11/09/2026
U mbajtën mbledhjet me prindër në SHMLP “Bahri Haxha”
Sot, në SHMLP “Bahri Haxha”, u mbajtën mbledjet me prindër, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit shkollë–familje dhe koordinimit të përbashkët për një vit shkollor sa më të suksesshëm.
Gjatë takimeve u diskutua për:
-mbarëvajtjen e procesit mësimor ,
-organizimin e procesit mësimor
-vijueshmërinë, disiplinën dhe përgjegjësinë e nxënësve,
-rregullat dhe obligimet e nxënësve
-rolin e kujdestarëve dhe bashkëpunimin me prindërit;
-rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm shkollë–prind–nxënës dhe
çështje të tjera me interes për mbarëvajtjen e vitit shkollor.
Falënderojmë prindërit për pjesëmarrjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në edukimin dhe suksesin e fëmijëve të tyre.
Bashkë për një vit shkollor të suksesshëm!
Drejtoria e SHMLP “Bahri Haxha” – Vushtrri