SHFMU. "Mustafë Shyti" Zyrtare

SHFMU. "Mustafë Shyti" Zyrtare Kjo është faqja zyrtare e shkollës “Mustafë Shyti” në Oshlan. Në këtë faqe do të pasqyr

Puna dhe përkushtimi i punëtorëve tanë teknikë janë shtylla kryesore që mban shkollën tonë të pastër, të sigurt dhe gjit...
14/09/2026

Puna dhe përkushtimi i punëtorëve tanë teknikë janë shtylla kryesore që mban shkollën tonë të pastër, të sigurt dhe gjithmonë të gatshme për nxënësit. Me mundin e tyre të përditshëm, ata krijojnë një mjedis të ngrohtë e të përshtatshëm ku fëmijët tanë mësojnë çdo ditë.
Ju shprehim mirënjohjen më të përzemërt për kujdesin dhe kontributin e tyre të madh në komunitetin tonë shkollor.
Drejtoria e shkollës ju falendëron nga zemra për çdo punë që bëni!

JAVA E DYERVE TË HAPURANjoftim për prindërTë dashur prindër!Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet shkollës ...
11/09/2026

JAVA E DYERVE TË HAPURA

Njoftim për prindër

Të dashur prindër!

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet shkollës dhe familjes, gjatë javës së ardhshme do të zhvillohet “Java e dyerve të hapura”, me qëllim forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në fillim të vitit të ri shkollor.

Takimet me kujdestarët e klasave

Gjatë kësaj jave, prindërit do të takohen individualisht me kujdestarët e klasave, gjatë orarit mësimor, sipas organizimit të përcaktuar nga shkolla.
Këto takime janë të obligueshme për të dyja palët – për prindërit dhe kujdestarët e klasave.
Duke qenë se jemi në fillim të vitit shkollor, takimet do të fokusohen në çështje që lidhen me fillimin dhe mbarëvajtjen e vitit shkollor, ndër të tjera:

vijimin e rregullt të mësimit dhe mungesat;
disiplinën, sjelljen dhe respektimin e rregullave të shkollës;
angazhimin dhe përshtatjen e nxënësve me procesin mësimor;
furnizimin me tekste dhe mjete të nevojshme mësimore;
nevojat dhe vështirësitë eventuale të nxënësve;
bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt ndërmjet shkollës dhe familjes;
çështje të tjera me rëndësi për mbarëvajtjen e punës dhe mirëqenien e nxënësve.

Qëllimi i këtyre takimeve është që viti shkollor të fillojë dhe të vazhdojë në mënyrë sa më të organizuar, duke identifikuar me kohë nevojat e nxënësve dhe duke ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet shkollës dhe prindërve.

Konsultimet javore me mësimdhënësit

Përveç takimeve me kujdestarët e klasave, në shkollën tonë zhvillohen edhe konsultimet javore me mësimdhënësit. Çdo mësimdhënës ka një termin të përcaktuar javor, gjatë të cilit prindërit mund të takohen me të dhe të marrin informacione apo sqarime lidhur me angazhimin dhe mbarëvajtjen e fëmijës në lëndën përkatëse.

Këto konsultime nuk janë të obligueshme, por janë një mundësi që prindërit mund ta shfrytëzojnë sa herë që e ndjejnë të nevojshme, për të diskutuar me mësimdhënësin për çështje që lidhen me fëmijën e tyre. Ky organizim është bërë me qëllim që komunikimi ndërmjet prindërve dhe mësimdhënësve të jetë i rregullt dhe i planifikuar, pa ndërprerë apo penguar procesin e rregullt mësimor.

📎 Më poshtë gjeni evidencën e konsultimeve javore të mësimdhënësve dhe terminet përkatëse, të cilat mund t'i shfrytëzoni sipas nevojës.

Të dashur prindër!

Bashkëpunimi i shkollës me familjen është një nga faktorët e rëndësishëm për krijimin e një mjedisi të sigurt, të rregullt dhe mbështetës për nxënësit. Prandaj, ju ftojmë që këtë mundësi komunikimi ta shfrytëzoni në mënyrë aktive dhe të punojmë së bashku për një fillim dhe mbarëvajtje sa më të mirë të vitit shkollor.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin, pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm!

Drejtoria e SHFMU “Mustafë Shyti” – Oshlan

01/09/2026
Të dashur prindër!Kjo shkresë sapo na erdhi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës, në lidhje me s...
28/08/2026

Të dashur prindër!

Kjo shkresë sapo na erdhi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës, në lidhje me subvencionimin e librave. Po ua publikojmë më poahtë tekstin pa asnjë ndërhyrje!

Të nderuar,

Në kuadër të procesit të subvencionimit të prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat fillore dhe të mesme të ulëta që të organizojnë plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor.

Përmes kësaj deklarate, prindi/kujdestari ligjor konfirmon se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore të nevojshme, se nxënësi/ja i ka ato në dispozicion, se është i vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente dhe se tekstet e destinuara për ripërdorim do t'i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor.

Për realizimin e këtij procesi kërkohet që:

1. Shkollat t'ua shpërndajnë deklaratat të gjithë nxënësve të klasave 1–9 përfitues të subvencionimit, të cilët do t'ua përcjellin ato prindërve/kujdestarëve ligjor për plotësim dhe nënshkrim.

2. Prindërit/kujdestarët ligjor ta plotësojnë dhe nënshkruajnë deklaratën dhe ta kthejnë atë në shkollë përmes nxënësit.

3. Shkollat t'i grumbullojnë dhe evidentojnë deklaratat e pranuara dhe të sigurohen që procesi të përfshijë të gjithë nxënësit përfitues.

