SHFMU " L I R I A " Strofc - Vushtrri

SHFMU " L I R I A " Strofc - Vushtrri Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU " L I R I A " Strofc - Vushtrri, Elementary School, 7 Dëshmorët, nr. 45 Stroc, Vushtrri.

Katalogu i teksteve nga klasa e 1-rë deri te klasa e 9-të
27/08/2026

Katalogu i teksteve nga klasa e 1-rë deri te klasa e 9-të

12/08/2026

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

🌟 KRENAR ME NXËNËSIT TANË! 🌟​Kemi kënaqësinë të ndajmë një lajm të jashtëzakonshëm! Nxënësja e shkollës sonë , Sumea Ali...
24/06/2026

🌟 KRENAR ME NXËNËSIT TANË! 🌟
​Kemi kënaqësinë të ndajmë një lajm të jashtëzakonshëm! Nxënësja e shkollës sonë , Sumea Aliu (klasa e 8-të), ka arritur një sukses kulmor në Olimpiadën Gjermane të Matematikës (German Math Olympiad).
​Në provimin kualifikues online, Sumea shkëlqeu duke u renditur e 12-ta nga 192 nxënës në kategorinë e saj! Me një rezultat prej 63.83 pikësh, ajo ka siguruar zyrtarisht kualifikimin e dyfishtë:
​🔹 Në Provimin Final Online (dhjetor 2026).
🔹 Në Finalen e Madhe (Grand Final) në Berlin, Gjermani (maj 2027)!

​Ky sukses dëshmon talentin e Sumeas dhe përkushtimin e shkollës sonë për të brumosur talente që na zbardhin fytyrën ndërkombëtarisht 🇽🇰✨.
​Në emër të gjithë kolektivit të shkollës "Liria", i urojmë Sumeas shumë suksese në dy etapat e radhës! Rruga drejt Berlinit sapo ka filluar! 📐✏️🇩🇪

20/06/2026

Kësulëkuqja

Aktivitet i realizuar me fëmijët e grupit parashkollor të SHFMU "LIRIA" Stroc te Ferma Qyqavica.

Ky projekt është përgatitur dhe realizuar nga mësuesja Xhejlane Bujupi me përkushtim dhe dashuri.

https://www.youtube.com/shorts/Z7RDFoOk2xQ

Faleminderit për këto 5 vite të paharrueshme ❤️📚Pas 5 viteve plot mësime, kujtime, shoqëri dhe momente të paharrueshme, ...
16/06/2026

Faleminderit për këto 5 vite të paharrueshme ❤️📚

Pas 5 viteve plot mësime, kujtime, shoqëri dhe momente të paharrueshme, sot po e mbyllim një kapitull të rëndësishëm të jetës sonë shkollore.
Faleminderit mësuesve tanë për përkushtimin dhe prindërve për mbështetjen në çdo hap. Këto vite do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Tani na presin sfida dhe suksese të reja në rrugëtimin tonë. 🎓✨

16/06/2026

Aktivitetet në kuadër të Ditës së Shkollës – 11 Qershor

Në kuadër të shënimit të Ditës së Shkollës, nxënësit e klasës së VII-të dhe VIII-të, të udhëhequr nga arsimtarja Albana Gashi, prezantuan eksperimente të ndryshme nga lënda e Kimisë, duke demonstruar njohuritë dhe shkathtësitë e tyre praktike.

Një grup tjetër i nxënësve, nën udhëheqjen e arsimtarit Baki Avdullahu, realizuan piktura me temën e Ditës së Shkollës, duke shprehur kreativitetin dhe talentin e tyre artistik.

Në përmbyllje të aktiviteteve, nxënësit e klasave I–V morën pjesë në gara të ndryshme sportive dhe argëtuese, ku shfaqën shkathtësi, bashkëpunim dhe frymë garuese.

Këto aktivitete e bënë edhe më të veçantë festimin e Ditës së Shkollës, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe të paharrueshme për të gjithë nxënësit dhe stafin e shkollës.

https://youtube.com/watch?v=muEhzAoiMFc&feature=shared

📚 Shënimi i Ditës së ShkollësMë 11 qershor, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Shkollës, nxënëset Leonita...
13/06/2026

📚 Shënimi i Ditës së Shkollës

Më 11 qershor, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Shkollës, nxënëset Leonita Klinaku dhe Alea Duraku, nën udhëheqjen e arsimtarit të historisë z. Valdet Halili, prezantuan historikun e shkollës para nxënësve dhe stafit.

Në përmbyllje të ceremonisë, drejtori i shkollës ndau mirënjohje për dy nxënësit më të dalluar të këtij viti shkollor, Rrezarta Aliu dhe Adnit Saraçi, në shenjë vlerësimi për sukseset dhe arritjet e tyre të shkëlqyera gjatë vitit shkollor.

Urime nxënësve për rezultatet e arritura dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre arsimor! 👏🎓

🎉✨Kuizi i Diturisë për nder të Ditës së Shkollës 📚Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Shkollës, u organizua një kuiz d...
10/06/2026

🎉✨Kuizi i Diturisë për nder të Ditës së Shkollës 📚

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Shkollës, u organizua një kuiz diturie me nxënësit e klasës së tretë.
Me entuziazëm dhe frymë garuese, ata treguan njohuritë e tyre dhe dëshmuan se dija fitohet me përkushtim dhe punë.

Urime të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe paraqitjen e shkëlqyer, ndërsa fituesve u urojmë medaljet dhe kupën e merituar! 🏆

Festa e Abetares 📚🌟❤️Sot zemrat tona janë të mbushura me gëzim, sepse po festojmë një nga ditët më të bukura të fëmijëri...
09/06/2026

Festa e Abetares 📚🌟❤️

Sot zemrat tona janë të mbushura me gëzim, sepse po festojmë një nga ditët më të bukura të fëmijërisë sonë – Festën e Abetares. Me shkronjat e para nisëm rrugëtimin drejt dijes, mësuam të lexojmë, të shkruajmë dhe të zbulojmë botën e mrekullueshme të librave.

Me mirënjohje falënderojmë mësuesin tonë të dashur Fadil Berisha dhe prindërit tanë, të cilët na dhanë dashuri dhe përkushtim në këtë rrugëtim të veçantë.

Sot mbyllim me krenari një kapitull të bukur dhe hapim derën e shumë sukseseve të reja.

Urime Festa e Abetares! Le të jetë kjo vetëm fillimi i një rruge të ndritur drejt dijes dhe ëndrrave tona! 📚🌟❤️

Address

7 Dëshmorët, Nr. 45 Stroc
Vushtrri
42000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU " L I R I A " Strofc - Vushtrri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share