SHFMU "Andon Zako Çajupi" Vushtrri

SHFMU "Andon Zako Çajupi" Vushtrri Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Andon Zako Çajupi" Vushtrri, Middle School, Vushtrri, Rr. Zenun Gjoca, Vushtrri.

Dita Ndërkombëtare e Alfabetizmit – 8 ShtatoriMe nxënësit e klasave të gjashta, sot u zhvillua një aktivitet ndërgjegjës...
08/09/2026

Dita Ndërkombëtare e Alfabetizmit – 8 Shtatori

Me nxënësit e klasave të gjashta, sot u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues për të theksuar rëndësinë e leximit, shkrimit dhe dijes.

Përmes angazhimit të mësimdhënëses së Gjuhës Shqipe, Rabihane Meniqi, dhe pjesëmarrjes aktive të nxënësve, reflektuan mbi rëndësinë e alfabetizimit si një ndër çelësat kryesorë që hap dyert e dijes, mundësive dhe së ardhmes.

“Të dish të lexosh e të shkruash do të thotë të kesh çelësin e dijes, të mundësive dhe të së ardhmes. Le të mos mbetet askush pa këtë çelës!”

31/08/2026

🏫 Një shkollë e përgatitur për një fillim të mbarë!

Nga bashkëpunimi i ngushtë mes Drejtorisë së Shkollës dhe kuadrit teknik, çdo ambient i objektit tonë shkollor është përgatitur me kujdes dhe përkushtim për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor.

Në kuadër të përgatitjeve janë realizuar:

🔹Hapësirat mësimore – pastrim i thelluar dhe higjienizim i klasave, bankave, tabelave dhe ambienteve të tjera mësimore.

🔹Ambientet e përbashkëta – pastrim dhe higjienizim i korridoreve, shkallëve dhe tualeteve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë standardeve të higjienës.

🔹Hapësirat e jashtme – pastrimi i oborrit të shkollës, me synim krijimin e një mjedisi të sigurt, të pastër dhe të këndshëm për nxënësit.

Përgatitja e shkollës nuk është vetëm një detyrë e përditshme, por një investim në mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e fëmijëve tanë Një mjedis i pastër dhe i mirëmbajtur krijon kushte më të mira për të mësuar dhe për të zhvilluar një kulturë të përgjegjësisë së përbashkët.

👏 Drejtoria e Shkollës shpreh falënderimet më të përzemërta për të gjithë kuadrin teknik, për punën e palodhur, përkushtimin dhe kujdesin e treguar gjatë këtyre ditëve.

Me punë, përgjegjësi dhe bashkëpunim, po e hapim dyert e shkollës për një vit të ri shkollor të pastër, të sigurt dhe plot suksese!

📚 Mirë se vini, nxënës të dashur!
Le ta nisim së bashku një vit të ri me energji, përkushtim dhe besim në suksese të reja!

Drejtoria e Shkollës

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,Ju njoftojmë se më 1 shta...
31/08/2026

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Ju njoftojmë se më 1 shtator 2026 fillon viti i ri shkollor 2026/2027.

Urojmë që ky vit të jetë i mbarë, i suksesshëm dhe i mbushur me dije, bashkëpunim dhe arritje të reja!

Mirë se vini dhe suksese të gjithëve!

NJOFTIM PËR PRINDËR DHE KUJDESTARË LIGJORËTë nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,Ju njoftojmë se janë publikuar lista...
29/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËR DHE KUJDESTARË LIGJORË

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se janë publikuar listat e nxënësve të klasave parafillore.

🕗 Grupi i parë: 08:00–10:30
🕥 Grupi i dytë: 10:45–13:15

Ju lutemi të respektohet orari i përcaktuar për grupin përkatës.

Ju dëshirojmë një fillim të mbarë dhe të suksesshëm të vitit shkollor!

NJOFTIMTë nderuar prindër,Ju njoftojmë me listat e nxënësve të klasave të para për vitin shkollor 2026/2027.Ju urojmë nx...
27/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë me listat e nxënësve të klasave të para për vitin shkollor 2026/2027.

Ju urojmë nxënësve tanë të vegjël shumë suksese, mbarësi dhe një fillim të bukur në rrugëtimin e tyre shkollor! 📚🎓

Me respekt,
Drejtoria e Shkollës

Mbledhja e Këshillit të MësimdhënësveSot u mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, ku u diskutuan çështje të rëndës...
25/08/2026

Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për përgatitjen dhe organizimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, rezultatet e nxënësve, planifikimet mësimore, aktivitetet shkollore dhe përgjegjësitë profesionale.

Takimi shërbeu si një mundësi për bashkëpunim, koordinim dhe përcaktimin e prioriteteve për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.

Së bashku për një shkollë më të mirë!

KALENDARI I VITIT SHKOLLOR 2026–2027Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,Me kënaqësi ju prezantojmë Kalendarin e Vi...
20/08/2026

KALENDARI I VITIT SHKOLLOR 2026–2027

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Me kënaqësi ju prezantojmë Kalendarin e Vitit Shkollor 2026–2027 për SHFMU “Andon Zako Çajupi” – Vushtrri.

Në këtë kalendar gjeni të pasqyruara ditët e mësimit, pushimet, festat zyrtare dhe strukturën e vitit shkollor, për një organizim sa më të mirë të procesit mësimor.

Ju urojmë një vit shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje!

Së bashku drejt një viti të suksesshëm!

Të dashur prindër,Ju njoftojmë se mësimdhënësit kanë përfunduar përzgjedhjen e teksteve mësimore për vitin shkollor 2026...
18/08/2026

Të dashur prindër,

Ju njoftojmë se mësimdhënësit kanë përfunduar përzgjedhjen e teksteve mësimore për vitin shkollor 2026/2027.

Listat e librave për secilën klasë i gjeni të postuar më poshtë. Ju lutemi t’i siguroni tekstet me kohë, në mënyrë që nxënësit të jenë të përgatitur që nga dita e parë e mësimit.

Sipas vendimit të MAShTI-t, prindërit do të subvencionohen për blerjen e librave, ndërsa tekstet duhet të ruhen dhe të kthehen në shkollë në fund të vitit shkollor.

Për çdo paqartësi, mund të kontaktoni mësuesen/in, kujdestarët e klasave.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

NJOFTIMTë nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,Ju njoftojmë se do hapet afati i dytë për regjistrimin e fëmijëve në kl...
17/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se do hapet afati i dytë për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë dhe parashkollor.

Për regjistrim, ju lutemi të paraqiteni në shkollë brenda afatit të përcaktuar.

Drejtoria e Shkollës

NJOFTIM PËR PRINDËR DHE KUJDESTAR LIGJOR Hapja e thirrjes për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve mësimoreTë nderuar p...
27/07/2026

NJOFTIM PËR PRINDËR DHE KUJDESTAR LIGJOR

Hapja e thirrjes për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve mësimore

Të nderuar prindër/kujdestarë ligjorë,
Ju njoftojmë se zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për vitin e ri shkollor 2026/27
Për të lehtësuar procesin e përgatitjes së fëmijëve tuaj për shkollë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mundësuar aplikimin online përmes platformës e-Kosova.

Kush mund të aplikojë?
Të gjithë nxënësit e klasave 1–9: Subvencionim për tekstet shkollore dhe mjetet mësimore.

https://www.facebook.com/share/p/1MtxCoMRWn/?mibextid=wwXIfr

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Address

Vushtrri, Rr. Zenun Gjoca
Vushtrri
42000

Telephone

+38328515077

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Andon Zako Çajupi" Vushtrri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Andon Zako Çajupi" Vushtrri:

Shortcuts

Share