18/10/2025
POROSI NGA HOXHA DR. ZEKERIJA BAJRAMI
POROSI VËLLAZËRORE PARAZGJEDHORE!
Vëllezër dhe motra të nderuara, pasi që nesër me 19/10/2025 do të votojmë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë.
1- Ne të dalim sa më shumë në votime. Ngase me numrin që ne do të dalim në zgjedhje do t’ju tregojmë të tjerëve, se ne Shqipëtarët nuk jemi pakicë në kët vend.
2- Të sillemi dinjitoz dhe të edukuar gjatë proçesit zgjedor. Të mos shprehim arogancë mes njëri tjetrit, të mos zihemi as të mos ofendojmë njëri tjetrin, ngase ne jemi vëllezër, dhe çdokush zgjedh atë që ai mendon se është më i miri.
3- Të mos na mashtroj interesi grupor as interesi personal, e të votojmë padrejtësisht pasi vota është emanet, ndaj duhet ti jepet atij që meriton, jo atij që ne shohim ndonjë interes tek ai.
4- Të nderuar vëllezër, posti është përgjegjësi, nuk është privilegj, të parët tanë i iknin postit nuk e pranonin, dijetari i mirënjohur Ebu Hanife për shkak të refuzimit të postit u burgos, dhe ndërroi jetë në burg.
5- Të dashur, duhet të kemi parasysh se partitë vin e shkojn kurse populli mbetet të jetojë së bashku, partitë janë si uji që vjen e shkon kurse populli është sikur rëra mbetet në vend.
6- Shumica e partive ndryshojnë qëndrimet e tyre, ndaj nuk ja vlen që ne të hidhërohemi mes vete për shkak të partive, pasi ne jemi dëshmitarë se në këto zgjedhje janë bërë kualicione mes atyre që në zgjedhjet e fundit kan qenë oponent, kurse në zgjedhjet pas këtyre ka gjasa që këta që sot janë në kualicion nesër të jenë oponent të njëri tjetrit.
7- Ne e lusim Allahun e Lartëmadhëruar, që të na vetëdijësoj, të na udhëzoj dhe t’i kalojmë këto zgjedhje sa më mirë, të dalim faqebardhë, dhe të jemi shembull për të mirë!
ALLAHUME AMIN!
Dr. Zekerija Bajrami