SHMKM Nikolla Shtejn Tetovë

SHMKM Nikolla Shtejn Tetovë "Humaniteti, vetia më e lartë njerëzore"

"Хуманоста најголема човекова доблест"

"Yardimseverlik ,en yüksek insani değerdir"

Shkolla e Mesme Komunale e Mjekësisë "Nikolla Shtejn" Tetovë
"Humaniteti, vetia më e lartë njerëzore"

KTHEHEMI NË SHKOLLË ATJE KU ËNDRRAT MËSOJNË TË ECIN...Në SHMKM “Nikolla Shtejn” – Tetovë gjithçka është gati për të prit...
31/08/2026

KTHEHEMI NË SHKOLLË ATJE KU ËNDRRAT MËSOJNË TË ECIN...

Në SHMKM “Nikolla Shtejn” – Tetovë gjithçka është gati për të pritur përsëri zërat që do t’u japin jetë korridoreve, hapat e rinj që do të ecin drejt ëndrrave dhe sytë plot shpresë që nesër do të shohin më larg se sot.
Pas disa ditë pune, përkushtimi dhe kujdesi, klasat janë përgatitur për të mirëpritur nxënësit, hapësirat janë rregulluar, oborri është përgatitur dhe kabinetet e mësimit praktik janë pajisur për një tjetër fillim të bukur.
Çdo brez që hyn në këtë shkollë sjell me vete një botë të tërë ëndrrash, dëshirash dhe shpresash.
Një shkollë nuk e bëjnë vetëm muret.
Një shkollë e bëjnë njerëzit që brenda saj mësojnë, rriten, gabojnë, ngrihen dhe lënë gjurmë.
Sot nuk po përgatisim vetëm një ndërtesë për fillimin e mësimit, përgatisim një vend ku një i ri do të mësojë të besojë tek vetja.
Një vend ku një gabim nuk do të jetë fundi i rrugës por fillimi i një mësimi.
Ku një dështim nuk do të jetë arsye për t’u dorëzuar por forcë për të provuar përsëri.
Ku një ëndërr e vogël e mbajtur heshtur në zemër, një ditë mund të marrë formën e një profesioni, të një suksesi dhe të një jete të ndërtuar me dinjitet.

-Të dashur nxënës kur të hyni në klasë mos hyni vetëm për të marrë një notë.
Hyni për të zbuluar veten ,për të kuptuar se sa shumë mund të bëni
Mbajeni dijen si pasurinë që askush nuk mund t’ua marrë, mirësinë si forcën që nuk dobësohet kurrë dhe respektin si vlerën që e zbukuron çdo njeri.
Mos kini frikë të gaboni!
Mos kini frikë të provoni!
Mbi të gjitha mos lejoni askënd t’ju bindë se ëndrrat tuaja janë më të mëdha se mundësitë!
-Të dashur mësimdhënës në bankat para jush nuk ulen vetëm nxënës.
Ulet e ardhmja që ende nuk e dinë rrugën e saj!
Ulen ëndrra që ndoshta presin vetëm një fjalë për të marrë guxim.
Ndonjëherë një nxënës nuk ka nevojë për një përgjigje të gjatë por vetëm për dikë që ta shohë dhe t’i thotë me besim:“Ti mundesh.”
Mund të mos e mbajmë mend çdo mësim që kemi dhënë por një nxënës mund ta mbajë mend gjithë jetën profesorin që besoi tek ai pikërisht atëherë kur ai vetë kishte filluar të dyshonte në veten e tij.
- Të dashur prindër fëmijët tuaj nuk kanë nevojë për përsosmëri.
Kanë nevojë për praninë tuaj. Për një fjalë që i qetëson, për një dorë që i ngre kur bien dhe për një zemër që i pret gjithmonë edhe kur nuk kanë sjellë rezultatin që prisnit.
Mos i pyetni vetëm:“Çfarë note more?”
Pyetini edhe:“A je mirë?”
“Çfarë mësove sot?”
“A je krenar për veten?”
Sepse notat mund të harrohen por mënyra se si një fëmijë është ndier gjatë rrugës së tij mund ta shoqërojë gjithë jetën.

