Shfmu “Migjeni, Stanoc i Epërm

Shfmu “Migjeni, Stanoc i Epërm Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shfmu “Migjeni, Stanoc i Epërm, School, Vushtrri.

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIMPër znj. Rina Hyseni JashariMe rastin e përfundimit të angazhimit tuaj në SHFMU “Migjeni”, dësh...
18/09/2026

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM

Për znj. Rina Hyseni Jashari

Me rastin e përfundimit të angazhimit tuaj në SHFMU “Migjeni”, dëshirojmë t’ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin tuaj të çmuar në edukimin dhe arsimimin e nxënësve tanë.

Gjatë kohës së punës në shkollën tonë, me përgjegjësi, dashamirësi dhe përkushtim keni qenë pjesë e rëndësishme e stafit tonë, duke lënë pas kujtime të bukura dhe gjurmë të çmuara në jetën e shkollës.

Edhe pse rrugët tona profesionale ndahen, mirënjohja dhe respekti ynë për punën tuaj do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së shkollës “Migjeni”.

Ju urojmë shumë suksese, mbarësi dhe arritje të reja në shkollën tuaj të re! Rina Jashari ❤️

Me respekt dhe mirënjohje,
Drejtoresha e SHFMU “Migjeni”
Ardita Shala-Bekteshi

🌿🦇 DITA NDËRKOMBËTARE E SHPELLAVE – VIZITË NË SHPELLËN E GADIMES 🦇🌿Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shpellave, u reali...
18/09/2026

🌿🦇 DITA NDËRKOMBËTARE E SHPELLAVE – VIZITË NË SHPELLËN E GADIMES 🦇🌿

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shpellave, u realizua një vizitë edukative në Shpellën e Gadimes, ku nxënësit patën mundësinë të mësojnë drejtpërdrejt për natyrën, biodiversitetin, historinë dhe rëndësinë e kësaj pasurie të veçantë natyrore.

Kjo vizitë u zhvillua në frymën e mësimit ndërdisiplinor, duke bashkuar disa fusha mësimore:

🧬 Biologji – nxënësit vëzhguan organizmat dhe kushtet e veçanta të mjedisit shpellor, duke u njohur me myshqet, bimët dhe gjallesat, përfshirë edhe lakuriqët e natës, si pjesë e biodiversitetit.

💻 Teknologji – u diskutua për përdorimin e teknologjisë në eksplorimin, dokumentimin dhe studimin e shpellave.

📖 Gjuhë Shqipe – nxënësit përshkruan përjetimet dhe përshtypjet e tyre, duke pasuruar fjalorin me terma të rinj dhe duke zhvilluar aftësitë e komunikimit.

🏛️ Histori – nxënësit u njohën me rëndësinë e shpellave si pjesë e trashëgimisë natyrore dhe historike.

👩‍🏫 Mësimdhënësit pjesëmarrës:
Serbeze Çollaku, Remzie Cakaj, Zahir Kastrati dhe Shemsije Latifi.

Një ditë e mbushur me mësim, vëzhgim, eksplorim dhe përjetime të bukura, ku klasa u zhvendos nga bankat shkollore në një nga thesaret më të veçanta natyrore të Kosovës. 🌍💚

Mësojmë duke parë, hulumtojmë duke përjetuar dhe mbrojmë atë që njohim! 🌿🦇📚

🌱 Ligjëratë me nxënësit e klasave të 9-ta – Agjenda e Gjelbër dhe Profesionet e së ArdhmesNë SHFMU “Migjeni” – Stanoc i ...
17/09/2026

🌱 Ligjëratë me nxënësit e klasave të 9-ta – Agjenda e Gjelbër dhe Profesionet e së Ardhmes

Në SHFMU “Migjeni” – Stanoc i Epërm, nxënësit e klasave të 9-ta patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë me z. Dardan Abazi, Udhëheqës i Hulumtimit dhe Drejtor Programi në INDEP, ekspert i politikave publike me formim akademik në shkenca politike, integrim evropian dhe politika energjetike.

Ligjërata u fokusua në Agjendën e Gjelbër, tranzicionin energjetik dhe rolin e të rinjve në profesionet e së ardhmes, duke i informuar dhe motivuar nxënësit për rëndësinë e njohurive, inovacionit dhe përgatitjes për ndryshimet që sjell e ardhmja.

Aktiviteti u organizua nga Instituti INDEP, në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman KAS, dhe në koordinim me Drejtorinë e Shkollës dhe DKA-në.

