Sh.F.Asdreni

Sh.F.Asdreni Faqja Zyrtare e Sh.f.Asdreni

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2026/2027Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe të respektuar prindër,Me kënaqësi...
28/08/2026

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2026/2027

Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe të respektuar prindër,

Me kënaqësi ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2026/2027 do të fillojë më 1 shtator 2026 (e martë).

ORARI I MËSIMIT

* Ndërrimi i parë: nga ora 07:30 deri në 13:00.
* Ndërrimi i dytë: fillon në 13:00.

Ju lutemi që prindërit t’i planifikojnë pushimet dhe udhëtimet familjare jashtë vendit jashtë ditëve mësimore, pasi mungesat e nxënësve ndikojnë në procesin mësimor dhe në përparimin e tyre.

Në rast të ndonjë mungese të domosdoshme, ju lutemi të njoftoni me kohë kujdestarin e klasës dhe shkollën.

Le ta fillojmë së bashku këtë vit shkollor me përkushtim, përgjegjësi dhe shumë suksese!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës.

24/08/2026

APEL / URDHËRESË
Për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e stadiumit dhe oborrit të shkollës
Të nderuar qytetarë dhe të gjithë personat që shfrytëzojnë stadiumin e shkollës për të luajtur futboll gjatë orëve të mbrëmjes, si dhe këndin e lojërave për fëmijë.
Ju bëjmë apel dhe njëkohësisht ju njoftojmë se stadiumi i shkollës, i pajisur me bar sintetik, është pronë e shkollës dhe hapësirë e dedikuar për nxënësit dhe aktivitetet sportive, e poashtu edhe për banorët të rinjtë e fshatrave Përshefcë dhe Gllogjë të cilët merren me aktivitete sportive - fudboll.
Kohëve të fundit është vërejtur se pas përfundimit të lojërave të futbollit në orët e mbrëmjes, në oborin e shkollës në stadium dhe veçanërisht në sipërfaqen me bar sintetik, lihen shishe plastike, ambalazhe, mbetje nga konsumimi i farave të ndryshme, farave të lulediellit, kikirikëve, qese dhe mbeturina të tjera.
Apelojmë dhe kërkojmë nga të gjithë:
Të mos hidhen mbeturina në fushë dhe në hapësirat përreth saj,
Çdo person që e shfrytëzon stadiumin të kujdeset për pastërtinë dhe ta lërë hapësirën të pastër pas përfundimit të lojës.
Të mos dëmtohet bari sintetik dhe pajisjet sportive,
Të respektohen rregullat e përdorimit të stadiumit dhe prona e shkollës.
Ju lutemi, mos e trajtoni stadiumin si vend për të hedhur mbeturina.
Një fushë e pastër është përgjegjësi e të gjithëve dhe u shërben më mirë fëmijëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit.
Në rast se kjo sjellje vazhdon, shkolla do të jetë e detyruar të marrë masa dhe të kufizojë përdorimin e stadiumit gjatë orëve të mbrëmjes.

JU BËJMË APEL: pasiqë koha e fudbollit përfundon ora 22:00, dedikoni 15 minutat e fundit për pastrimin e mbeturinave të cilat hidhen eventualisht nga më të vegjlit, kontribuoni në mirëmbajtjen e stadiumit dhe oborrit.

Ta mirëmbajmë stadiumin, oborrin dhe këndin e lojërave, sepse janë pjesë e përditshmërisë sonë dhe mbi të gjitha është për fëmijët tanë!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës!

Të dashur nxënës të klasave të IV-ta dhe të IX-ta, ju të cilët jeni paraqitur për pjesëmarrje në këtë aktivitet me arsim...
10/08/2026

Të dashur nxënës të klasave të IV-ta dhe të IX-ta, ju të cilët jeni paraqitur për pjesëmarrje në këtë aktivitet me arsimtaren Sierra Tagman, ju lutemi të merrni pjesë në datat e caktuara.
Mos mungoni dhe shihemi së shpejti!
🖌️ 🎨

26/07/2026

Urdhëresë
⛔ Ndalohet hyrja dhe qëndrimi i fëmijëve dhe të gjithë personave tjerë të paautorizuar në oborrin e shkollës, veçanërisht në zonën ku zhvillohen punimet në stadium, deri në përfundimin e tyre.
Ju lutemi të keni durim edhe disa ditë deri në përfundimin final të punimeve.
Ju falemnderit!