Një ditë këta nxënës do të largohen nga këto banka.
Do të marrin me vete diploma, kujtime, miqësi dhe fotografi të një kohe që nuk do të kthehet më.
Por mbi të gjitha do të marrin me vete gjurmët që ne kemi lënë në zemrat e tyre.
Prandaj le të mos jetë ky vetëm një vit me më shumë mësime dhe më shumë nota.
Le të jetë një vit ku dëgjojmë më shumë e gjykojmë më pak.
Ndihmojmë njëri-tjetrin më shumë.
Ku gabimet nuk i përdorim për të lënduar por për të mësuar.
Ku suksesi i njërit bëhet gëzim për të gjithë.
Shkolla nuk mbaron aty ku mbyllet libri!
Shkolla vazhdon në mënyrën se si sillemi me njëri-tjetrin, si respektojmë, si falim, si ngrihemi pas rënieve dhe mbi të gjitha në mënyrën se si bëhemi njerëz.
Mirë se vini në një tjetër fillim.
Dyert e SHMKM “Nikolla Shtejn” – Tetovë janë hapur…
Klasat presin të mbushen me zëra…
Korridoret presin të marrin frymë përsëri…
Dhe diku pas çdo dere të hapur, pas çdo banke dhe pas çdo libri që pret të hapet…Presin ëndrrat e një brezi të tërë.
Le ta shkruajmë së bashku një vit për t’u kujtuar!

Во ОСМУ „Никола Штејн“ – Тетово сè е подготвено повторно да ги пречека гласовите што ќе им дадат живот на ходниците, новите чекори што ќе чекорат кон своите соништа и очите полни со надеж кои утре ќе гледаат подалеку отколку денес.
По неколку дена работа, посветеност и грижа, училниците се подготвени да ги пречекаат учениците, просториите се уредени, училишниот двор е подготвен, а кабинетите за практична настава се опремени за уште еден убав почеток.
Секоја генерација што влегува во ова училиште носи со себе цел свет од соништа, желби и надежи.
Училиштето не го прават само ѕидовите.
Училиштето го создаваат луѓето кои во него учат, растат, грешат, повторно се издигнуваат и оставаат траги.
Денес не подготвуваме само една зграда за почетокот на наставата.
Подготвуваме место каде што еден млад човек ќе научи да верува во себе.
Место каде што една грешка нема да биде крај на патот, туку почеток на една нова лекција.
Каде што еден неуспех нема да биде причина за откажување туку сила повторно да се обиде.
Каде што еден мал сон тивко чуван во срцето, еден ден може да добие облик на професија, успех и живот изграден со достоинство.

Драги ученици кога ќе влезете во училницата, не влегувајте само за да добиете оценка.
Влезете за да се откриете себеси, за да разберете колку многу можете да постигнете.
Чувајте го знаењето како богатство што никој не може да ви го одземе, добрината како сила што никогаш не слабее и почитта како вредност што го разубавува секој човек.
Не плашете се да згрешите!
Не плашете се да се обидете!
А над сè не дозволувајте никој да ве убеди дека вашите соништа се поголеми од вашите можности!

Драги наставници на клупите пред вас не седат само ученици.
Пред вас седи иднината која сè уште не го знае својот пат.
Пред вас седат соништа на кои можеби им е потребен само еден збор за да добијат храброст.
Понекогаш на еден ученик не му е потребен долг одговор туку само некој што ќе го забележи и ќе му каже со верба:
„Ти можеш.“
Можеби нема да се сеќаваме на секоја лекција што сме ја предавале но еден ученик може цел живот да го памети наставникот кој верувал во него токму тогаш кога тој самиот почнал да се сомнева во себе.

Драги родители на вашите деца не им е потребно совршенство.
Им е потребно вашето присуство. Збор што ќе ги смири, рака што ќе ги подигне кога ќе паднат и срце што секогаш ќе ги чека, дури и тогаш кога не го донеле резултатот што сте го очекувале.
Не прашувајте ги само:„Која оценка ја доби?“
Прашајте ги и:
„Дали си добро?“
„Што научи денес?“
„Дали си горд на себе?“
Затоа што оценките можат да се заборават но начинот на кој едно дете се чувствувало во текот на својот пат може да го следи целиот живот.

Еден ден овие ученици ќе ги напуштат овие клупи.
Со себе ќе понесат дипломи, спомени, пријателства и фотографии од едно време кое повеќе нема да се врати.
Но, пред сè ќе ги понесат со себе трагите што ние сме ги оставиле во нивните срца.
Затоа овој нека не биде само уште една учебна година со повеќе лекции и повеќе оценки.
Нека биде година во која повеќе слушаме, а помалку осудуваме.
Повеќе си помагаме едни на други.
Грешките да не ги користиме за да повредиме, туку за да научиме.
Успехот на едниот да стане радост за сите.
Училиштето не завршува таму каде што се затвора книгата!
Училиштето продолжува во начинот на кој се однесуваме едни кон други, како се почитуваме, како простуваме, како повторно се издигнуваме по падовите и пред сè во начинот на кој стануваме луѓе.
Добредојдовте во уште еден нов почеток.
Вратите на ОСМУ „Никола Штејн“ – Тетово се отворени…
Училниците чекаат повторно да се исполнат со гласови…
Ходниците чекаат повторно да оживеат…
И некаде зад секоја отворена врата, зад секоја клупа и зад секоја книга што чека да биде отворена…Ги чекаат соништата на една цела генерација.
Да ја испишеме заедно една учебна година која ќе се памети!