Falënderojmë z. Dardan Abazi për bashkëbisedimin me nxënësit dhe për përcjelljen e njohurive e mesazheve të rëndësishme për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. 🌍💚

SHFMU “Migjeni” – Stanoc i Epërm
Dituria sot, profesionet e së ardhmes nesër!

16/09/2026

🇽🇰 Shkolla jonë feston – në pritje të Çlirimtarëve

Me krenari e emocion, SHFMU “Migjeni” – Stanoc i Epërm është në pritje të Çlirimtarëve, duke kujtuar dhe nderuar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

UÇK – tri shkronja që mbajnë brenda një histori të tërë. 🇽🇰

Historia e Kosovës nuk u shkrua vetëm me fjalë, por me sakrificë, me guxim, me lot dhe me jetë të dhëna për lirinë.

Ata që dolën përballë frikës, lanë pas familjet, ëndrrat dhe jetën e tyre, duke besuar se një ditë fëmijët e Kosovës do të rriteshin të lirë.
Sot, flamuri ynë valon në qiellin e Kosovës sepse dikush dikur pati guximin të luftojë për të.

Për dëshmorët që nuk u kthyen më…
Për nënat që pritën në dyer e nuk i panë më bijtë e tyre…
Për familjet që sakrifikuan gjithçka…
Për ata që mbajtën gjallë shpresën edhe në ditët më të vështira…

Liria ka emra. Liria ka kujtime. Liria ka sakrificë.

Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. 🇽🇰🦅

UÇK – kujtim, sakrificë dhe histori që nuk harrohet.

Mësimdhënsja e muzikes!
Saranda Ademi

NjoftimTë nderuar prinder! Në kuadër të procesit të subvencionimit të prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe mat...
28/08/2026

Njoftim
Të nderuar prinder!

Në kuadër të procesit të subvencionimit të prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat fillore dhe të mesme të ulëta që të organizojnë plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor.

Përmes kësaj deklarate, prindi/kujdestari ligjor konfirmon se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore të nevojshme, se nxënësi/ja i ka ato në dispozicion, se është i vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente dhe se tekstet e destinuara për ripërdorim do t'i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor.

Sot gjatë ditës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë një qarkore me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit përmes së cilës u ka kërkuar atyre dhe shkollave fillore dhe të mesme të ulët që të organizojnë dhe lehtësojnë shpërndarjen, plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor për nxënësit e klasave 1-9, përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027.

Përmes kësaj deklarate, prindi/kujdestari ligjor deklaron se:

- Mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore;
- Tekstet shkollore janë siguruar dhe nxënësi/ja i ka në dispozicion;
- Është i vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente për përdorimin e mjeteve dhe sigurimit të teksteve;
- Zotohet se tekstet shkollore të destinuara për ripërdorim do t’i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor në gjendje të përshtatshme.

Shkollat do t’ua shpërndajnë deklaratat nxënësve përfitues, ndërsa pas plotësimit dhe nënshkrimit nga prindërit/kujdestarët ligjorë, ato do të grumbullohen dhe evidentohen nga shkollat. Procesi i plotësimit, grumbullimit dhe dorëzimit të deklaratave duhet të përfundojë deri më 1 tetor 2026.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon DKA-të, shkollat dhe prindërit/kujdestarët ligjorë për bashkëpunimin në zbatimin me kohë të këtij procesi.

________________________________

Danas tokom dana, Ministarstvo obrazovanja i nauke podelilo je cirkularno pismo svim opštinskim direktorijatima za obrazovanje putem kojeg je od njih i osnovnih i nižih srednjih škola zatraženo da organizuju i olakšaju raspodelu, popunjavanje i prikupljanje Izjave roditelja/zakonskog staratelja za učenike od 1. do 9. razreda, korisnike subvencija za udžbenike i školski materijal za školsku 2026/2027. godinu.

Putem ove izjave, roditelj/zakonski staratelj izjavljuje da:

Sredstva subvencije iskorišćena za kupovinu udžbenika;
Su udžbenici obezbeđeni i da su učeniku/ci na raspolaganju;
Je svestan mogućnosti verifikacije od strane nadležnih institucija u vezi sa korišćenjem sredstava i obezbeđivanjem udžbenika;
Se obavezuje da će udžbenici namenjeni za ponovnu upotrebu biti vraćeni školi na kraju školske godine u odgovarajućem stanju.
Škole će podeliti izjave učenicima korisnicima, a nakon popunjavanja i potpisivanja od strane roditelja/zakonskih staratelja, škole će ih prikupiti i evidentirati. Proces popunjavanja, prikupljanja i dostavljanja izjava mora se završiti do 1. oktobra 2026. godine.

