SHMK Gjimnazi "Sami Frashëri" - Kumanovë

SHMK Gjimnazi "Sami Frashëri" - Kumanovë Faqja zyrtare e Gjimnazit "Sami Frashëri" - Kumanovë
www.samifrasheri.edu.mk Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare.

Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes. Vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit, ai u lind në Frashër më 1850, ku mori edhe mësimet e para. Më 1871 mbaroi gjimnazin “Zosimea” në Janinë, mësoi gjuhë të vjetra e të reja dhe u pajis me një kulturë të gjerë. Më 1872 shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë me patriotë shqiptarë, me Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumë shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqërisë së Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonëse ishte nga më të rinjtë. Gjer në fund të jetës ai mbeti udhëheqësi kryesor i kësaj shoqërie. Samiu ishte njeri me horizont të gjerë, dha ndihmesë të shquar për kulturën turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Botoi në turqisht një varg veprash letrare e shkencore. Ndër këto janë disa vepra themelore, si: “Fjalori etimologjik i turqishtes”, dhe “Enciklopedia turke e historisë dhe e gjeografisë” në gjashtë vëllime. Ai shkroi në turqisht dramën “Besa” me subjekt shqiptar, bëri përkthime nga letërsia botërore etj. Veprat e Samiut në turqisht përshkohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme mendimit përparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe popullit të vet në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim. Krijimtaria e Samiut për gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: “Abetare e gjuhës shqipe„(1886), “Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe “Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati.

30/08/2026

📢 NJOFTIM për fillimin e vitit shkollor 2026/27

Të dashur nxënës dhe prindër të SHMK Gjimnazi "Sami Frashëri" – Kumanovë,

Me entuziazëm ju njoftojmë se më 1 Shtator 2026 nis rrugëtimi i ri i vitit shkollor 2026/27. Ky vit është një mundësi e re për të ndërtuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të hapur horizonte të reja në dije, kulturë dhe përvojë.

🕒 Orari i mësimit

- Nxënësit e vitit të parë dhe të tretë do të ndjekin mësimin në ndërrimin e parë, duke filluar në ora 07:15.
- Nxënësit e vitit të dytë dhe të katërt do të jenë në ndërrimin e dytë, me fillim në ora 13:15.

Ju urojmë një vit të mbushur me shëndet, energji dhe suksese. Për nxënësit e vitit të parë, ky është hapi i parë drejt një udhëtimi të pasur me dije, miqësi të reja dhe realizim të synimeve personale.

📜 Lajm Mortor Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Redife Arifi, personel teknik në SHMK Gjimnazi ...
27/06/2026

📜 Lajm Mortor

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Redife Arifi, personel teknik në SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanovë.
Kontributi i saj në shërbim të shkollës sonë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në mbarëvajtjen e jetës shkollore dhe në kujtesën e stafit teknik, kolegëve dhe nxënësve. Për punën e saj do të mbetet gjithmonë e nderuar.
Në këto çaste të dhimbshme, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.🕊️

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË VITIN E PARË NË GJIMNAZ PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027Të nderuar semimaturantë dhe ...
22/06/2026

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË VITIN E PARË NË GJIMNAZ PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027
Të nderuar semimaturantë dhe prindër,
Ju njoftojmë se regjistrimi i nxënësve në vitin e parë në Gjimnaz për vitin shkollor 2026/2027 do të realizohet sipas afateve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit.
Afati i dytë i qershorit
Aplikimi elektronik: 23 qershor 2026
Dorëzimi i dokumentacionit: 24 qershor 2026 (08:00 – 15:00)
Shpallja e listës së renditjes: 25 qershor 2026
Testimi kualifikues (nëse nevojitet): 29 qershor 2026
Ftojmë të gjithë semimaturantët që të bëhen pjesë e Gjimnazit tonë, një institucioni me traditë, rezultate të larta dhe mundësi të shumta për zhvillim akademik e personal.
Për informata shtesë drejtohuni në administratën e shkollës ose ndiqni njoftimet në rrjetet sociale të Gjimnazit.
Mirë se vini në familjen e madhe të Gjimnazit "Sami Frashëri" Kumanovë

