23/08/2026
Në një atmosferë impozante dhe plot emocion, e shoqëruar nga një program artistik mbresëlënës të përgatitur enkas nga vetë kursistët tanë, bëmë ndarjen e certifikatave për gjeneratën 2024/25 – gjenerata e katërmbëdhjetë në me radhë në institucionin tonë!
Entuziazëm i pashoq, emocione të sinqerta nga prindërit, krenari dhe satisfaksion i thellë për stafin tonë profesional – ishin disa nga momentet që e bënë këtë ngjarje të paharrueshme.
"FLUENT është zgjedhja jonë e parë për edukimin joformal të fëmijëve tanë" – ky ishte mesazhi i prindërve të pranishëm, duke vlerësuar: ambientet moderne, stafin profesional, teknologjinë bashkëkohore dhe përkushtimin e vazhdueshëm që siguron sukses.
Nga ana tjetër, vetë kursistët reflektuan për rrugëtimin e tyre – me ndryshime të dukshme që nga dita e parë e deri më sot, ndaj, progresi i tyre është i admirueshëm dhe frymëzues.
FLUENT do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me certifikimet e grupeve dhe niveleve të tjera.
Një falënderim i veçantë për të gjithë prindërit dhe nxënësit që kanë besuar në vizionin tonë. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për gjeneratat që vijnë.
Urime të gjithëve për arritjet!
Ndërkohë, kanë nisur regjistrimet për vitin e ri shkollor 2025/26, dhe një pjesë e mirë e kursistëve të sapo certifikuar tashmë kanë siguruar vendin e tyre në nivelet pasuese.