19/11/2025
Me rastin e përvejtorit të 24 të Universitetit të Evropës Juglindore, Departamenti i Sportit pranë UEJL-së dhe Parlamenti dhe Asociacioni Studentor (SPA) i UEJL-së
organizuan turneun tradicional në Futsal, "Memoriali Arbën Xhaferi 2025".
Turneu u mbajtë me datë 19 nëntor 2025 në palestrën sportive të shkollës së mesme medicinale "Nikolla Shtejn" - Tetovë.
Në këtë turne morën pjesë shkollat e mesme të Komunës së Tetovës, si më poshtë:
1. Shkolla Medicinale “Nikolla Shtejn”
2. Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”
3. Shkolla Tekstile “Gjoce Stojçeski”
4. Gjimnazi “7 Marsi”
5. Shkolla Ekonomike “8 Shtatori”
6. Shkolla Bujqësore Shtetërore “Mosha Pijade”
7. Kolegji “Maarif International Schools”
8. Kolegji “Yahya Kemal”
Turneu u organizua në një atmosferë sportive dhe sallë të stërmbushur nga nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët.
🥇Vendi i I-rë: Shkolla Medicinale “Nikolla Shtejn”;
🥈Vendi i II-të: Shkolla Ekonomike “8 Shtatori”;
🥉Vendi i III-të: Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”;
Për shkollat pjesmarrëse në këtë turne dhe për referët u ndanë Mirënjohje nga Kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së, z. Agron Muharemi.
Për ekipet e tre vendeve të para u ndanë kupa dhe medalje, si më poshtë:
- Për vendin e parë, medaljet dhe kupën e ndau Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi;
- Për vendin e dytë, medaljet dhe kupën e ndau Drejtoresha e SH.M.K. "Nikolla Shtejn", znj. Malsore Ramadani;
- Për vendin e tretë, medaljet dhe kupën e ndau Kryetari i Senatit të UEJL-së, Prof. Dr. Selajdin Abduli;
Në emër të Universitetit të Evropës Juglindore dhe në emër të Rektorit Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, i falemenderojmë shkollat dhe kolegjet për prezencën e tyre si dhe një falemenderim i veçant për Drejtoreshën e shkollës së mesme medicinale "Nikolla Shtejn", znj. Malsore Ramadani për dhënien në shfrytëzim të palestrës sportive.