Ministarstvo obrazovanja i nauke zahvaljuje opštinskim direkcijama za obrazovanje, školama i roditeljima/zakonskim starateljima na saradnji u pravovremenom sprovođenju ovog procesa.

_________________________________

Today, the Ministry of Education and Science distributed a circular to all Municipal Directorates of Education, requesting them and primary and lower secondary schools to organize and facilitate the distribution, completion, and collection of the Parent/Legal Guardian Declaration for students in grades 1–9, beneficiaries of the subsidy for textbooks and school materials for the academic year 2026–2027.

Through this declaration, the parent/legal guardian declares that:

The subsidy funds have been used for the purchase of textbooks;
The textbooks have been secured and the student has them available;
They are aware of the possibility of verification by competent institutions regarding the use of funds and the provision of textbooks;
They commit to returning the textbooks designated for reuse to the school at the end of the school year in appropriate condition.
Schools will distribute the declarations to beneficiary students, and after being completed and signed by parents/legal guardians, they will be collected and recorded by the schools. The process of completion, collection, and submission of the declarations must be finalized by 1 October 2026.

The Ministry of Education and Science thanks the Municipal Directorates of Education, schools, and parents/legal guardians for their cooperation in the timely implementation of this process.

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e kl...
27/08/2026

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 –100 euro;

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të sh*tjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e sh*tjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që evidentojnë mospërputhje ndërmjet çmimit të përcaktuar në katalog dhe çmimit të sh*tjes ftohen ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të telefonit të MASh:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005

Njoftim tjetër me rëndësi është se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që do të regjistrohen në afatin e dytë.

Po ashtu, sistemi mbetet i hapur edhe për prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe të rregullt të procesit të subvencionimit, në funksion të lehtësimit të barrës financiare për familjet dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për mirëkuptim dhe për bashkëpunim.

__________________________________

Usvaja se Katalog udžbenika i izvršava se isplata sredstava za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda

Ministarstvo obrazovanja i nauke usvojilo je danas Katalog udžbenika i izvršilo isplatu sredstava na račune roditelja korisnika za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda za školsku 2026/2027. godinu.

Proces prijavljivanja roditelja/zakonskih staratelja počeo je 27. jula i odvijao se putem platforme eKosova. Svaku podnetu prijavu verifikovali su ovlašćeni koordinatori u svakoj školi. Liste koje su škole verifikovale potom su prošle konačnu verifikaciju od strane nadležne komisije MON-a. Konačna lista korisnika dostavljena je Ministarstvu finansija radi realizacije transfera novca na bankovne račune roditelja.

MON je sproveo pregovore sa izdavačkim kućama radi utvrđivanja konačnih prodajnih cena udžbenika. Pregovaračka komisija pripremila je konačni izveštaj o rezultatima procesa. Na osnovu tog izveštaja i u skladu sa zakonskim ovlašćenjima, MON je usvojio zvanični Katalog udžbenika, u kom su utvrđene konačne prodajne cene za svaki udžbenik. Cene utvrđene u ovom katalogu obavezujuće su za primenu na svim prodajnim mestima udžbenika. Katalog je objavljen na internetu i možete ga pronaći na: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ Isti je prosleđen ODO, školama, izdavačkim kućama, knjižarama i Savetu roditelja.

Na osnovu cena utvrđenih u katalogu, ministar je doneo odluku o visini subvencije za svaki razred. Visina subvencije po roditelju/učeniku za udžbenike na albanskom jeziku, po razredima, iznosi:

1 i 2 razred – 60 euro;
3 – razred 65 euro;
4 – razred 70 euro;
5 – razred 80 euro;
6 i 7 razred – 90 euro;
8 i 9 razred – 100 euro.

Današnjim usvajanjem i objavljivanjem kataloga, roditelji/zakonski staratelji mogu kupiti udžbenike.

MON apeluje na roditelje da se prilikom kupovine uvere da udžbenike kupuju po cenama utvrđenim u zvaničnom katalogu MON-a, koji je dostupan na internet stranici Ministarstva.

Takođe vas obaveštavamo da od danas, pa sve do početka nove školske godine, Inspekcija za obrazovanje započinje intenzivan i kontinuiran nadzor prodajnih mesta, radi verifikacije poštovanja cena utvrđenih u katalogu. Nadzor će se neprekidno sprovoditi na svim prodajnim mestima. A nakon početka školske godine, Inspekcija za obrazovanje će započeti provere u školama radi utvrđivanja da li su učenici opremljeni udžbenicima.

