30/08/2026
Për vitin shkollor 2026/27, dyert e FOSTER Academy janë hapur për nxënësit e rinj dhe për ata që tashmë kanë ndjekur programet tona.
Pjesa dërrmuese e nxënësve që kanë ndjekur mësimet në FOSTER Academy vazhdojnë edhe në vitet pasuese. Ky është edhe rasti për nxënësit aktual që mësuan dhe u certifikuan nga ne – ata tashmë janë regjistruar. Megjithatë, nuk është numri i vogël i nxënësve të rinj që do të vijojnë mësimet në vitin shkollor 2026/27.
Me rastin e fillimit të vitit shkollor, për të gjithë kursistët që do të nisin mësimet gjatë muajit shtator, FOSTER Academy do të organizojë lojë shpërblyese, ku do të ndahen dhurata edukative dhe teknologjike, përfshirë laptopë dhe tableta.
FOSTER Academy është institucioni më modern i arsimit joformal, ku përveç kushteve teknike, hapësinore dhe teknologjike, dhe stafit profesional, ofrohen edhe mundësi të tjera:
- Mundësi të zgjedhjes së orarit.
- Testim pa pagesë i nivelit.
- Programe të shumta dhe mundësi të reja zhvillimi.
Prindërit janë ata që sigurojnë që fëmijët e tyre të mësojnë në institucione që plotësojnë të gjitha standardet hapësinore, kadrovike, programore, teknike, digjitale e higjienike. Kur nxënësit shohin se prindërit zgjedhin institucione me standarde, ata mësohen të vendosin standarde të larta edhe në jetën e tyre.
FOSTER Academy është institucioni ku fëmijët gjejnë motivimin për arritje, rriten profesionalisht, krijojnë dhe shprehin kreativitetin e tyre.
Informacione: 075 208 208