Dalma Lingua

Dalma Lingua DalmaLingua është Shkollë private për kurse të gjuhëve të huaja.

02/12/2018

I njoftojme te gjithe te interesuarit se kursi i radhes i Gjuhes Gjermane do te filloje te henen, 03.12.2018, ne oren 09:00.

27/03/2018

I njoftojmë të gjithë të interesuarit se së shpejti do të fillojmë me kursin e gjermanishtes - termini i pasdites, duke filluar nga ora 19.00.

28/01/2018

NJOFTIM!
I njoftojmë të gjithë të interesuarit se kemi filluar me përgatitjen e kandidatëve për dhënien e provimit A1 (bashkim familjar).
Kurset janë individuale dhe zgjasin nga 1 javë, dhe sipas nevojës edhe më gjatë!

21/01/2018

Ju informojmë se nga data 22.01.2018 (e hënë) do të fillojmë me kursin A1/A2. Të interesuarit mund të paraqiten menjëherë - ose përmes telefonit (070/435-525) ose drejtpërsëdrejti te Shkolla për Gjuhët e Huaja DalmaLinuga, e cila gjendet ngjitas me Ordinancën Stomatologjike KI-DENT, afër Parkingut të Qendrë së Re Tregtare.

18/10/2017

I njoftojmë të gjithë të interesuarit se ka filluar regjistrimi për kursin A1/A2, i cili pritet të fillojë së shpejti!
Gjithashtu ju njoftojmë se jemi duke e vazhduar kursin intensiv të nivelit B1/B2, për përgatitjen e kandidatëve për dhënien e provimit, qoftë pranë TELC qoftë pranë GOETHE-INSTITUT-it etj., me theks të veçantë, për personel mjekësor.

26/06/2017

DALMA.LINGUA të gjithëve besimtarëve muslimanë ua uron Festën e Fitër-Bajramit!

DALMA.LINGUA на сите муслимански верници им го честита Рамазан-Бајрам!

DALMA.LINGUA wünscht allen Muslimen ein frohes und gesegnetes Bayram!

DALMA.LINGUA eid mubarak!

14/06/2017

RISI!!!

Kemi filluar me kurset speciale të gjuhës gjermane!
Kurset janë të orientuara për përgatitjen dhe për aftësimin e kandidatëve enkas për dhënien e provimit A1 ose A2, qoftë pranë Goethe Institut-it në Shkup, qoftë pranë OSD-së në Tetovë, në kuadër të Universitetit të Tetovës.
Kursi mund të jetë edhe individual!
Për hollësi, drejtohuni te zyrat tona -
Shkolla e gjuhëve të huaja DALMA-LINGUA.

21/05/2017

I njoftojmë të gjithë të interesuarit se nga muaji qershor do të fillojmë me kurset 6-mujore të gjuhës gjermane, për përgatitjen e kandidatëve për dhënien e provimit B1 dhe B2.
Kurset janë intensive dhe mbahen për çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten.
Regjistrimi fillon që tani.

16/12/2016

NJOFTIM

I njoftojmë të interesuarit se shkolla e gjuhëve të huaja “DALMA-LINGUA” mban kurse nga gjuha gjermane, për të gjitha nivelet, e sidomos për personat që duan t’i nënshtrohen provimit A1-A2 – për bashkim familjar, si dhe B1-B2 – për punësime.

Përpos kurseve nga gjuha gjermane dhe ajo angleze, nga matematika, informatika, kontabiliteti etj., DALMA-LINGUA kryen edhe përkthime profesionale të dokumenteve të ndryshme, përfshi edhe librezat e veturave të importuara etj.

DALMA-LINGUA cakton edhe termine në ambasadën e Gjermanisë, të Zvicrës etj.

DALMA-LINGUA ndodhet pas gjykatës së qytetit, afër parkingut apo pranë ordinancës stomatologjike “Ki-Dent”, ndërsa Zyra e përkthimeve ndodhet pikërisht pas gjykatës në rrugën e Strugës Nr. 29.

Tel. 070/435-525
E-mail: [email protected]

12/09/2016

DALMA.LINGUA të gjithë besimtarëve muslimanë ua uron Festën e Kurban-Bajramit

Address

Rr. Abdyl Frashëri Nr. 8
Tetovë
1200

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dalma Lingua posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Dalma Lingua:

Shortcuts

Share

Category