06/07/2026
U përmbyll me sukses projekti me titull "BRIDGING BORDERS - Integrating international experience in fashion and interior design"
Ky projekt, i financuar nga Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, në kuadër të programit Erasmus+ i realizuar në Milano të Italisë.
Ku pjesmarës ishin 21 nxënës dhe 3 profesorë të shkollës tonë. Pas 12 ditësh të mbushura me punë intensive, mësim, vizita kulturore dhe momente të bukura argëtimi, sot prezantuam rezultatet e punës sonë dhe arritjet e këtij projekti. Njëkohësisht, patëm kënaqësinë të përshëndetemi dhe t'i falënderojmë të gjithë ata që u përkujdesën me përkushtim për organizimin dhe mbarëvajtjen e tij.
Ky ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, i pasur me njohuri të reja, përvoja ndërkombëtare, miqësi të reja dhe kujtime që do të mbeten gjatë në mendjen dhe zemrën tonë.
Mirënjohje për organizatorët, partnerët dhe programin Erasmus+ për këtë mundësi të çmuar, që e bëri këtë projekt të suksesshëm, të plotë dhe të paharrueshëm.