09/04/2013
Te rikthehesha atje, ne ate kafe, nuk ishte nje ndjesi vrasese sic e kisha menduar. Kisha tentuar dhe here te tjera te shkoja, por nuk kisha mundur te hyja sepse kisha frike se nuk e perballoja dot. Sot, qe hyra, ma dha forcen ky stilolaps, ky bllok, kjo dhimbje, ky mall... Por nuk ishte aq sketerre te riktheheshe atje, perkundrazi... Nuk munda te ulesha ne te njejtin vend ku ishim ulur ne te dy, sepse ishte nje vajze e vogel atje (Ishte vetem, por cuditerisht e buzeqeshur...) U ula disa metra me mbrapa. Lot ne syte e mi pati, sic pritej, por nuk rreshkiten per te arritur ne buzet e mija, sepse s'mund te lejoja te lanin ato nga puthjet qe me ke dhene ti, dhe smund te lejoja qe ne te njejtin vend ku ato buze kane buzeqeshur me lumturin qe buronte ne shpirt, te lageshin me lot malli... Eshte e vertet qe ajo mungonte, por ajo mungon ne c'do moment, kudo qe te jem, eshte e vertet qe puthjet mungonin, por ato mungojne, sjane me, ne asnje moment. Mungonte fryma e saj ne mua, por ate se sillte dot ai kolltuk qe une shikoja. C'do gje mungonte si asnjehre me pare, por te pakten...ekzistonte dicka, ndryshe nga c'do vend tjeter qe une mundohem te arratisem c'do dite te jetes time... Aty ishte vendi jone, ishin po te njejtat ngjyra, ishte po e njejta pikture perballe meje, ishte po e njejta shije e makiatos, por mbi te gjitha ishte aroma e saj e perhapur ne ate horizont qe une po jetoja per disa caste, dhe nje moment mu duk sikur e kisha ne krahun tim te majte... Po, po, nuk ishte imagjinata ime, AJO ishte aty "NE KRAHUN TIM TE MAJTE"...pikerisht NE ZEMREN TIME! Keshtu qe do rikthehem perseri, per te "Ritakuar"!
Do rikthehem perseri sepse do shkruaj, sepse do ndjej...