SHFMU " Dëshmorët " në Zhilivodë

SHFMU " Dëshmorët " në Zhilivodë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU " Dëshmorët " në Zhilivodë, Elementary School, Zhilivodë, Vushtrri.

URIME...
17/02/2017

URIME...

25/01/2017
15/01/2017

Të nderuar nxënës, prindër, arsimtarë, nesër fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017, urime dhe suksese!

09/01/2017

Ministria e Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyerjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017.

Pas një kërkese nga drejtori i shkollës z. Ardian Jashari, sot me datë 21.12.2016 Organizata humanitare " Human Appeal I...
21/12/2016

Pas një kërkese nga drejtori i shkollës z. Ardian Jashari, sot me datë 21.12.2016 Organizata humanitare " Human Appeal International" me zyrë në Kosovë, shtroj me linenium dhomat e mësimit dhe koridorin, në Paralelen Fizike në Bivolak. Menaxhment i shkollës, stafi, mësimorë dhe gjithë nxënësit e shkollës sonë, e falenderojmë organizatën HAI për këtë ndihmë, e në veqanti falenderojme z. Behar Dushin kordinator i kësaj organizate në qytetin e Vushtrrisë...

28 Nëntori, një festë ndrysheSe puna është mënyra më e mirë për ta bërë jetën më të bukur, nuk do koment. Andaj ne, për ...
23/11/2016

28 Nëntori, një festë ndryshe

Se puna është mënyra më e mirë për ta bërë jetën më të bukur, nuk do koment. Andaj ne, për datën 28, nga këngët e vallet, vendosem t`i shndërronim ato në punë, ngaqë nuk do të ketë mënyrë më të bukur për t`ua përcjellë porosinë atyre që ranë për këtë ditë( për një ambient shkollor të këndshëm).
Puna jonë nuk ndalet këtu, ajo vazhdon!
Urime 28 Nëntori, festa e gjithë shqiptarëve!

22 Shtatori dita e Shkollës sonë,
23/09/2016

22 Shtatori dita e Shkollës sonë,

22/06/2016

Të nderuar nxënës dhe mësimdhënës të shkollës sonë, duke ju dëshiruar pushime të këndshme, nxenesve, njëherit ju falenderoj për nje vit (shkollore 2015/16) jashtëzakonisht të suksesshëm, madje si kurrë më parë që i sollët shkollës.Gjithashtu i falenderoj edhe prinderit per mbeshtetje.
Ne kete vit, ju fituat garën në mesin e gjashtë shkollave të perzgjedhura në nivel komunal, dhe si rezultat i saj cekun prej 500 eurosh qe e shnderruat ne mjete materiale per shkollen financuar nga Humann apl int.
Ju gjithashtu duke marrë pjesë në emisionin "1 2 3 fillo", hyte ne mesin e 24 shkollave të krejt Kosovës, në kuadër të atyre qe merrnin pjesë, gjithashtu sukses i mire ishte edhe vendi i peste ne gara te matematikes nga të gjitha shkollat e Komunës sonë, e që si qershi mbi tortë, ishte gara e këndimit, ku Florenta mori cmimin "Debutantja më e mirë" në kuadër të të gjitha shkollave të Komunës sone.
Gjithashtu, ani pse shperbleheshin vetem tri vendet e para, u mor vesh ne menyre indirekte se Lorita zuri vendin e katërt. e që ishte në garë shume të ngushtë me të tretin. Laureta gjithashtu si zakonisht shkelqeu ne kete skenë.
Ne kete vit gjithashtu si sukses jashtëzakonisht i madh mund te numrohet edhe pasurimi i shkolles me libra nga donatore dhe shkrimtare te ndryshem, ku me duhet ta falenderoj shkrimtarin Bedri Tahiri. Pastaj fitimi i donacionit nga Shkolla e Policisë me 10 kompjuterë qe realisht na e krijuan Kabinetin e Informatikës, e që meritojnë nje falenderim te madh. Po ashtu nje projekt i rendesishem per nxenesit ishte edhe ai i nderrimit te karrigeve te Paraleles Fizike ne Bivolak nga Fakulteti Filozofik i Universitetit te Prishtines, ku me duhet ta falenderoj Dekanin Prof.Asoc.Dr.Bujar Dugollin, Prodekanin Prof. Dr. Agim Zogajn, sekretarin e UP-se Esat Kelmendin, Fatos Ramen dhe Ass. Ma.sc Mentor Hasanin .
Sukseset e shkollës ne kete vit nuk po mbaronin me kaq, pikërisht kete vit, shkolla jonë me ndihmën e pushtetit lokal, krijoi rrethojën e saj, kurse ne vitin e ardhshem shkollore do kompletohet tersisht. Kurse fare ne funt se bashku me Keshillin e Shkolles dhe Prinderit u be edhe riemerimi i shkolles sone duke i nderuar Deshmoret e fshatit Zhilivode dhe gjithe deshmoreve te kombit.
Me pak fjale, ishte ky nje vit i suksesit per ne si kurrë më parë, të shpresojmë se vitet a ardhshme të jenë edhe me te suksesshme!

Festa e ABETARES.
27/05/2016

Festa e ABETARES.

Alban Pllana - Arsimtar i Gj. Angleze...
22/05/2016

Alban Pllana - Arsimtar i Gj. Angleze...

Sot shkolla jonë pati vizitë në formë të organizuar nga një grup i njohur shkrimtarësh, hulumtuesish,  poetësh, përfaqës...
10/05/2016

Sot shkolla jonë pati vizitë në formë të organizuar nga një grup i njohur shkrimtarësh, hulumtuesish, poetësh, përfaqësues shtypshkronjash e bibliotekarësh.
Vizita e sotme kishte karakter shkencor, ngaqë në kuadër të saj, shkollës sonë ju dhuruan tituj të shumtë librash duke pasuruar edhe më tej bibliotekën e saj.
Me këtë rast, në emër të shkollës falenderojmë secilin veç e veç për këtë kontribut madhor për ne:
Dr. Memhet Rrukiqin - hulumtues,
Prof. Bedri Tahirin- shkrimtar, profesor
Halil Gashin - shkrimtar me vendqëndrim në Kanada,
Ramadan Mehmetin-shkrimtar nga Gjilani
Hajdar Fejzullahun- shtypshkronja "Lena" Prishtinë
Advie Maxhunin nga Biblioteka e qytetit të Vushtrrisë,
Ermira Jusufin - poete

Njerëzit që bëjnë të mira, u takojnë fjalët më të thjeshta, por më të ëmbla, midis të cilave falenderimi, përgëzimi, respekti, por mbi të gjitha mirënjohja!

Faleminderit!

Address

Zhilivodë
Vushtrri
42000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU " Dëshmorët " në Zhilivodë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU " Dëshmorët " në Zhilivodë:

Shortcuts

Share