02/03/2026
Në shkollën tonë u mbajt ligjëratë në kuadër të këshillimit të karrierës me temë:
“Mentorimi – sa është i rëndësishëm për nxënësit e shkollave të mesme të kenë një mentor.”
Ligjërues ishte Fadil Alimi, me asistent Augustine De Ramo, në bashkëpunim me prof. Mirlinda Rexhepi, këshilltare e karrierës.
Trajnimi ishte shumë praktik, interaktiv dhe tejet i dobishëm për nxënësit, duke i ndihmuar ata të kuptojnë rëndësinë e mentorimit në zhvillimin personal dhe profesional. Atmosfera ishte e mrekullueshme, me pjesëmarrje aktive dhe interes të madh nga ana e nxënësve.
Drejtoresha Lutfije Veseli falënderoi ligjëruesit për kontributin e dhënë për shkollën, si dhe shprehu mirënjohje të veçantë për këshilltaren e karrierës për organizimin profesional dhe të suksesshëm të aktivitetit.