📢 NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË VITIN E PARË NË GJIMNAZ PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027Të nderuar semimaturantë dh...
11/06/2026

📢 NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË VITIN E PARË NË GJIMNAZ PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027

Të nderuar semimaturantë dhe prindër,

Ju njoftojmë se regjistrimi i nxënësve në vitin e parë në Gjimnaz për vitin shkollor 2026/2027 do të realizohet sipas afateve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit.

🗓️ Afati i parë i qershorit
✅ Aplikimi elektronik: nëpërmjet e-uslugi.mon.gov.mk nga 12 – 15 qershor 2026
✅ Dorëzimi i dokumentacionit në shkollë:

* 16 qershor 2026 (08:00 – 19:00)
* 17 qershor 2026 (08:00 – 15:00)

✅ Shpallja e listës së renditjes: 18 qershor 2026
✅ Testimi kualifikues (nëse nevojitet): 22 qershor 2026

🗓️ Afati i dytë i qershorit
✅ Aplikimi elektronik: 23 qershor 2026
✅ Dorëzimi i dokumentacionit: 24 qershor 2026 (08:00 – 15:00)
✅ Shpallja e listës së renditjes: 25 qershor 2026
✅ Testimi kualifikues (nëse nevojitet): 29 qershor 2026

🎓 Ftojmë të gjithë semimaturantët që të bëhen pjesë e Gjimnazit tonë, një institucioni me traditë, rezultate të larta dhe mundësi të shumta për zhvillim akademik e personal.

📍 Për informata shtesë drejtohuni në administratën e shkollës ose ndiqni njoftimet në rrjetet sociale të Gjimnazit.

Mirë se vini në familjen e madhe të Gjimnazit "Sami Frashëri" Kumanovë 🌟📚🏫

09/06/2026

L A J M Ë R I M
Lajmërohen të gjithë maturantët e SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri”, Kumanovë të cilët do t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore në sesionin e qershorit nga lënda:
Gjuhë shqipe dhe letërsi, me datë: 11.06.2026 (e Enjte), duhet të jenë në SHF “Bajram Shabani” Kumanovë në ora 08:00, duke respektuar protokolin për maturën shtetërore.
Me vete duhet të keni dokumente identifikimi:
- Letërnjoftimin (pasaportën) dhe dy stilolapsa.
SHËNDET DHE SUKSESE!
SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanovë

02/06/2026

L A J M Ë R I M

Lajmërohen të gjithë maturantët e SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri”, Kumanovë të cilët do t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore në sesionin e qershorit nga lënda:
Gjuhë angleze, me datë: 06.06.2026 (e shtunë), duhet të jenë në SHF “Bajram Shabani” Kumanovë në ora 08:00, duke respektuar protokolin për maturën shtetërore.

Me vete duhet të keni dokumente identifikimi:
- Letërnjoftimin (pasaportën) dhe dy stilolapsa.

SHËNDET DHE SUKSESE!
SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanove

URIME MATURANTË 2026Sot mbyllet një kapitull i rëndësishëm i jetës suaj, dita e fundit e shkollës së mesme. Ky nuk është...
15/05/2026

URIME MATURANTË 2026
Sot mbyllet një kapitull i rëndësishëm i jetës suaj, dita e fundit e shkollës së mesme. Ky nuk është fundi i rrugës, por do të jetë fillimi i një udhëtimi të ri, ku secili prej jush do të ndjekë rrugën e vet drejt ëndrrave dhe aspiratave personale.
Jam shumë i bindur se nga kjo gjeneratë do të dalin mjek të përkushtuar, inxhinierë krijues, programerë vizionarë, ekonomistë të mençur, juristë të ndershëm dhe shumë profesionistë të tjerë që do të kontribuojnë në përmirësimin e shoqërisë sonë.
Dituria dhe edukimi që keni marrë tek SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanovë janë themelet mbi të cilat do të ndërtoni të ardhmen tuaj. Ne besojmë se do t’ju shërbejnë për të arritur çdo qëllim dhe për të kapërcyer çdo sfidë.
Në emër të gjithë stafit të gjimnazit, ju urojmë suksese të pafundme në rrugëtimin tuaj të ardhshëm.