Roditelji koji uoče neslaganje između cene utvrđene u katalogu i prodajne cene, pozivaju se da slučaj prijave na zvanične brojeve telefona MON-a:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 i +383 (0) 38 200 65 005

Još jedno važno obaveštenje jeste da sistem za prijavljivanje na eKosova ostaje otvoren za decu koja još nisu upisana u prvi razred, a koja će se upisati u drugom roku.

Takođe, sistem ostaje otvoren i za roditelje/zakonske staratelje učenika drugih nivoa koji, iz različitih razloga, još nisu aplicirali za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke ostaje posvećeno transparentnom i regularnom sprovođenju procesa subvencionisanja, u cilju rasterećenja finansijskog tereta za porodice i obezbeđivanja neophodnih uslova za učenike na početku nove školske godine. Zahvaljujemo svim roditeljima i zakonskim starateljima na razumevanju i saradnji.

_________________________________

Is approved the Catalogue for Textbooks and Ex*****on of Subsidy Funds for Grades 1–9

The Ministry of Education and Science has today approved the Catalogue for Textbooks and executed the transfer of funds into the accounts of eligible parents for the subsidy of school textbooks for students in grades 1–9 for the 2026/2027 school year.

The application process for parents/legal guardians began on July 27 and was conducted through the e Kosova platform. Each application submitted was verified by authorized school coordinators. The verified lists were then subject to final review by the relevant MES commission. The final list of beneficiaries was forwarded to the Ministry of Finance for the transfer of funds into parents’ bank accounts.

MES held negotiations with publishing houses to determine the final sales prices of textbooks. The Negotiation Commission prepared the final report on the results of this process. Based on this report and in accordance with legal authorizations, MES approved the official Catalogue for Textbooks, which sets the final sales prices for each textbook. These prices are mandatory for all points of sale. The catalogue has been published online and can be accessed at: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ It has also been distributed to municipal education directorates, schools, publishing houses, bookstores, and the Parents’ Council.

Based on the catalogue prices, the Minister has issued a decision on the subsidy value per class. The subsidy amounts for parents/students for textbooks in the Albanian language are as follows:

• Grades 1 and 2 – €60
• Grade 3 – €65
• Grade 4 – €70
• Grade 5 – €80
• Grades 6 and 7 – €90
• Grades 8 and 9 – €100

With today’s approval and publication of the catalogue, parents/legal guardians may proceed with purchasing school textbooks.

MES urges parents to ensure that textbooks are purchased at the official catalogue prices, which are accessible online on the Ministry’s website.

Additionally, starting today and continuing until the beginning of the new school year, the Education Inspectorate will conduct intensive and continuous monitoring of sales points to verify compliance with the catalogue prices. Monitoring will be carried out across all sales units. After the school year begins, the Inspectorate will also conduct verifications in schools to ensure that students have been provided with the required textbooks.

Parents who identify discrepancies between the catalogue price and the sales price are invited to report the case to MES’s official phone numbers.

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 and +383 (0) 38 200 65 005

Another important announcement is that the application system on e-Kosova remains open for children who have not yet been enrolled in the first grade and who will be registered during the second enrollment period.

The system also remains open for parents/legal guardians of students in other grade levels who, for various reasons, have not yet applied for the subsidy of textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science remains committed to ensuring a transparent and orderly implementation of the subsidy process, aimed at easing the financial burden on families and securing the necessary conditions for students at the start of the new school year. We extend our gratitude to all parents and legal guardians for their understanding and cooperation.

Lista e teksteve shkollore për klasen e VI.
26/08/2026

Lista e teksteve shkollore për klasen e VI.

📢 NJOFTIMTë nderuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër,Ju njoftojmë se janë publikuar:📅 Kalendari i Vitit Shkollor 2026/202...
26/08/2026

📢 NJOFTIM

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër,

Ju njoftojmë se janë publikuar:

📅 Kalendari i Vitit Shkollor 2026/2027

🔔 Orari i Ziles për:

* SHFMU “Migjeni” – Stanoc i Epërm
* Paralelen e ndarë fizike në lagjen Cakaj

Ju lutemi që të njiheni me kalendarin dhe oraret e ziles, në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të organizuar.

Ju urojmë një vit shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe me shumë rezultate! 📚

Me respekt,
Drejtoresha e SHFMU “Migjeni”
Ardita Bekteshi

Kalendari për vitin shkollor 2026/27
20/08/2026

Kalendari për vitin shkollor 2026/27

Address

Vushtrri

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu “Migjeni, Stanoc i Epërm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category