"Kur zemrat bashkohen për një kauzë të mirë, lindin sukseset më të bukura"Ka fitore që maten me medalje dhe kupa, por ka...
12/07/2026

"Kur zemrat bashkohen për një kauzë të mirë, lindin sukseset më të bukura"

Ka fitore që maten me medalje dhe kupa, por ka edhe fitore që lënë gjurmë në zemrat e njerëzve. Pikërisht një e tillë është suksesi i nxënësve tanë të cilët në kuadër të Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq – Tetovê u shpërblyen me Vendin e Dytë në nivel republikan në projektin "Dielli Luan".
Pas tre muajsh përkushtimi, punè kreativiteti dhe solidariteti, projekti u vlerësua me çmim të rëndësishëm duke fituar kupën e fitores dhe një grant në vlerë prej 50.000 denarësh.
Ky nuk është vetëm një çmim. Është dëshmi se rinia jonë di të ndërtojë ura mirëkuptimi, të bashkojë kultura, të ndajë humanizëm dhe të tregojë se ndryshimi fillon nga ata që besojnë në të mirën.
Nxënësit tanë punuan si një ekip, me një zemër dhe një qëllim të përbashkët – të lënë një gjurmë pozitive në shoqêri.
Mirënjohje e veçantë shkon për mentoret e projektit Prof. Zilija Fidani dhe Prof. Tamara Stefanovska të cilat me përkushtimin, udhëheqjen dhe besimin tek nxënësit i shndërruan idetë në një histori suksesi.
Faleminderit secilit nxënës që dha kohën, energjinë dhe zemrën e tij në këtë projekt. Ju dëshmuat se vlerat humane nuk mësohen vetëm në libra por jetohen me vepra.
Ky sukses është krenari për shkollën tonë, për familjet tuaja dhe për të gjithë komunitetin.
Le të jetë kjo kupë një kujtesë se kur ecim së bashku të udhëhequr nga humanizmi, respekti dhe dashuria për njeriun asnjë ëndërr nuk është e paarritshme.
Jemi krenarë për ju! Vazhdoni të ndriçoni rrugën e humanizmit dhe të jeni frymëzim për brezat që vijnë. 🏆

Постојат победи што се мерат со медали и пехари но има и победи што оставаат трага во срцата на луѓето.
Токму таков е успехот на нашите ученици кои во рамките на Општинската организација на Црвениот крст – Тетово го освоија второто место на републичко ниво во проектот „Сонце игра“.
По три месеци посветена работа, креативност и солидарност проектот беше награден со ова значајно признание освојувајќи го победничкиот пехар и грант во вредност од 50.000 денари.
Ова не е само награда. Ова е доказ дека нашата младина знае да гради мостови на разбирање, да обединува различни култури, да го промовира хуманизмот и да покаже дека вистинските промени започнуваат од оние што веруваат во доброто.
Нашите ученици работеа како еден тим, со едно срце и заедничка цел – да остават позитивна трага во општеството.
Посебна благодарност до менторките на проектот проф. Зилија Фидани и проф. Тамара Стефановска кои со својата посветеност, професионално водство и доверба во учениците ги претворија нивните идеи во успешна приказна.
Благодарност до секој ученик што вложи време, енергија и срце во овој проект. Покажавте дека хуманите вредности не се учат само од книгите, туку се живеат преку делата.
Овој успех е гордост за нашето училиште, за вашите семејства и за целата наша заедница.
Нека овој пехар биде потсетник дека кога чекориме заедно, водени од хуманоста, почитта и љубовта кон човекот, ниту еден сон не е недостижен.
Горди сме на вас! Продолжете да го осветлувате патот на хуманоста и да бидете инспирација за генерациите што доаѓаат. 🏆

"Teknologjia në duart e të rinjve bëhet forcë për të mirën e shoqërisë." Me krenari ndajmë suksesin dhe iniciativën frym...
12/07/2026

"Teknologjia në duart e të rinjve bëhet forcë për të mirën e shoqërisë."

