06/04/2026
PROTESTAT STUDENTORE NË SHKUP, DËSHMI E NJË SISTEMI POLITIK TË DËSHTUAR DHE DISKRIMINUES
Protestat e ditës së sotme nga ana e studentëve shqiptarë për të dhënë provimin e jurispodencës në gjuhën amë, është vetëm një nga dëshmitë e zinxhirit diskriminues të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Mentaliteti politik në RMV akoma vazhdon të jetë riprodhues i nuancave që përçojnë në jostabilitet dhe mohim të të drejtave të një bashkësie autoktone shtetformuse, e cila ka dëshmuar gatishmërinë për të ndërtuar institucione të përbashkëta dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në një thesar të përbashkët. Ngjarjet e dekadave të kaluara kanë lënë një peisazh të shëmtuar në rafshin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe në të drejtën për arsim që atëherë kur një bashkësi etnike autonome, siç janë shqiptarët të drejtën për arsim të lartë e fituan rrugëve dhe me gjak, duke sakrifikuar nga bijtë e saj. Pavarësisht se kërkesa ishte e qartë, ne nuk duam asgjë tjetër, vetëm laps dhe letër.
Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, diskriminohen më shumë se kaq dhe kjo është vetëm një copë e mozaikut diskriminues që e përjetojnë shqiptarët dhe mbi të vërtetën nuk mund të qëndroj askush.
Mbështesim protestat studentore në Shkup dhe se këtyre protestave le t'ju paraprijë jo vetëm mesazhi për riformatim të mentalitetit politik por aq më tepër thirrjes për sistem të ri politik i cili do të ishte stabil, progresiv dhe gjithëpërfshirës. Poashtu, le të jetë proces i unifikimit të faktorit politik shqiptarë, për të gjeneruar zgjidhje afatgjate të statusit politiko-juridik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si bashkësi etnike, autonome dhe autoktone.
Me respekt,
Bordi i Akademisë Politike '' Arbën Xhaferi ''