19/07/2021
Çdo fillim e ka fundin!
Personel i shkollës, shumë të nderuar prindër dhe ju nxënës të shkollës "Hajrullah Shala" në Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë.
Jam shumë i lumtur që për gjithë këto vite punuam së bashku për ta shndërruar këtë institucion në shkollë KAMPIONE.
Çdo iniciativë që kemi nisur së bashku e kemi përfunduar me sukses.
Jam shumë i gëzuar që pas gjithë këtyre viteve si drejtor i kësaj shkolle, po e lë këtë institucion arsimor të shndërruar në SHKOLLË KAMPIONE.
Sigurisht që nuk e gjeta të tillë, së bashku e bëmë, pasi kishim vizion e mision.
U jam shumë mirënjohës secilit nga ju pa dallim.
Që nga dita e parë në fillim kur e nisa punën si drejtor, kjo shkollë ishte sikur shtëpia ime, ju ish*t sikur anëtarë të familjes sime.
Suksesi i shkollës është meritë e çdonjërit nga ju. Jam i kënaqur që pritjet e mia për të arriturat e kësaj shkolle janë tejkaluar.
Po ju njoftoj të gjithëve se unë me dëshirën time më nuk mund të vazhdoj që të jem në pozitën e drejtorit.
Sukseset e shkollës, të cilën e udhëhoqa janë të mëdha, prandaj po i përmend vetëm disa, e nisëm pothuajse nga zero, por arritëm me punë aty ku deshëm:
□Shtuam pasurinë e shkollës në inventar
□Emërtuam shkollën
□ Formuam Këshillin Drejtues të Shkollës (KDSh)
□ Blemë librat e parë Amë për Nxënës e Mësimdhënës si dhe Librat e Protokolit
□ Punuam vulat e shkollës
□Themeluam kabinetin e Teknologjisë
□ Botuam librin e parë të nxënësve të shkollës me poezi të financuar nga Banka Botërore
□Formuam Bibliotekën
□U pajisëm me mjete të konkretizimit në Matematikë, Biologji e Gjeografi të fituara nga Granti i Bankës Botërore
□U pajisëm me zërim për aktivitete kulturore muzikore
□Morëm pjesë në qindra gara komunale dhe republikane
□Organizuam shumë aktivitete të diturisë
□Fituam grante nga Banka Botërore
□E bëmë secilën klasë me dollapë për nxënës
□Vendosëm dollapë për mësimdhënës
□U rregullua komplet klasa për Parafillor
□U vendosëm në të gjitha klasat tabela lëvizëse
□ Blemë gjenerator dhe kosë me benzinë për bari
□ Vendosëm vazo betoni për lule
□ Mbollëm lule, drunj dekorativ e trëndafila
□ U vendosën kamerat e sigurisë
□ Shkolla jonë u nderua me çmimin "Shkollë mike për nxënës"
□ Fituam dhjetëra mirënjohje me nxënës
□ Çdo vit shkollor ndamë mirënjohje për nxënësit e dalluar
□ U trajnuan mësimdhënësit për Teknologji dhe Gjithëpërfshirje nga granti i Bankës Botërore
□Organizuam ekskursion nëpër Kosovë falas për të gjithë nxënësit e dalluar të shkollës të financuar nga Banka Botërore
□Formuam revistën e shkollës "Mësuesi im" si buletin informativ për aktivietetet shkollore
□ U realizuan reportazhe për shkollën nga revista e KFOR-it si dhe disa radio e televizione të tjera vendore
□ U mbyll gropa septike dhe shkolla u kyç në rrjetin e kanalizimit
□ U mirëmbajtën nyjet sanitare të shkollës
□ U mirëmbajt në vazhdimësi me lyerje shkolla
□ I pajisëm me inventar të ri tri klasa
□ Fituam në garat e USAID-it për renovimin e klasave
□ U organizuan punëtori për demokraci falas për nxënës të disa klasave në Prishtinë
□ Zumë vendin e Parë në Kosovë për Ese
□ Zumë vendim e Parë në Komunë për Vizatim
□ Zumë vendin e Parë në Hendboll
□ I trajnuam të gjithë nxënësit për përdorim të kompjuterit.
Me shumë respekt, Hajdin Islami