Me krenari ndajmë suksesin dhe iniciativën frymëzuese të nxënësit tonë Andi Osmani maturant në SHMKM "Nikolla Shtejn" – Tetovë, i cili vazhdon të dëshmojë se të rinjtë tanë janë bartës të dijes, inovacionit dhe përgjegjësisë shoqërore.
Andi është krijuesi i platformës qytetare "Ohrid Watch" një zgjidhje digjitale që synon mbrojtjen e Liqenit të Ohrit.
Platforma u mundëson qytetarëve dhe turistëve të raportojnë ndotjen, ndërtimet e paligjshme, rrjetat e braktisura të peshkimit dhe çështje të tjera mjedisore përmes fotografive dhe lokacionit duke kontribuar në ruajtjen e një prej pasurive më të çmuara natyrore të vendit.
Përveç këtij projekti të rëndësishëm Andi ka arritur rezultate të shkëlqyera edhe në fushën e teknologjisë dhe programimit duke fituar Medalje të Artë në Olimpiadën NeoScience në kodim si dhe duke ndjekur trajnime dhe kurse në programim, zhvillim web dhe marketing digjital.
Ky është një shembull se si dija, kreativiteti dhe përkushtimi mund të shndërrohen në projekte me ndikim real për shoqërinë.
Urime Andi Osmani! Të urojmë suksese edhe më të mëdha në rrugëtimin tënd akademik dhe profesional.
Jemi krenarë që je pjesë e familjes së SHMKM"Nikolla Shtejn" – Tetovë.

Nxënësit tanë nuk ndërtojnë vetëm karrierën e tyre ,ata ndërtojnë një të ardhme më të mirë për shoqërinë.

"Shkëlqimi i një nxënësi është krenaria e një shkolle."Me krenari dhe admirim ndajmë arritjen e jashtëzakonshme të nxënë...
12/07/2026

"Shkëlqimi i një nxënësi është krenaria e një shkolle."

Me krenari dhe admirim ndajmë arritjen e jashtëzakonshme të nxënësit tonë Amar Demiri i cili shkëlqeu në Grand Finalen e garave ndërkombëtare të kodimit dhe STEM të mbajtur në Romë-Itali, duke dëshmuar talent, përkushtim dhe nivel të lartë profesional në konkurrencë me pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Rezultatet e tij:
🥇 Vendi i Parë – AI Prompt
🥇 Medalje e Artë – Codementum
🥉 Medalje e Bronztë – CodeCombat
Ky sukses është fryt i punës së palodhur, pasionit për dijen dhe përkushtimit të vazhdueshëm.
Amari është një shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë se ëndrrat bëhen realitet kur shoqërohen me punë dhe këmbëngulje.
Urime Amar Demiri për këtë sukses të jashtëzakonshëm!
Shkolla jonë është krenare me ty!

Ранг-листа на примени ученици – Втор уписен рок Честитки до сите примени ученици!Мал чекор денес, голема иднина утре.
25/06/2026

Ранг-листа на примени ученици – Втор уписен рок

Честитки до сите примени ученици!
Мал чекор денес, голема иднина утре.

Rang lista e pranimit – Afati i dytëUrime të gjithë nxënësve të pranuar! Një hap i vogël sot, një e ardhme e madhe nesër...
25/06/2026

Rang lista e pranimit – Afati i dytë

Urime të gjithë nxënësve të pranuar!
Një hap i vogël sot, një e ardhme e madhe nesër-SHMKM "Nikolla Shtejn "

23/06/2026

Фармацевтски техничар – професија со иднина.

Mësojmë aty ku shpëtohen jetë!Nxënësit e klasave II-6, II-7, II-8 dhe II-11 po realizojnë praktikën feriale në repartin ...
23/06/2026

Mësojmë aty ku shpëtohen jetë!

Nxënësit e klasave II-6, II-7, II-8 dhe II-11 po realizojnë praktikën feriale në repartin e kirurgjisë, nën udhëheqjen e prof. Arjana Ibrahimi.
Çdo ditë është një hap më afër ëndrrës për t'u bërë profesionistë të vërtetë të shëndetësisë. Teoria shndërrohet në praktikë ndërsa pasioni në profesion.
E ardhmja e mjekësisë po formohet sot nê SHMKM "Nikolla Shtejn"

Address

Bulevar Ilindenska Bb
Tetovë
1200

Opening Hours

Monday 07:00 - 19:15
Tuesday 07:00 - 19:15
Wednesday 07:00 - 19:15
Thursday 07:00 - 19:15
Friday 07:00 - 19:15

Telephone

+38944339110

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHMKM Nikolla Shtejn Tetovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category