Islami Sot

Islami Sot Es-Selamu Aleikum - Paqa dhe meshira e Allahut qoft mbi ju.

Qellimi i kesaj faqe eshte te shperndahen keshilla per ne rrugen e Allahut, rrugen e vertet dhe e vetme per shpetim.

02/09/2026
01/08/2026

Babai… njeriu vlerën e të cilit e kuptojmë vetëm kur mungon

Në një kohë kur flitet shumë për të drejtat dhe gjithnjë e më pak për detyrimet, babai, për disa njerëz, është reduktuar thjesht në rolin e atij që siguron të ardhurat. Nëse nuk e përmbush detyrimin financiar, kritikohet; e nëse e kryen, kjo konsiderohet diçka e zakonshme, që nuk meriton as përmendje.

Por Kurani nuk e paraqet babanë në këtë mënyrë të ngushtë. Ai e paraqet si një nga shtyllat mbi të cilat ndërtohet njeriu.

Vështro se si Kurani ka ruajtur fjalët e etërve drejtuar fëmijëve të tyre. Nuk i ka ruajtur rastësisht.

Jakubi (a.s.), kur ishte në shtratin e vdekjes, u tha bijve të tij:

“Çfarë do të adhuroni pas meje?” (El-Bekare, 133).

Shqetësimi i tij më i madh nuk ishin pasuritë që do të linte, as tokat që do t’u trashëgonte, por besimi i tyre pas largimit të tij.

Edhe Llukmani i tha birit të vet:

“O biri im, mos i shoqëro Allahut askënd në adhurim.” (Llukman, 13).

Pastaj nisi ta ndërtojë personalitetin e tij fjalë pas fjale: e mësoi ta ketë frikë Allahun, ta falë namazin, të jetë i durueshëm, i përulur dhe me moral të lartë.

Madje edhe Ibrahimi (a.s.), miku i Allahut, kishte si shqetësimin më të madh drejtësinë e pasardhësve të tij. Ai lutej:

“O Zoti im! Më bëj mua prej atyre që e falin namazin, si edhe pasardhësit e mi.” (Ibrahim, 40).

Kurani, kur flet për etërit, nuk i përmend thjesht sepse kanë sjellë në jetë fëmijë, por sepse kanë bartur një mision.

Sot, sa shumë baballarë dalin nga shtëpia para se fëmijët të zgjohen dhe kthehen pasi ata kanë fjetur. E kalojnë jetën duke u përpjekur për ta, ndërsa shumë prej fëmijëve nuk e dinë sa halle kanë fshehur, sa lodhje kanë përmbajtur dhe sa ëndrra kanë sakrifikuar për t’u ndërtuar atyre një të ardhme më të mirë.

Ka baballarë që nuk ia blenë vetes atë që ua blenë fëmijëve të tyre.

Veshën rrobat e vjetra, që fëmijët e tyre të vishnin të reja.

Duruan lodhjen, vetëm që fëmijët të mos ndienin mungesën.

Madje, disa prej tyre u larguan nga kjo botë pa dëgjuar kurrë fjalët:

“Allahu të shpërbleftë, o babai im!”

Prandaj Allahu e ka lidhur mirësinë ndaj prindërve me adhurimin e Tij, duke thënë:

“Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë me prindërit.” (El-Isra, 23).

Ai nuk e veçoi vetëm nënën, ndonëse e drejta e saj është madhështore, por urdhëroi mirësinë ndaj të dy prindërve, sepse secili prej tyre ka një derë të veçantë të mirësisë, të cilën tjetri nuk mund ta zëvendësojë.

Një njeri erdhi te Profeti ﷺ për t’i kërkuar leje të merrte pjesë në xhihad. Profeti ﷺ e pyeti:

“A i ke gjallë prindërit?”

Ai u përgjigj: “Po.”

Atëherë Profeti ﷺ tha:

“Atëherë, përpiqu për ta.” (Buhariu dhe Muslimi).

Kjo tregon se mirësia ndaj prindërve është ndër veprat më të mëdha që e afrojnë njeriun tek Allahu, kur ata kanë nevojë për të.

Babai nuk ka nevojë për një ditë ndërkombëtare që ta kujtojmë, as për një rast të veçantë që t’ia pranojmë meritën.

Ai ka nevojë për një fëmijë të mirë, që ta nderojë sa është gjallë, të lutet për të pasi të largohet nga kjo botë dhe ta kuptojë se ai burrë që rrinte në heshtje në një cep të shtëpisë… në të vërtetë mbante mbi supe gjithë peshën e saj.

Nëse babai yt është ende gjallë, mos e vono fjalën e falënderimit. Mos e shty puthjen mbi ballin e tij. Mos e kurse asnjë minutë nga koha jote për të.

E nëse ai është larguar nga kjo botë, mos harro se një nga format më të bukura të mirësisë ndaj tij është ta përmendësh shpesh në lutje, të kërkosh falje për të dhe të japësh sadaka në emrin e tij.

Babai nuk kërkon shumë…

I mjafton të shohë frytin e lodhjes së tij në drejtësinë e fëmijëve të vet dhe, pas vdekjes, të ketë dikë që ngre duart drejt qiellit e thotë:

“O Allah, fale babanë tim, ngrije në shkallët e të udhëzuarve dhe bëje gjithçka që na ka dhënë të rëndojë në peshoren e veprave të tij të mira.”

Dr. Abdul Kerim Bekar

31/07/2026

Muhamed ﷺ ka thënë:

“Përpiqu për atë që të sjell dobi, kërko ndihmën e Allahut dhe mos u dorëzo.”
(Transmeton Muslimi.)

Problemi nuk qëndron te fakti se njeriu nuk ka aftësi, por te mënyra se si i shpenzon ato në gjëra që nuk i sjellin dobi.

Sa mendje lodhen me debate që nuk ndryshojnë asgjë, shpenzojnë energji duke ndjekur lajme mbi të cilat nuk kanë asnjë ndikim dhe humbasin orë të tëra duke e krahasuar veten me të tjerët. Kur vjen koha për punën e vërtetë, u ka mbetur shumë pak vullnet dhe energji.

Prandaj, Profeti ﷺ na ka lënë në pak fjalë një metodologji të plotë për jetën.

“Përpiqu për atë që të sjell dobi” – do të thotë ta përqendrosh kohën, mendimin dhe përpjekjen në atë që të sjell dobi në fenë dhe jetën tënde.

“Kërko ndihmën e Allahut” – sepse vetëm vullneti nuk mjafton. Sado i fortë të jetë njeriu, ai gjithmonë ka nevojë për ndihmën dhe suksesin që vjen nga Allahu.

“Dhe mos u dorëzo” – mos lejo që frika, zvarritja e punëve apo justifikimet e shumta të bëhen arsye për t’u larguar nga përgjegjësitë e tua.

Shumë njerëzve nuk u mungojnë aftësitë, por u mungon aftësia për t’i orientuar ato në drejtimin e duhur.

Prandaj, suksesi nuk fillon me sasinë e përpjekjes, por me zgjedhjen e mençur të asaj që vërtet ia vlen të përpiqesh.

Dr. Abdul Karim Bakkar

Address

Balindollska
Gostivar
1230

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Islami Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share