Sot disa nxënës të vitit të tretë të shkollës sonë, bashkë me kujdestarët dhe shërbimin profesional, vizituan kompaninë ...
06/05/2026

Sot disa nxënës të vitit të tretë të shkollës sonë, bashkë me kujdestarët dhe shërbimin profesional, vizituan kompaninë prodhuese BENTON-NI, nën udhëheqjen e prof. Nazmi Ejupi, profesor i kimisë. Kjo ndodhi në kuadër të këshillimit të karrierës, me ekipin e këshilltarëve.
Stafi i kompanisë ju drejtua nxënësve, ndërsa themeluesi i kompanisë Nazmi Ejupi mbajti një fjalim motivues për rrugën e tij si mësimdhënës dhe ndërmarrës i suksesshëm. Nxënësit zhvilluan një orë praktike kimie në laboratorët e kompanisë, ku panë nga afër procesin e prodhimit dhe kryen analiza të ndryshme.
Vizita ishte interaktive dhe shumë e dobishme për të kuptuar rëndësinë e zhvillimit personal dhe profesional. Drejtori i shkollës, Nagri Rexhepi, shprehu mirënjohje për kompaninë dhe folësit, duke kërkuar për nxënësit më shumë mundësi të tilla në të ardhmen

Përfaqësues nga Kryesia e degës OH “El-Hilal”, Kumanovë, në kuadër të Muajit të Librit, realizuan një akt të veçantë dhu...
14/04/2026

Përfaqësues nga Kryesia e degës OH “El-Hilal”, Kumanovë, në kuadër të Muajit të Librit, realizuan një akt të veçantë dhurimi për bibliotekën e SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë. Institucioni ynë u pajis me njëzet ekzemplarë të botimeve të autorit Etem Xheladini: “Arsimi sduron nënshtrim” dhe “Lufta jonë për arsimin shqip”, duke dhënë një kontribut modest por domethënës në pasurimin e fondit bibliotekor dhe në forcimin e kulturës së leximit ndër nxënësit.

Ky veprim, përtej simbolikës, përfaqëson mbështetje konkrete për arsimin dhe formimin e brezave të rinj. Në bashkëbisedim me drejtorin Nagri Rexhepi dhe shërbimin profesional, u theksua roli i pazëvendësueshëm i librit si themel i zhvillimit intelektual e shpirtëror.

Në një kohë kur leximi po zbehet përballë sfidave të kohës, libri mbetet instrumenti më i fuqishëm i emancipimit dhe ura më e sigurt që lidh dijen me të ardhmen. Çdo investim në bibliotekat shkollore është, në thelb, investim në një shoqëri më të ndriçuar e më të vetëdijshme.
Me këtë rast, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për autorin Etem Xheladini dhe për shoqatën OH “El-Hilal” për kontributin e tyre të çmuar në mbështetje të arsimit dhe kulturës së leximit.

Address

JNA Pn
Kumanovë
1300

Opening Hours

Monday 07:15 - 13:00
13:30 - 19:00
Tuesday 07:15 - 13:00
13:30 - 19:00
Wednesday 07:15 - 13:00
13:30 - 19:00
Thursday 07:15 - 13:00
13:30 - 19:00
Friday 07:15 - 13:00
13:30 - 19:00

Telephone

+389 31 41 22 44

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHMK Gjimnazi "Sami Frashëri" - Kumanovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHMK Gjimnazi "Sami Frashëri" - Kumanovë:

Shortcuts

Share

Category