SHF Ismail Qemali - Nerasht faqja zyrtare

SHF Ismail Qemali - Nerasht faqja zyrtare Edukim cilësor dhe konkurrues, për një shoqëri të bazuar në dije.

Sot në shkollën tonë filloi viti i ri shkollor 2026/2027.Me këtë rast, urojmë të gjithë nxënësit për një vit të mbarë dh...
01/09/2026

Sot në shkollën tonë filloi viti i ri shkollor 2026/2027.

Me këtë rast, urojmë të gjithë nxënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm, ndërsa një urim i veçantë u drejtohet nxënësve të klasave të para, të cilët sot nisën për herë të parë rrugëtimin e tyre shkollor.

Në ceremoninë e fillimit të vitit shkollor mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Tearcës, z. Daut Memishi, i cili uroi nxënësit dhe stafin e shkollës për fillimin e vitit të ri shkollor.

Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me punë, përkushtim dhe suksese për të gjithë.

MIRË SE VINI NË VITIN E RI SHKOLLOR 2026/2027!Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,Me rastin e fillimit të vitit të...
31/08/2026

MIRË SE VINI NË VITIN E RI SHKOLLOR 2026/2027!

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, SHKF “Ismail Qemali” – Nerasht ju uron një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje të reja!

Mësimi fillon me 1 Shtator (e martë)
Ndërrimi i parë nga ora 07:30
Ndërrimi i dytë ng ora 13:00

NJOFTIM I VEÇANTË PËR NXËNËSIT E KLASËS SË PARË

Të gjithë nxënësit që për herë të parë nisin rrugëtimin e tyre shkollor në klasën e parë, së bashku me prindërit e tyre, janë të lutur të jenë të pranishëm në shkollë në ora 10:00.
Mirë se vini, nxënës të dashur!
Ju urojmë një fillim të mbarë dhe shumë suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes!

Gëzuar fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027!

GRESA FARIZI, NJË TALENT I RI NË BOTËN E KINEMASË!Gresa Farizi, nxënëse e klasës së gjashtë në SHFK “Ismail Qemali” – Ne...
09/08/2026

GRESA FARIZI, NJË TALENT I RI NË BOTËN E KINEMASË!

Gresa Farizi, nxënëse e klasës së gjashtë në SHFK “Ismail Qemali” – Nerasht, po hedh hapat e saj të parë në botën e aktrimit dhe kinemasë.

Gresa është pjesë e filmit të shkurtër “Dogs Have No Dreams”, me skenar, regji dhe produksion të Hanis Bagashov, ku interpreton rolin e vajzës së vogël, përkrah një ekipi aktorësh profesionistë.

Një sukses i jashtëzakonshëm për filmin dhe një mundësi e veçantë për nxënësen tonë!

Filmi “Dogs Have No Dreams” do të ketë premierën botërore në Sarajevo Film Festival, në programin TeenArena.

Nga mijëra filma të shkurtër të paraqitur nga vende të ndryshme të botës, vetëm shtatë filma janë përzgjedhur për këtë program, ndërsa në mesin e tyre është edhe filmi ku interpreton nxënësja jonë, Gresa Farizi.

Për ne si shkollë, ky është një moment i veçantë krenarie. Suksesi i nxënësve tanë është suksesi i gjithë shkollës sonë!

Urime Gresa!
Të urojmë shumë suksese në rrugëtimin tënd artistik dhe të dëshirojmë që ky të jetë vetëm fillimi i një karriere të bukur në botën e aktrimit.

Nga banka e shkollës “Ismail Qemali” Nerasht, drejt ekranit të madh dhe skenës ndërkombëtare!

Jemi krenarë me ty, Gresa!

Arsimtarja e shkollës sonë, Selvije Shemshiu, është emëruar Arsimtare-Mentore nga MASH.Ky vlerësim është dëshmi e përkus...
05/06/2026

Arsimtarja e shkollës sonë, Selvije Shemshiu, është emëruar Arsimtare-Mentore nga MASH.

Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së saj të palodhur në edukimin e nxënësve. Njëkohësisht, ky emërim paraqet një vlerë dhe krenari të veçantë edhe për shkollën tonë.

I urojmë arsimtares sonë shumë suksese, shëndet dhe arritje të reja në rrugëtimin e saj profesional.

Arsimtarja e shkollës sonë, Hasime Jashari, mori pjesë në Festivalin Evropian Science on Stage 2026, i mbajtur në Klaipė...
02/06/2026

Arsimtarja e shkollës sonë, Hasime Jashari, mori pjesë në Festivalin Evropian Science on Stage 2026, i mbajtur në Klaipėda, Lituani, ku shërbeu si udhëheqëse e delegacionit që përfaqësoi vendin tonë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e arsimit STEM.
Festivali mblodhi mbi 500 mësimdhënës nga 34 shtete evropiane, duke ofruar një platformë të çmuar për shkëmbimin e përvojave profesionale, metodave inovative të mësimdhënies dhe ideve kreative që kontribuojnë në zhvillimin e arsimit bashkëkohor.
Pjesëmarrja e saj në këtë festival përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm personale, por edhe institucionale, duke sjellë përvoja dhe praktika të reja që do të ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe në zhvillimin e kompetencave të nxënësve.

