Shkolla "Eqrem Çabej"-Sllatinë

Shkolla "Eqrem Çabej"-Sllatinë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla "Eqrem Çabej"-Sllatinë, Education, Tetovo.

Sot, në shkollën periferike në Neproshten, Forumi Rinor i fshatit Neproshten ndau ëmbëlsira për nxënësit me rastin e fes...
28/05/2026

Sot, në shkollën periferike në Neproshten, Forumi Rinor i fshatit Neproshten ndau ëmbëlsira për nxënësit me rastin e festës së Bajramit. Ky gjest i bukur solli buzëqeshje dhe gëzim te nxënësit, duke përcjellë frymën e solidaritetit dhe humanizmit në këto ditë feste.
Faleminderit Forumit Rinor të fshatit Neproshten për kujdesin, vëmendjen dhe kontributin e tyre ndaj nxënësve tanë!
Gëzuar Bajramin!

GËZUAR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT !Në emër të  sh.f.k ”Eqrem Çabej” -Sllatinë dhe asaj periferike në Neproshten , të gjith...
27/05/2026

GËZUAR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT !
Në emër të sh.f.k ”Eqrem Çabej” -Sllatinë dhe asaj periferike në Neproshten , të gjithë besimtarëve të fesë islame ua urojmë festën e Kurban Bajramit!
Ju urojmë shëndet e mirësi për ju dhe familjet tuaja!
Gëzuar !

Sot u realizua krosi pranveror me nxënësit e ciklit klasor dhe lëndor të shfk “Eqrem Çabej” në Sllatinë dhe në shkollën ...
26/05/2026

Sot u realizua krosi pranveror me nxënësit e ciklit klasor dhe lëndor të shfk “Eqrem Çabej” në Sllatinë dhe në shkollën periferike në Neproshten. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë sportive dhe festive, ku nxënësit treguan disiplinë dhe shpirt garues.
Përgëzime për të gjithë nxënësit pjesëmarrës për angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive!
Urime të veçanta për fituesit e këtij krosi pranveror!

Patronati i shkollës sonë vazhdon të jetë shembull i organizimit, bashkëpunimit dhe energjisë pozitive. Përmes aktivitet...
21/05/2026

Patronati i shkollës sonë vazhdon të jetë shembull i organizimit, bashkëpunimit dhe energjisë pozitive. Përmes aktiviteteve sportive, nxënësit treguan talentin, shpirtin garues dhe frymën ekipore, duke krijuar momente të bukura dhe një atmosferë festive në shkollë. Sporti na bashkon, na motivon dhe na mëson vlerat e respektit, disiplinës dhe suksesit.
E veçanta e kësaj dite ishte edhe pjesëmarrja e kryetarit të Komunës së Tearcës, z. Daut Memishi, i cili me praninë dhe mbështetjen e tij i dha edhe më shumë rëndësi këtij organizimi dhe i përgëzoi nxënësit për angazhimin dhe sukseset e tyre.
Urime!

“E ardhmja nis me zgjedhjen e sotme.”Sot, në qendrën “Iliria”, për gjysmëmaturantët e shkollës sonë atmosfera ishte e mb...
20/05/2026

“E ardhmja nis me zgjedhjen e sotme.”

Sot, në qendrën “Iliria”, për gjysmëmaturantët e shkollës sonë atmosfera ishte e mbushur me energji, buzëqeshje dhe ëndrra për të ardhmen. Shkollat e mesme të qytetit të Tetovës prezantuan profilet e tyre arsimore para gjysmëmaturantëve, prindërve dhe mësimdhënësve.
Ky aktivitet u shndërrua në një mundësi të vlefshme për informim, orientim dhe frymëzim, duke i ndihmuar të rinjtë të hedhin hapat e parë drejt zgjedhjeve që do të formësojnë të ardhmen e tyre.

