25/08/2026
Xhamia Wil
LINDJA QË SOLLI GËZIM
Fytyra jote, porsi dielli, dritë rrezaton
që një natë e shndritshme dhe madhështore e zbuloi.
Ishte nata e Mevludit të tij të bekuar,
që fesë i solli gëzim e nder të pambaruar.
Atë ditë, me lindjen e tij, e bija e Vehbit fitoi nder e krenari, që asnjë grua tjetër s’e kishte arritur në histori.
Dhe popullit të saj i solli më të mirin e njerëzisë,
më të mirë se ç’kishte bartur dikur Merjemja, Virgjëresha e dëlirësisë.
Një lindje, që errësirën e kufrit e tronditi,
e me dritën e besimit horizontin e ndriti.
Dhe jehuan përgëzimet anembanë:
“I Zgjedhuri erdhi në jetë, e me lindjen e tij, gëzimi u bë i vërtetë!”
Ngritjen në këmbë, kur përmendet lindja e tij plot nder, e kanë pëlqyer imamë të shquar, dijetarë me dije e vlerë.
Lum ai që madhërimin e tij e ka dëshirë e qëllim
dhe nderimin e tij e bën më të lartin synim.
O Allah, varrin e tij fisnik,
mbuloje me aromën e këndshme të salavateve dhe selameve!
O Allah, dërgo mbi të salavate, selame dhe begati, me dashuri e përmallim, pa fund e pa mbarim!
Vijon..
🌙