Shkolla jonë mbetet e përkushtuar ndaj pjesëmarrjes në nisma ndërkombëtare që promovojnë inovacionin, bashkëpunimin dhe cilësinë në arsim.

Koncert Festiv për Fundvitin Shkollor dhe 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve 🎶Me rastin e përfundimit të viti...
01/06/2026

Koncert Festiv për Fundvitin Shkollor dhe 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve 🎶

Me rastin e përfundimit të vitit shkollor dhe shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në shkollën tonë u organizua një koncert festiv i mbushur me gëzim, këngë, valle dhe buzëqeshje fëmijësh.
Nxënësit tanë, së bashku me mysafirët e veçantë – nxënësit e shkollës nga Jazhinca si dhe fëmijët e çerdhes, sollën para publikut një program të larmishëm artistik, duke dëshmuar talentin, kreativitetin dhe frymën e bashkëpunimit mes shkollave tona.
Falënderojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe mysafirët që kontribuan në realizimin e këtij koncerti të mrekullueshëm.

1 Qershori është dita më e bukur për çdo fëmijë, një ditë e mbushur me buzëqeshje, gëzim dhe kujtime të paharrueshme. So...
01/06/2026

1 Qershori është dita më e bukur për çdo fëmijë, një ditë e mbushur me buzëqeshje, gëzim dhe kujtime të paharrueshme.
Sot, së bashku me nxënësit tanë, festuam këtë ditë të veçantë me shumë dashuri dhe entuziazëm. Atmosfera në shkollë ishte plot hare, ngjyra dhe energji pozitive. Nxënësit kënduan këngë të bukura, morën pjesë në aktivitete të ndryshme, zhvilluan lojëra argëtuese dhe shijuan çdo moment së bashku me shokët dhe mësimdhënësit e tyre.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Urojmë që zemrat e tyre të mbeten gjithmonë plot lumturi, dashuri dhe ëndrra të bukura.

Me energji sportive, në shkollën tonë u realizuan me sukses garat në vrapim “Kros 2026”, ku nxënësit tanë treguan shpirt...
26/05/2026

Me energji sportive, në shkollën tonë u realizuan me sukses garat në vrapim “Kros 2026”, ku nxënësit tanë treguan shpirt gare, disiplinë dhe talent të veçantë në atletikë.
Këto gara sollën emocione, motivim dhe një atmosferë të bukur sportive mes nxënësve, duke dëshmuar rëndësinë e aktivitetit fizik dhe jetës së shëndetshme në zhvillimin e tyre.
Levdata për nxënësit fitues, të cilët me mundin dhe angazhimin e tyre arritën rezultate të shkëlqyera.
Njëkohësisht falënderojmë të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe arsimtarët për organizimin e këtij aktiviteti sportiv.
Falënderim i veçantë për MPB Tearcë, e cila u kujdes për rregullimin dhe sigurinë e komunikacionit gjatë zhvillimit të aktivitetit, duke kontribuar në mbarëvajtjen dhe sigurinë e garave.

Një sukses i veçantë që na bën krenarë si shkollë!Me respekt dhe kënaqësi të madhe, urojmë arsimtaren tonë të nderuar Ha...
19/05/2026

Një sukses i veçantë që na bën krenarë si shkollë!

Me respekt dhe kënaqësi të madhe, urojmë arsimtaren tonë të nderuar Hasime Jashari me rastin e mbrojtjes me sukses të disertacionit të doktoraturës:
“Diversiteti i llojeve dhe ekologjia e makromiceteve në ekosistemet halore të Malit Sharr” në FSHM -Instituti i Biologjisë në Shkup.

Ky sukses paraqet një arritje të rëndësishme akademike dhe profesionale, e cila dëshmon përkushtimin, punën dhe dashurinë ndaj dijes dhe shkencës.

Jemi të privilegjuar që në shkollën tonë kemi arsimtarë të tillë, të cilët me profesionalizëm, dije dhe përkushtim ndikojnë drejtpërdrejt në edukimin dhe formimin e nxënësve tanë, duke qenë frymëzim për brezat e rinj.

I urojmë shëndet, suksese dhe arritje edhe më të mëdha në rrugëtimin e saj akademik dhe profesional!

Një grup nxënësish të shkollës sonë ( nga klasa e VIII dhe IX ) morën pjesë në PANAIRIN MATEMATIKË- FIZIKË që u mbajtë n...
15/05/2026

Një grup nxënësish të shkollës sonë ( nga klasa e VIII dhe IX ) morën pjesë në PANAIRIN MATEMATIKË- FIZIKË që u mbajtë në SHFK "Shemshova " - Shemshovë.
Nxënësit paraqitën idetEë dhe aftësitë e tyre duke zgjedhur vet temën dhe mënyrën e realizimit.
MATEMATIKA NUK ËSHTË VETËM NUMRA, ËSHTË MËNYRA SI E KUPTOJMË BOTËN!
Këtë na e dëshmuan nxënësit e shkollës sonë me punën e tyre të palodhur

Address

101 P. N. Nerasht
Tetovo
1203

Opening Hours

Monday 07:00 - 18:00
Tuesday 07:00 - 18:00
Wednesday 07:00 - 18:00
Thursday 07:00 - 18:00
Friday 07:00 - 18:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHF Ismail Qemali - Nerasht faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHF Ismail Qemali - Nerasht faqja zyrtare:

Shortcuts

Share