Sot, më 20.05.2026, u realizua ekskurzioni njëditor me nxënësit e ciklit klasor në “Delfin” Çegran. Aktiviteti u zhvillu...
20/05/2026

Sot, më 20.05.2026, u realizua ekskurzioni njëditor me nxënësit e ciklit klasor në “Delfin” Çegran. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të këndshme, argëtuese dhe edukative, ku nxënësit patën mundësi të bashkëpunojnë dhe të kalojnë kohë jashtë ambienteve shkollore. Gjatë ekskurzionit, ata morën pjesë në aktivitete rekreative dhe treguan sjellje, disiplinë dhe respekt. Ky aktivitet ndikoi pozitivisht në forcimin e marrëdhënieve dhe frymës së bashkëpunimit ndërmjet nxënësve.

Sot, më datë 04.05.2026 , nxënësit e ciklit lëndor dhe atij klasor nga shfk “Eqrem Çabej” në Sllatinë dhe asaj periferik...
04/05/2026

Sot, më datë 04.05.2026 , nxënësit e ciklit lëndor dhe atij klasor nga shfk “Eqrem Çabej” në Sllatinë dhe asaj periferike në Neproshten, realizuan një vizitë në Komunën e Tearcës me qëllim që të njihen më nga afër me shërbimet që ofron ky institucion.
Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës u pritën nga kryetari i Komunës së Tearcës, z. Daut Memishi, i cili i informoi rreth funksionimit dhe rolit të institucionit në fjalë.

Edukata dhe përgjegjësia fillojnë nga veprat e vogla!Pastërtia është pasqyrë e edukimit familjar, kombëtar dhe nivelit t...
25/04/2026

Edukata dhe përgjegjësia fillojnë nga veprat e vogla!

Pastërtia është pasqyrë e edukimit familjar, kombëtar dhe nivelit të arsimit.
Respekt dhe mirënjohje për nxënësit, si dhe për të gjithë ata që u përkujdesën për pastrimin e ambientit pas realizimit të piknikut. Shembull që duhet ndjekur!

Sot, më 24.04.2026 (e premte), u realizua një shëtitje me karakter rekreativ me nxënësit e shfk “Eqrem Çabej” – Sllatinë...
24/04/2026

Sot, më 24.04.2026 (e premte), u realizua një shëtitje me karakter rekreativ me nxënësit e shfk “Eqrem Çabej” – Sllatinë dhe asaj periferike në Neproshten. Ky eskursion u organizua me qëllim të promovimit të aktivitetit fizik, shoqërimit dhe bashkëpunimit ndërmjet nxënësve në një ambient të hapur dhe të shëndetshëm.

Sot, më 24.04.2026 (e premte), u realizua një shëtitje me karakter rekreativ me nxënësit e shfk “Eqrem Çabej” Sllatinë d...
24/04/2026

Sot, më 24.04.2026 (e premte), u realizua një shëtitje me karakter rekreativ me nxënësit e shfk “Eqrem Çabej” Sllatinë dhe asaj periferike në Neproshten. Ky eskursion u organizua me qëllim të promovimit të aktivitetit fizik, shoqërimit dhe bashkëpunimit ndërmjet nxënësve në një ambient të hapur dhe të shëndetshëm.

Sot u zhvillua ndarja e mirënjohjeve për nxënësit që morën pjesë në aktivitetet me rastin e “22 Prilli – Dita e Tokës”, ...
23/04/2026

Sot u zhvillua ndarja e mirënjohjeve për nxënësit që morën pjesë në aktivitetet me rastin e “22 Prilli – Dita e Tokës”, e organizuar nga shoqata ekologjike “ESO Standard 21” në bashkëpunim me Komunën e Tearcës dhe kompaninë “Alpak-Eko”.
Urime dhe shumë suksese për të gjithë nxënësit pjesëmarrës!

Address

Tetovo

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla "Eqrem Çabej"-Sllatinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla "Eqrem Çabej"-Sllatinë:

Shortcuts

Share

Category