09/04/2021
Urime Dita e Kushtetutës!
Preambula e Kushtetutës:
Ne, Populli i Kosovës,
Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet;
Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit;
Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social;
Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje;
Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë;
Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike;
Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës u miratua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
29/01/2021
Lajmi që tronditi studentët, menaxhmentin e Kolegjit “BIZNESI” dhe gjithë Vushtrriasit
Sot u njoftuam se p***a ndërruar jetë studenti jone 23 vjecar Shkelzen Kasumi, i rëndë dhe i hidhur ky lajm!
Shkelzeni një djal me energji pozitive dhe me një ambicie të qartë ishte shembull për të tjerët, iu desh të lë në gjysmë studimet themelore dhe shkoj në Francë për shërim, por sëmundjen nuk e përballoj dot.
Kolegji “BIZNESI” shpreh ngushëllime Familjes Kasumi, studentëve dhe gjithë shoqërisë së tij
12/01/2021
Ekonomia pasurohet me arsim cilësor - Bota Sot
Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Kolegji “BIZNESI” Prishtinë nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me qëllim në përkrahjen e ngritjes së nivelit edukativ dhe profesional të të...
04/01/2021
Konferenca e 12-Shkencore organizuar nga Kolegji BIZNESI!
Kolegji “BIZNESI” organizoi konferencë me temë: “Veçoritë e menaxhimit të emergjencave në kushtet e pandemisë Covid – 19 dhe rrugët e vendosjes së normalitetit”
Në datë 24 Dhjetor 2020, Kolegji ‘BIZNESI’ nën drejtimin e Dekani, profesor doktor Shyqeri Kabashi, organizoi konferencën me temë “Veçoritë e menaxhimit të emergjencave në…
27/11/2020
Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar
Lajmërohen studentët, personeli akademik dhe ai administrativ, se me rastin e Festës Kombëtare 28-Nëntori-Ditës së Flamurit, me dt. 28.11.2020 (e shtunë) nuk do të zhvillohet procesi mësimor, do të jetë ditë pushimi në Kolegjin "BIZNESI".
Menaxhmenti i Kolegjit BIZNESI-Dega në Vushtrri, uron për Diten e Flamurit të gjithë shqiptarët ku do që jetojnë e veprojnë!
Urime Festa e Flamurit!
06/08/2020
Afati i Provimeve Shtator 2020 – Bachelor
Njoftohen studentët e Kolegjit “Biznesi” (Qendra – Prishtinë dhe degët Gjakovë, Prizren dhe Vushtrri) që afati i provimeve “Shtator 2020” niveli Bachelor fillon me 31.08.2020 dhe të përfundon me 26.09.2020.
Paraqitja e provimeve fillon nga data 24.08.2020 dhe përfundon me 29.08.2020. Studentët të cilët nuk e respektojnë afatin për paraqitje, nuk mund ta shfrytëzojnë afatin e provimeve.
Orari i provimeve – Bachelor
Njoftohen studentët e Kolegjit “Biznesi” (Qendra – Prishtinë dhe degët Gjakovë, Prizren dhe Vushtrri) që afati i provimeve “Shtator 2020” niveli Bachelor fillon me 31.08.2020 dhe të përfundon me 26.09.2020.
Paraqitja e provimeve fillon nga data 24.08.2020 dhe përfundon me 29.08.2020. Studentët të cilët nuk e respektojnë afatin për paraqitje, nuk mund ta shfrytëzojnë afatin e provimeve.
Suksese për të gjithë!
06/03/2020
Kolegji Biznesi Organizon trajnim me temat:
- Mbrojtja në punë
- Mbrojtja e ambientit
- Mbrojtja e shëndetit në punë
Pjesëmarrës:
Ndërmarrje prodhuese, Ndërmarrje ndërtimore, Ndërmarrje tregtare, Ndërmarrje transportuese, Kompanitë e sigurimit, Studentët dhe nxënësit të cilët duan t’i zgjerojnë njohuritë në këto fusha.
Trajnimi mbahet në sallën e Kolegjit Biznesi në Prishtinë, më 04.04.2020 dhe fillon në orën 10:00.
Trajnimi është falas, certifikimi për punëtorë 15 € ndërsa për nxënës dhe studentë 10 €.
Konfirmimi i pjesëmarrjes: e-mail: [email protected], Tel: 038 500 878 / 044 500 878
Me respekt,
Kolegji BIZNESI
18/02/2020
Urime Dita e Pavarësisë!
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Kolegjit “Biznesi” – Qendra në Prishtinë dhe degët në Prizren, në Gjakovë e në Vushtrri, se dita e hënë, më datë 17.02.2019 do të jetë ditë pushimi, me rastin e 12-Vjetorit të Shpalljes të Pavarësisë së Republikës Kosovës.
Urime 12-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës!
Kosova, nder dhe detyrë
vend i dijes dhe i suksesit
30/12/2019
Gëzuar 2020!
Gëzuar 2020!
Lajmërohen studentët, personeli akademik dhe ai administrativ me rastin e festës së Vitit të Ri 2020, data 31.12.2019 dhe 01, 02, Janar 2020 janë ditë pushimi në Kolegjin “BIZNESI” – Qendrën në Prishtinë dhe degët në Gjakovë, në Vushtrri dhe në Prizren.
Procesi mësimor rifillon nga data 03.01.2020.
05/08/2019
Afati i provimeve SHTATOR 2019
Njoftohen studentët e Kolegjit “Biznesi” (Qendra – Prishtinë dhe degët Gjakovë, Prizren dhe Vushtrri) që afati i provimeve “Shtator 2019” niveli Bachelor, fillon me 2.9.2019 dhe përfundon me 31.9.2019.
Paraqitja e provimeve fillon nga data 19.8.2019 dhe përfundon me 30.8.2019. Studentët të cilët nuk e respektojnë afatin për paraqitje, nuk mund ta shfrytëzojnë afatin e provimeve.
Suksese për të gjithë!
20/07/2019
Qëllimi i çdo studenti 👨🎓👩🎓 realizuar me dt. 16.7.19
Suksese!