🏟️ LAJM I BUJSHËM! 🌟Stadiumi i Shkollës Fillore "Asdreni" bëhet me bar artificial!Sot, nga kryetari i Komunës së Tearcës...
02/07/2026

🏟️ LAJM I BUJSHËM! 🌟
Stadiumi i Shkollës Fillore "Asdreni" bëhet me bar artificial!
Sot, nga kryetari i Komunës së Tearcës
z. Daut Memishi, morëm një lajm të jashtëzakonshëm, stadiumi i Shkollës Fillore "Asdreni" po transformohet dhe së shpejti do të jetë i pajisur me bar artificial modern, duke krijuar kushte shumë më të mira për zhvillimin e orëve të edukatës fizike, aktiviteteve sportive dhe garave shkollore.
Ky investim nga ana e Komunës së Tearcës është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës sportive të shkollës dhe dëshmon përkushtimin për t'u ofruar nxënësve një ambient bashkëkohor, të sigurt dhe funksional për zhvillimin e sportit dhe promovimin e një jete të shëndetshme.
Urime të gjithë nxënësve dhe stafit të shkollës, për këtë investim të rëndësishëm! Së shpejti, fusha e re do të mirëpresë ndeshje, gara dhe shumë momente të bukura sportive. ⚽💚

Donacion i rradhës në mbështetje të klubit të volejbollit "Asdreni".Falemnderojmë përzemërsisht Adnan Deari nga fsh.Gllo...
15/06/2026

Donacion i rradhës në mbështetje të klubit të volejbollit "Asdreni".
Falemnderojmë përzemërsisht Adnan Deari nga fsh.Gllogjë me vendbanim në Zvicër, i cili i dhuroi shkollës sonë 10 t**a të volejbollit. Ky donacion dhe të gjithë donacionet tjera paraqesin mbështetje të vlefshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe motivimin e nxënësve për pjesëmarrje më aktive në sport.

Donacion i rradhës. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen tuaj financiare donatorëve të rradhës: Shoqata "...
08/06/2026

Donacion i rradhës.
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen tuaj financiare donatorëve të rradhës:
Shoqata "Përshefca që duam" - Përshefcë
"Elegant S" - Gllogjë,
"Decor interiors" - Gllogjë.
Falë jush këndi i lojërave ka marrë pamje krejtësisht tjetër. Ju falemnderojmë nga zemra për donacionin tuaj që bëri të mundur riparimin e plotë të kësaj hapsire aq të rëndësishme për fëmijët.
Le ta gëzojnë!

Klasa V-2Me emocion dhe krenari sot  përmbyllën një kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit. Pesë vite të mbushura me mësi...
08/06/2026

Klasa V-2
Me emocion dhe krenari sot përmbyllën një kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit.
Pesë vite të mbushura me mësime, lojëra, sfida, suksese dhe kujtime të bukura .
Ju urojmë rrugëtim të mbarë, suksese të panumërta dhe realizimin e çdo ëndrre! Urime për përfundimin e ciklit klasor! 🎓🌹📚✨

FalemnderimPasiqë zyrtarisht pranuam edhe Diplomat për vendet e fituara në garat rajonale/shtetërore nga lënda e muzikës...
08/06/2026

Falemnderim

Pasiqë zyrtarisht pranuam edhe Diplomat për vendet e fituara në garat rajonale/shtetërore nga lënda e muzikës (orkestra shkollore), me krenari dhe respekt të veçantë shprehim falemnderimet tona më të sinqerta për orkestrën e shkollës sonë, nën udhëheqjen profesionale dhe të përkushtuar të arsimtarit Nehad Jonuzi.

Suksesi i arritur me fitimin e vendit të parë në garat rajonale 97 nga 100 pikë dhe vendit të dytë në garat shtetërore 88 nga 100 pikë, është dëshmi e talentit, punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit të nxënësve, si dhe e udhëheqjes së shkëlqyer të mentorit të tyre.

Ky rezultat na bën krenarë të gjithëve dhe përfaqëson në mënyrën më të mirë shkollën tonë. Ju falemnderojmë për angazhimin, përkushtimin dhe emocionet e bukura që na dhuruat me performancat tuaja.

Ju urojmë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen dhe arritje të reja në rrugëtimin tuaj artistik!

Urime për këtë sukses të merituar! 🎶🏆👏

🏆📚 Ndarja e Lëvdatave dhe Mirënjohjeve 📚🏆 Sot në emër të drejtorisë u bë ndarja e mirënjohjeve dhe lëvdatave nga ana e s...
08/06/2026

🏆📚 Ndarja e Lëvdatave dhe Mirënjohjeve 📚🏆
Sot në emër të drejtorisë u bë ndarja e mirënjohjeve dhe lëvdatave nga ana e shërbimit pedagogjik për nxënësit dhe mësimdhënësit që përfaqësuan shkollën tonë në garat komunale dhe shtetërore duke treguar përkushtim, dije dhe rezultate të shkëlqyera.
Përmes levdatave dhe mirënjohjeve, shprehim falënderimin dhe vlerësimin tonë për angazhimin e tyre, si dhe për mbështetjen e mësimdhënësve që kontribuan në këto gara.
Urime të gjithë nxënësve pjesëmarrës dhe fitues! Ju jeni krenaria e shkollës sonë dhe frymëzim për të gjithë bashkëmoshatarët tuaj. Ju dëshirojmë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen!

Address

Gllogje
Tetovë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sh.F.Asdreni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Sh.F.Asdreni:

Shortcuts

Share