26/05/2026
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, në shkollën tonë u bë shpërndarja e dhuratave për nxënësit tanë, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim tek fëmijët.
Falënderojmë sinqerisht hoxhën e Çabrës, Besim Kurti, për angazhimin e tij të vazhdueshëm, përkushtimin dhe kujdesin që gjithmonë tregon për nxënësit dhe komunitetin tonë. Një falënderim i veçantë shkon edhe për kushëririn tonë në SHBA, Bekim Uka, për zemërgjerësinë dhe kontributin e tij në financimin e këtyre dhuratave.
Këto iniciativa janë shembull i mirë i solidaritetit dhe mbështetjes për fëmijët tanë, me dëshirën që aktivitete të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Mirënjohës për çdo kontribut dhe mbështetje!