4. Deklaratat origjinale të ruhen dhe arkivohen në shkollë, në përputhje me rregullat për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit shkollor.

5. Shkollat t'ia dorëzojnë një kopje të deklaratave DKA-së përkatëse, ndërsa DKA-të t'i sistemojnë dhe t'ia përcjellin kopjet elektronike Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

I gjithë procesi i shpërndarjes, plotësimit, grumbullimit dhe dorëzimit të deklaratave duhet të përfundojë jo më vonë se më 1 tetor 2026.

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për koordinimin dhe përcjelljen e zbatimit të kësaj qarkoreje në shkollat përkatëse.

Deklarata e prindit/kujdestarit ligjor i bashkëngjitet kësaj qarkoreje dhe është pjesë përbërëse e saj.

Me respekt,

Të nderuar prindër!Megjithëse me vonesë, MASH dje ka miratuar katalogun e librave dhe çmimet e tyre, e të cilin edhe e k...
28/08/2026

Të nderuar prindër!

Megjithëse me vonesë, MASH dje ka miratuar katalogun e librave dhe çmimet e tyre, e të cilin edhe e ka bërë publik. Secili prind tani mund ta shoh çmimin e librit që duhet ta blej. Mos lejoni që të manipuloheni nga askush!

24/08/2026
https://www.facebook.com/share/p/1BeyKbkmko/KOMUNIKATËMinistria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujde...
20/08/2026

https://www.facebook.com/share/p/1BeyKbkmko/

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

__________________________________

SAOPŠTENJE

Ministarstvo obrazovanja i nauke apeluje na roditelje i zakonske staratelje da ne žure sa kupovinom udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava roditelje i zakonske staratelje da proces pregovaranja o cenama udžbenika sa izdavačkim kućama još uvek nije završen. Iz tog razloga, konačni katalog udžbenika, zajedno sa odgovarajućim cenama, još uvek nije objavljen na zvaničnoj internet stranici Ministarstva.

Nakon završetka procesa pregovaranja sa izdavačkim kućama, Ministarstvo obrazovanja i nauke objaviće konačni katalog sa cenama udžbenika i odrediti odgovarajući iznos za kupovinu knjiga za svakog učenika. Stoga apelujemo na roditelje i zakonske staratelje da sačekaju zvanično objavljivanje kataloga i da ne vrše unapred kupovinu udžbenika. Istovremeno, Ministarstvo apeluje na knjižare i prodavce udžbenika da ne započinju prodaju knjiga pre završetka procedura i objavljivanja zvaničnog obaveštenja Ministarstva.

Za sve dodatne informacije, roditelji, zakonski staratelji i svi zainteresovani treba da se prate samo zvanična obaveštenja i publikacije Ministarstva obrazovanja i nauke.

___________________________________

COMMUNIQUÉ

The Ministry of Education and Science calls on parents and legal guardians not to rush into purchasing textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science informs parents and legal guardians that the process of negotiating textbook prices with publishing houses has not yet been completed. For this reason, the final catalog of textbooks, along with the respective prices, has not yet been published on the official website of the Ministry.

After the completion of the negotiation process with publishing houses, the Ministry of Education and Science will publish the final catalog with textbook prices and will determine the corresponding amount for the purchase of books for each student. Therefore, we urge parents and legal guardians to wait for the official publication of the catalog and not to make preliminary purchases of textbooks. At the same time, the Ministry calls on bookstores and textbook sellers not to begin selling books before the completion of procedures and the publication of the official announcement by the Ministry.

For any further information, parents, legal guardians, and all interested parties should refer only to the official announcements and publications of the Ministry of Education and Science.

Të dashur prindër të nxënësve!​Me rastin e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, ju njoftojmë se m...
18/08/2026

Të dashur prindër të nxënësve!

​Me rastin e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, ju njoftojmë se mësimdhënësit e shkollës sonë kanë përfunduar procesin e përzgjedhjes së teksteve mësimore që do të përdoren nga nxënësit gjatë këtij viti.
​Librat janë përzgjedhur me kujdes nga mësimdhënësit e lëndëve dhe të klasave, duke u bazuar në kriteret e cilësisë, përshtatshmërinë me kurrikulën e re, si dhe në nevojat zhvillimore e moshore të nxënësve, me qëllim sigurimin e një procesi mësimor sa më efikas dhe cilësor.
​Listën e plotë të librave të përzgjedhur për secilën klasë e gjeni në formularët më poshtë.
​Luteni që të njiheni me listën përkatëse për klasën e fëmijës suaj dhe t'i siguroni tekstet e nevojshme në kohën e duhur para fillimit të vitit shkollor, për të mundësuar mbarëvajtjen e rregullt të orëve mësimore që në ditën e parë.
​Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Qeveria do të subvencionojë prindërit për blerjen e librave. Prindërit obligohen t'i blejnë tekstet, ndërsa nxënësit duhet t'i ruajnë dhe t'i kthejnë ato në shkollë në fund të vitit shkollor.
​Për çdo paqartësi, pyetje apo informacion shtesë lidhur me titujt e librave ose shtëpitë botuese përkatëse, jeni të lirë të kontaktoni mësimdhënësit lëndorë ose kujdestarët e klasave.
​Ju falënderojmë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen tuaj në edukimin dhe suksesin e nxënësve tanë!

Me respekt dhe konsideratë:
Drejtoria e shkollës

NJOFTIM PËR PRINDËRIT NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS E REPUBLIKËS SË KOSOVËSTë nderuar prindër dhe kujdestarë ligj...
12/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

Address

Pishtarët E Lirisë
Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Telephone

+38344000000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU. "Mustafë Shyti" Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share