Xhamia e Pashës Tetovë

Xhamia e Pashës Tetovë Faqja zyrtare në facebook : Xhamia e Larme (Pashës) Tetovë / Official Site, of Tetova "Pasha Mosque" E para ka vdekur më 1534.

Historiku xhamis së pashës

Xhamia e Pashes në Tetovë, e cila në popull njihet edhe si Xhamia e larme, gjendet pranë lumit Shkumbi në pjesën e vjetër te qytetit, ku gjenden edhe objektet e tjera të arkitekturës fetare islame dhe civile, të rëndësishme për vlerat estetiko-artistike dhe për vulën historike që mbajnë. Xhamia është ndërtuar më 1495 kurse e rindërtuar nga themeli dhe e zgjeruar më 1833

nga ana e Abdurrahman pashës, biri i Rexhep pashës, që janë mbrojtësit e Tetovës, të cilët kanë qenë edhe dashamirë të mëdhenj të artit. Të gjitha këto të dhëna i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen në xhami si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet në turben e ndërtuar në oborin e xhamisë. Këta pashallarë të njohur që kanë vepruar në Tetovë në gjysmën e parë të shekullit XIX e kanë ndërtuar dhe rindërtuar kalanë e qytetit dhe Arabati Baba teqen. Në turben tetëanësore janë varrosur zonjat Hurshide dhe Mensure. Për to supozohet se kanë qenë donatorë të xhamisë së mëparshme nga shekulli XV. Në afërsi të xhamisë gjendet edhe shadërvani, i cili ka pasur funksion të dyfishtë: për të marrë abdest para namazit dhe si çeshme për nevojat e popullatës së këtushme. Xhamia e pashes nga aspekti arkitektonik paraqet ndërtesë një hapsirëshe, katrore me dimensione 10x10m. Në anën e saj hyrëse është ndërtuar tremi ( sofallarët ), rreth 5m i gjërë, i hapur nga të tre anët mbi të cilin gjendet pjesa e mbyllur e mahfilit. Xhamia është e mbuluar me çati katër ansore me tegulla të vjetra. Në anën e saj të djathtë gjendet minarea klasike e ndërtuar me gur të gdhendur mirë, dhe është element original i xhamisë së parë nga fund ii shekullit XV. Ndërsa objekti i sotshëm, me të gjitha karakteristikat e veta, është një simbiozë mes barokut dhe stilit neoklasik osman, i cili vjen në shprehje sidomos në arkitekturën e vjetër banesore qytetare. Në enterierin dhe në muret e eksterierit Xhamia e pashes ka dekor të shkëlqyeshëm të barokut osmano – turk. Në këtë dekor piktural të begatshëm janë paraqitur motive gjeometrike dhe bimore si dhe improvizime të ndërtesave, kun ë përgjithësi vjen në shprehje luksi, eksponimi i bujshëm sidomos në pjesën e brendshme të xhamisë. Mihrabi dhe mimberi janë me ndërtim prej mermerit kualitativ dhe poashtu janë në stilin barok. Xhamia e pashes, me të gjitha karakteristikat e veta paraqet një ndërtesë interesante, është e rrethuar me mure të trasha guri me vrima druri të mbuluara me tjegulla, siç është edhe çatia e xhamisë. Muret rrethuese të cilët janë ndërtuar në stilin tipik klasik osman, janë rindërtuar me iniciativën e Bashkësisë Islame në vitin 1991.

04/06/2026
RAPORT FINANCIAR...
04/06/2026

RAPORT FINANCIAR...

Nder dhe kënaqësi e veçantë!Sot patëm nderin e madh të mirëpresim për herë të parë në një vizitë zyrtare zëvendësambasad...
04/06/2026

Nder dhe kënaqësi e veçantë!

Sot patëm nderin e madh të mirëpresim për herë të parë në një vizitë zyrtare zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Nicole Varnes.

​Gjatë kësaj vizite, znj. Varnes u njoh nga afër me historinë e pasur dhe arkitekturën unike të xhamisë sonë, ku vëmendje të veçantë morën detajet estetike dhe drita e mrekullueshme që depërton përmes xhamave tanë të larmë.

​Ky takim shënoi edhe një moment historik për ne: znj. Varnes hapi zyrtarisht Librin e Përshtypjeve (Guest Book) të xhamisë, duke u bërë mysafirja e parë që la shënimin e saj në këtë libër. Shënimi i saj do të mbetet një dëshmi e çmuar e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë.

​E falënderojmë përzemërsisht znj. Varnes për vizitën, thjeshtësinë dhe fjalët e ngrohta që la në librin tonë, duke vendosur një gur themeli në kujtimet e xhamisë sonë!

27/05/2026

URIME KURBAN BAJRAMI!

17/05/2026

Njoftim nga Xhamia e Pashës
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu,
Ju njoftojmë se sonte, in sha Allah, pas namazit të akshamit në mekteb do të mbahet mbledhje e këshillit të xhamisë me xhematin.
Ftohen të gjithë xhematlinjtë të marrin pjesë për bashkëbisedim dhe koordinim rreth çështjeve të xhamisë.
Jeni të mirëseardhur.

Address

Tetovë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Xhamia e Pashës Tetovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Xhamia e Pashës Tetovë:

Shortcuts

Share

Category