Institucioni Parashkollor “Foleja” Vushtrri

Institucioni Parashkollor “Foleja” Vushtrri Bashkohuni me ne që të shihni botën fantastike të fëmijëve.

10/09/2026

Dhoma e Filizave 🌿
Tema : Dallimi dhe njohja e ngjyrave 🔴🔵

Me mirënjohje të veçantë falënderojmë kompaninë “Dijari Estate sh.a” përfaqësuar nga z. Enver Zariqi, i cili me vullneti...
09/09/2026

Me mirënjohje të veçantë falënderojmë kompaninë “Dijari Estate sh.a” përfaqësuar nga z. Enver Zariqi, i cili me vullnetin e tij human dhe bujarinë e treguar financoi zgjerimin dhe rregullimin e zyrës së drejtoreshës së IP “Foleja”. Mbështetja e tij bëri të mundur realizimin e kësaj iniciative, duke krijuar një ambient më të përshtatshëm për punën e përditshme dhe një hapësirë të veçantë për pritjen dhe takimet me prindërit.

Falënderim i sinqertë edhe për “Mondo Caffè”, të udhëhequr nga z. Gazmend Sinani, për donacionin prej tri karrigesh dhe një tavoline pritjeje, si dhe për z. Veton Meniqi, i cili dhuroi separenë që e plotësoi dhe e zbukuroi këtë ambient.

Mirënjohje të veçantë meritojnë edhe punëtorët e IP “Foleja”: Azem Meholli, Gazmend Përçuku, Isuf Gërguri dhe Artan Pllana, të cilët, edhe gjatë ditëve të pushimit, iu përgjigjën punës me vullnet të plotë dhe kontribuuan pa hezitim për të mirën e përbashkët të institucionit.

Falë angazhimit, humanizmit dhe bashkëpunimit të të gjithëve, sot kemi një ambient më të këndshëm, më funksional dhe më dinjitoz për pritjen e prindërve, pasi hapësira e mëparshme për takime ishte shumë e vogël.

Në emër të IP “Foleja”, ju falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen dhe kontributin tuaj të çmuar! 🤍

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në IP “Foleja” Drejtoreshën e Arsimit, znj. Naile Bekteshi Kovaqi, së bashku me zyrta...
01/09/2026

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në IP “Foleja” Drejtoreshën e Arsimit, znj. Naile Bekteshi Kovaqi, së bashku me zyrtaren znj. Kadrije Meniqi, të cilat na vizituan për të na uruar fillimin e vitit të ri edukativ.

Gjatë vizitës, në emër të DKA shprehën gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme dhe u zotuan se IP “Foleja” do të trajtohet me prioritet në sigurimin e të gjitha kushteve të nevojshme për mirëqenien, zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve tanë të vegjël.

I falënderojmë për vizitën, urimet dhe përkrahjen e vazhdueshme! 🤍

Me shumë përkushtim, dashuri dhe entuziazëm, stafi i Institucionit Parashkollor “Foleja” ka bërë të gjitha përgatitjet e...
31/08/2026

Me shumë përkushtim, dashuri dhe entuziazëm, stafi i Institucionit Parashkollor “Foleja” ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për t’ju uruar mirëseardhjen fëmijëve tanë të dashur.
Dyert e “Folesë” janë hapur për të pritur vogëlushët tanë me buzëqeshje, ngrohtësi dhe një mjedis të sigurt, të dashur e stimulues, ku çdo ditë do të jetë një mundësi e re për të mësuar, zbuluar, krijuar dhe për t’u rritur së bashku.
Urojmë që ky vit i ri shkollor të jetë i mbushur me shëndet, gëzim, suksese, miqësi të bukura dhe momente të paharrueshme për secilin fëmijë.
Mirë se vini, vogëlushë!
Le ta nisim së bashku një tjetër kapitull të bukur!
Institucioni Parashkollor “Foleja” – Vushtrri

Takim koordinues për fillimin e vitit të ri 2026/2027Sot u mbajt takim koordinues organizuar nga Drejtoresha e Drejtoris...
25/08/2026

Takim koordinues për fillimin e vitit të ri 2026/2027

Sot u mbajt takim koordinues organizuar nga Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, znj. Naile Kovaqi-Bekteshi, në këtë takim morën pjesë edhe zyrtarja znj. Kadrije Meniqi, si dhe drejtoreshat e tri institucioneve publike parashkollore:

• Donika Selaci-Karaqi – IP “Foleja 1”
• Selvije Shala – IP “Foleja 2”
• Merita Bajrami – IP “Foleja 3”

Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri 2026/2027, organizimin e punës, pritjen dhe sistemimin e fëmijëve, koordinimin me stafin, si dhe krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Drejtorisë së Arsimit dhe institucioneve parashkollore, me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore dhe të një mjedisi të sigurt, mirëpritës dhe edukues për çdo fëmijë.

Të gjitha institucionet shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për realizimin me sukses të detyrave dhe përgjegjësive në prag të fillimit të vitit të ri.

19/06/2026

🦋💃🕺 "Fluturat" tona shkëlqyen në skenë me vallëzimin e tyre të bukur, duke na dhuruar emocione dhe buzëqeshje pa fund.

🦋 Lamtumirë, "Fluturat" tona të dashura!Faleminderit për çdo buzëqeshje dhe kujtim të bukur. Ju urojmë shumë suksese në ...
19/06/2026

🦋 Lamtumirë, "Fluturat" tona të dashura!
Faleminderit për çdo buzëqeshje dhe kujtim të bukur. Ju urojmë shumë suksese në rrugëtimin tuaj të ri dhe do t'ju mbajmë gjithmonë në zemrat tona. ❤️
Kadrije Meniqi, Nurije Selaci dhe Fidan Gashi – Prishtina

🦋Lamtumir Kopshti im🦋Fluturat udhëtojn në univers dhe numra.
19/06/2026

🦋Lamtumir Kopshti im🦋
Fluturat udhëtojn në univers dhe numra.

🦋"Fluturat" tona të dashura!
19/06/2026

🦋"Fluturat" tona të dashura!

🦋🎓 Lamtumirë, kopshti im!Sot me zemra plot emocione po i përcjellim "Fluturat" tona drejt një udhëtimi të ri. Faleminder...
19/06/2026

🦋🎓 Lamtumirë, kopshti im!
Sot me zemra plot emocione po i përcjellim "Fluturat" tona drejt një udhëtimi të ri. Faleminderit për buzëqeshjet, dashurinë dhe kujtimet e bukura që na dhuruat çdo ditë.
Ju urojmë suksese të pafundme, shumë lumturi dhe ëndrra të realizuara. Do të mbeteni gjithmonë në zemrat tona si fluturat më të bukura të kopshtit. ❤️🦋
Me dashuri,
Kadrije Meniqi, Nurije Selaci dhe Fidan Gashi – Prishtina

Address

Rruga Galip Badivuku
Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 07:00 - 17:00
Tuesday 07:00 - 17:00
Wednesday 07:00 - 17:00
Thursday 07:00 - 17:00
Friday 07:00 - 17:00

Telephone

+38328515294

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Institucioni Parashkollor “Foleja” Vushtrri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Institucioni Parashkollor “Foleja” Vushtrri:

Shortcuts

Share

Category