27/02/2022
Me mijera mijera selame, me mijera mijre salate qofshin mbi Ty ja Resulallah ..
Me mijera mijera selame, me mijera mijre salate, qofshin mbi Ty ja Habiballah..
Me mijera mijera selame, me mijera mijre salate, qofshin mbi Ty ja Emine -vahjil-lah..
O Allahu Jone, O i Madherueshmi që na fal gjallëri, ngjalli zemrat dhe shpirtat tonë, pranoj duat dhe deshirat tona, ndegjoj zërat tona që dridhen nga turpi që na vjen prej Teje..
O Allah pranoj kta hatme që i bëm që i lexuam për hirën Tënd,
Të drejtohemi me shkronjat e Kur’anit, të lutemi me Ajetet Tua, kërkone falje për hirë të Sureve Tua, Na udhëzo për hirē Xhuzeve të Kur’anit, Na ruaj nga cdo e keqe për hirë të 99 emrave Tua, prano nijetin e ktyre tre hatmve e na shpëto nga sheri i kafirve për hirë te Ismul Adhamit Tënd, emrit më të madh që Ke..
O Sunduesi i botës, O idashuri i zemrave tona, O ti që i degjon zemrat e gjithë këtyre motrave tona, O Allah qe i sheh lotet tonë, O Allah që i din nijetet tona,
Ja Rabbi na mundeso qe ne kete muaj Rexhep të jemi në mëshirën Tënde.
Elhamdulila që na mundësove ta mbrijm muajin Rexhep, na mundëso ta takojm muajin Shaban dhe të jemi në mëshirën Tënde në muajin Ramazan...
Ja Allah na mundëso të bëjm ibadet në këto ditë të muajit Rexhep, na fal, na mëshiro, na udhëzo, na fal, ngjalli zemrat tona me Kur’anin që e lexojm..
Na fal gabimet që i kemi bë, ata që i bëm haptazi dhe fshehtazi ato me dije dhe pa dije, ata që i bëm edhe pse e dishim se jan gjynah, Na fal neve Ja Rabbi,na udhëzo te gjithve dhe mos i lakmo zemrat tona pasi te na falish,
Na ruaj nga sheri shejtanit i xhinve i njerzve dhe mbi gjitha mga sheri i qafirit mos na le ne dore te qafirve na ndihmo e na shpeto, Na ruaj neve prinderit tone, bashkshortet, evladet, motër e vëlla, halla e teze daja e minxhollar gjithe umetin Muhamedin kudo qe jan..
O Allah pranoj duat tona në këtë Natë të Miraxhit, pranoj namazet tona, pranoj lutjet tona, pranoj dhikrin tone, pranoe agjerimin tone, ashtu si e lartsove Pejgamberin a.s në Isra neve na afro ne rahmetin Tënd,
Sonte jemi tubuar të gjitha në sexhade e kthyem kokën nga Qabja jote të lutemi me gjithë zemër coja selamet te dashurit tone Muhamedit a.s kto hatme le të jen per shpirtin eTij mbi gjithe pejgamberet prej te Ademi a.s deri te Muhamedi a.s,
sa pejgamber kan erdh dhe kan kaluar, mbi shehid e evlija, mbi gjithe te dashurit Tu që i ke ngrit në grada të larta, mbi familjet e pejgamberve mbi shoket e tyre mbi ne dhe mbi gjithe muslimanet anemban, le të jen sevap për ne për baballarët tonë , nënëat tona, vëllezër e motra, akraba e familjar, fqi e miqësi, shokë e dostat tonë, për gjithë ata që sonte kanë nevojë për duat tona..
O Allah rregulloe gjithe botën nga ky rend që e prishen njerzit por para rregulloj zemrat e besimtarve, mos i sprovo besimtarët me sprovs të rënda, na ruaj namuzin dhe nderin tone, mos na lësho prej dorës Tënde, mos na ndaj nga Xhamijat, mos na largo nga Qabja jote, mos i mbyll dyert e duas per Ne.
Nese na falën e na mëshiron mos na le perseri të gabojm, mos na le që urdhërin Tënd ta harojm, mos na bë urdhërat Tua mos i zbatojm.
Ja Rabbi sonte cdo Robi i Jot është në sexhde por në zemrat tona ka shumë dëshira.. plotësoe cdo dua të robit Tëndë për hirë të Muhamed Mustafas s.a.v.
Pranoe cdo duan tonë sonte për hirë të Kur’anit adhim,
Pranoe cdo dua tonë nëse është e hajrit për hirë të namazeve që i falim
Pranoe cdo dua tonë për të Mëshirës Tënde..
Ej Rahman, Ej Rahim, mos na kthe me duar të shprazura pa dua të pranuar..
Pranoe hatmen dhe sevapet e hatmeve dergova gjithe te vdekurve vendin Xhennet bëva, nga Rahmeti Jot mos i ndaj, me Rahmetin Tënd Ditën e Kijametit gjykoj.
O Allah në Zemrat tona forcoe Imanin, Në Gojat tona Na e le Kur’anin,
Në Trupin tonë na e mundëso ta falim Namzin, dhe fjala e fundit e jona të jetë
"Esh'hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh'hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu
"Subhane rabbike rabbil izzeti amma jesifun, veselamun alel murselin, vel hamdulil lahi rabbil alemin, el Fatiha."
Prof.Fatime Beshiri