire Ameti.

Falënderim i veçantë për donatorin, i cili me bujarinë e tij i gëzoi nxënësit tanë me pako për Vitin e Ri. 🎁 Ky gjest hu...
30/12/2025

Falënderim i veçantë për donatorin, i cili me bujarinë e tij i gëzoi nxënësit tanë me pako për Vitin e Ri. 🎁

Ky gjest human ka sjellë gëzim, buzëqeshje dhe motivim te fëmijët.

Ju shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Më datë 10.12.2025, në sallën e SHFK “Sabedin Bajrami” në fshatin Kamjan, u organizuan garat komunale në volejboll për m...
12/12/2025

Më datë 10.12.2025, në sallën e SHFK “Sabedin Bajrami” në fshatin Kamjan, u organizuan garat komunale në volejboll për meshkuj në bashkëpunim me Federatën e Sporteve Shkollore.

Shkolla jonë arriti të fitojë vendin e dytë.

Urime ekipit tonë për paraqitjen e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar në fushë.

Falenderojmë nxënësit dhe mësimdhënësin Zendel Iljazi për kontributin e dhënë.

Vazhdojmë më tej me më shumë motivim dhe sukses.🏐🥈🏆

Urime të përzemërta për drejtoreshën tonë të re.Stafi i shkollës “Liria” i uron mirëseardhjen dhe suksese ushtrueses së ...
12/12/2025

Urime të përzemërta për drejtoreshën tonë të re.

Stafi i shkollës “Liria” i uron mirëseardhjen dhe suksese ushtrueses së detyrës, drejtoreshës së re, znj. Jetmire Ameti. Jemi të bindur që visioni i saj në detyrën që ka marrë përsipër, do të jetë i mbushur me frymëzim dhe shkolla jonë do të vazhdojë të ecë përpara në arritjen e qëllimeve edukative dhe arsimore.

Urime drejtoresha Jetmire.

Në kuadër të projektit "Integrimi ndëretnik i të rinjëve në Arsim" i realizuar nga shkolla jonë në lëndën e Arsimit qyte...
02/06/2022

Në kuadër të projektit "Integrimi ndëretnik i të rinjëve në Arsim" i realizuar nga shkolla jonë në lëndën e Arsimit qytetar në bashkëpunim me Usaid-in u fitua donacion një llaptop dhe një projektor.
Falemenderojmë arsimtaren, pedagogen dhe nxënësit e shkollës sonë për kontributin e dhënë...

Për nder të patronatit të shkollës tonë "LIRIA" Zherovjan më datë 09.05.2022 u zhvilluan garat sportive në këto disiplin...
09/05/2022

Për nder të patronatit të shkollës tonë "LIRIA" Zherovjan më datë 09.05.2022 u zhvilluan garat sportive në këto disiplina:
A. Futsall 4+1
B. Volejboll - djemt
C. Volejboll - Vajzat
D. Atletik Vrapim stafetor 4x100m
Realizuar nga nxënësit e klubit shkollor "Rinia"
Organizoi arsimtari: Zendel Iljazi.

Vazhdon donacioni i rradhës në shkollën tonë nga Ferati transport nga Zvicra, i cili shkollën tonë e furnizoi me tavolin...
06/05/2022

Vazhdon donacioni i rradhës në shkollën tonë nga Ferati transport nga Zvicra, i cili shkollën tonë e furnizoi me tavolina dhe fotokopje.

E falemenderojmë z.Mirsad Dervishi i cili shkollës sonë i dhuroi dresa dhe t**a për klubin sportiv të shkollës.    I dës...
06/05/2022

E falemenderojmë z.Mirsad Dervishi i cili shkollës sonë i dhuroi dresa dhe t**a për klubin sportiv të shkollës.
I dëshirojmë shumë suksese në punë.

Ju mirëpresim fillestarë!
03/05/2022

Ju mirëpresim fillestarë!

E falemenderojmë shoqatën ekologjike "Nisma" nga fshati Zherovjan e cila nxënësve të shkollës sonë iu dhuroi paketa për ...
29/04/2022

E falemenderojmë shoqatën ekologjike "Nisma" nga fshati Zherovjan e cila nxënësve të shkollës sonë iu dhuroi paketa për hir të festës së Bajramit.

Address

Zherovjan 101
Tetovë
1213

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla fillore komunale "Liria" Zherovjan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla fillore komunale "Liria" Zherovjan:

Shortcuts

Share

Category