13/06/2026
Këshilli i mësimdhënësve në mbledjen e mbajtur më 10.06.2026 zgjodhi nxënëse gjenerate Berina Halimi për vitin 2025/26.
"Punët e mira flasin më shumë se fjalët."
Me përkushtimin, sjelljen dhe suksesin tënd, ke dëshmuar se arritjet e mëdha ndërtohen hap pas hapi. Si nxënëse më e mirë e gjeneratës, je shembull se dija është pasuria që askush nuk mund ta marrë.
Të urojmë që çdo sukses i ardhshëm të jetë një shkallë më shumë drejt ëndrrave të tua. Ec përpara me të njëjtin vullnet, sepse e ardhmja u buzëqesh atyre që punojnë për të. :::
Gjithashtu në këtë mbledhje në veçanti , shprehim mirënjohjen dhe vlerësimin tonë për të gjithë ata mësimdhënës që realizuan orët e hapura , të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuojnë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Puna e tyre është themeli mbi të cilin ndërtohet dija, karakteri dhe e ardhmja e shoqërisë sonë, e cila u dekorua me mirënjohje dhe një dhuatë simbolike. :::