22/09/2020
Kolegji AAB lanson Programin e Bursave për studime bachelor 2020/21
100 bursa për studime bachelor në vlerë mbi 100 mijë euro për studentët e rinj
Edhe pse në situatë jo të zakonshme për shkak të pandemisë COVID-10, Kolegji AAB si institucioni lider i arsimit të lartë në të gjitha trojet shqiptare, përmes Programit të Bursave, ka vendosur që për të gjithë maturantët e interesuar për studime universitare të ofrojë 100 bursa të plota studimi për një vit akademik, të cilat kapin shumën e mbi 100 mijë eurove.
I ranguar si institucioni më i mirë jopublik në ranglistën e universiteteve Webometrics, me numrin më të madh të studentëve dhe mësimdhënësve, me një infrastrukturë mbresëlënëse e cila flet për investimet e vazhdueshme që janë bërë për pothuaj dy dekada të funksionimit, Kolegji AAB edhe njëherë dëshmon se është prijës i arsimit të lartë në vend dhe jo vetëm.
Potenciali, talenti dhe shtytja ekzistojnë në çdo cep të botës. Por jo gjithmonë edhe mundësitë. Kjo është arsyeja pse Kolegji AAB ka vendosur që rrugën deri te qëllimi ta bëjë të mundur për secilin.
Kush mund të aplikojë në këtë program?
Në Programin e Bursave mund të aplikojnë të gjithë maturantët të cilët kanë mbaruar me sukses testin e maturës dhe nuk kanë vendosur ende se ku do të studiojnë. Kjo është një mundësi e artë sepse Kolegji AAB ofron bursa në 17 programe shumë të kërkuara studimore në nivelin bachelor.
Si mund të aplikoj?
Mënyra e aplikimit është e thjeshtë. AAB ka krijuar një platformë të veçantë në të cilën ju mund të lini të dhënat tuaja përmes të cilave do të kontaktoheni për procedurat e mëtejme.
Linku i aplikimit:
https://aab-edu.net/programi-i-bursave-2020-21
Kur është afati i aplikimit?
Afati i aplikimit për Programin e Bursave në afatin e dytë në Kolegjin AAB është i hapur nga data 19 shtator – 02 tetor 2020 (ora 24.00).
për më shumë klikoni linkun: https://aab-edu.net/100-bursa-per-studime-bachelor-ne.../
Kolegji AAB lanson Programin e Bursave për studime bachelor 2020/21 Edhe pse në situatë jo të zakonshme për shkak të pandemisë COVID-19, Kolegji AAB si institucioni lider i arsimit të lartë në të gjitha trojet shqiptare, përmes Programit të Bursave, ka vendosur që për të gjithë matu...