SHMU 1 - Vushtrri

SHMU 1 - Vushtrri Shkolla e Mesme e Ulët “1” - Vushtrri

Një fillim i ri, një hapësirë e re, kujtime të reja!Në kuadër të lëndës Gjuhë Shqipe, nxënësit e rinj të klasave të gjas...
03/09/2026

Një fillim i ri, një hapësirë e re, kujtime të reja!
Në kuadër të lëndës Gjuhë Shqipe, nxënësit e rinj të klasave të gjashta zhvilluan një vizitë njohëse në objektin e shkollës, me qëllim që të njihen me mjedisin e tyre të ri dhe të ndihen më të sigurt e më të mirëpritur.
Ata u pritën ngrohtësisht nga drejtori i shkollës dhe psikologia, të cilët i uruan mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre të ri.
Në fund të vizitës, nxënësit ndanë përmes shkrimeve përshtypjet, emocionet dhe mendimet e tyre për këtë ditë të veçantë.

Vizitë urimi në SHMU “1” – VushtrriMe rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, shkollën tonë e vizituan Drejtoresha e ...
01/09/2026

Vizitë urimi në SHMU “1” – Vushtrri

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, shkollën tonë e vizituan Drejtoresha e Arsimit, znj. Naile Kovaçi, së bashku me zyrtaren znj. Kadrije Meniqi.

Ato na uruan një fillim të mbarë të vitit shkollor dhe shprehën vlerësimin për punën dhe angazhimin e Drejtorisë së Shkollës.
Poashtu kishim knaqësin që në shkollën tonë të mirëprisnim edhe zyrtarët e KFOR-it të cilët na uruan për fillimin e vitit të ri shkollor.

31/08/2026

Ju njoftojmë se më 1 shtator po fillojmë procesin mësimor në një ambient edhe më të bukur dhe më të ngrohtë për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

​Orari i mësimit sipas klasave:
​Klasat e 8-ta dhe të 9-ta: Mësimi fillon nga ora 07:30.
​Klasat e 6-ta dhe të 7-ta: Mësimi fillon nga ora 13:00.

​Duke ju dëshiruar shëndet dhe një vit të suksesshëm shkollor, ju mirëpresim!

PUNËT E REALIZUARA GJATË PUSHIMIT VEROR23.07.2026 – 31.8.2026Gjatë pushimit veror, në SHMU 1 – Vushtrri janë realizuar n...
31/08/2026

PUNËT E REALIZUARA GJATË PUSHIMIT VEROR
23.07.2026 – 31.8.2026

Gjatë pushimit veror, në SHMU 1 – Vushtrri janë realizuar një sërë punësh dhe angazhimesh të rëndësishme, me qëllim të përmirësimit të kushteve, funksionalitetit të objektit dhe krijimit të një ambienti sa më të përshtatshëm, të sigurt dhe motivues për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Në këtë drejtim, shprehim mirënjohjen tonë për punëtorët teknikë, donatorët, Komunën e Vushtrrisë, si dhe për Drejtorinë e Shkollës, për përkushtimin, bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës së shkollës.

1. Është liruar një hapësirë në korridorin e shkollës, e cila më parë ishte e mbyllur me knauf, duke krijuar një ambient më të hapur dhe duke mundësuar depërtim më të madh të dritës natyrore.

2. Janë pastruar në tërësi hapësirat e shkollës, brenda dhe jashtë objektit, duke përfshirë klasat, korridoret, nyjet sanitare, oborrin dhe hapësirat e tjera përcjellëse.

3. Janë ngjyrosur dhe freskuar disa hapësira të korridoreve dhe klasa, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më të përshtatshëm për procesin mësimor.

4. Janë vendosur pllaka në hapësirat ku ka pasur nevojë, me angazhimin e punëtorit teknik, z. Liridon Zhegrova.

5. Janë zëvendësuar xhamat e dëmtuar, duke rritur sigurinë dhe duke përmirësuar pamjen dhe funksionalitetin e objektit shkollor.

6. Janë vendosur disa klima të reja, duke përmirësuar kushtet e punës dhe të mësimit, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta.

7. Shkolla është pajisur me një fotokopje, donacion i cili do të shërbejë për nevojat e përditshme administrative dhe mësimore.

8. Është vendosur një hidrofor në bunarin e shkollës, i cili do të përdoret për ujitjen e pishave dhe hapësirave të gjelbra të shkollës. Hidrofori është donacion nga zëvendësdrejtori i shkollës, z. Selim Rrustemi.

9. Është rregulluar dhe sistemuar hapësira për arkivin e ditarëve të shkollës, duke krijuar kushte më të përshtatshme për ruajtjen dhe organizimin e dokumentacionit.

10. Është rregulluar Këndi i Ndërmjetësimit për Nxënës, si një hapësirë që promovon dialogun, mirëkuptimin dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.

11. Është rregulluar zyra dhe këndi i psikologes, i cili është pasuruar me elemente dhe mesazhe motivuese për nxënësit.

12. Është vendosur Këndi i Sukseseve të Nxënësve, me qëllim të promovimit, vlerësimit dhe motivimit të nxënësve për arritjet e tyre.

13. Është vendosur Vizioni dhe Misioni i Shkollës, si pjesë e identitetit, vlerave dhe orientimit të përbashkët të institucionit.

Përkushtimi ynë për një shkollë më të mirë vazhdon edhe më tej, me synimin që çdo vit të krijojmë kushte më të mira, hapësira më funksionale dhe një ambient më të sigurt e motivues për nxënësit dhe stafin e shkollës.

SHMU 1 – Vushtrri
Bashkë për një shkollë më të mirë, më të sigurt dhe më të përshtatshme për të gjithë!

U mbajt takimi i këshillit të mësimdhënësve dhe aktiveve profesionaleMë datën 24 gusht u mbajt takimi i këshillit të mës...
25/08/2026

U mbajt takimi i këshillit të mësimdhënësve dhe aktiveve profesionale

Më datën 24 gusht u mbajt takimi i këshillit të mësimdhënësve ndërsa sot më 25 gusht u mbajten takimet e aktiveve profesionale.

Në takim të këshillit të mësimdhënësve u prezantuan përgatitjet e bëra për vitin e ri shkollor, analiza e suksesit të nxënësve e tema të tjera me interes.
Në takimet e aktiveve profesionale u prezantua raporti vjetor, sfidat dhe të arriturat.

Drejtori i shkollës, Astrit Izmaku i falënderon të gjithë mësimdhënësit për angazhimin dhe sukseset e treguara gjatë vitit që po e lëm pas duke ju uruar edhe një vit të ri shkollor me shumë suksese.

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të ...
12/08/2026

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Nxënësja jonë Umma Ahmeti ka fituar medaljen e artë në rundin gjysmëfinal të garës ndërkombëtare Spelling Bee 2026 (Kate...
30/06/2026

Nxënësja jonë Umma Ahmeti ka fituar medaljen e artë në rundin gjysmëfinal të garës ndërkombëtare Spelling Bee 2026 (Kategoria Bee 3), nën përkujdesjen e shkëlqyer të arsimtares Dafina Dërguti!

Shumë suksese në finale!

Nesër mbahet testi i arritshmërisëVendi: Gjimnazi "Eqrem Qabej"Ora: 9:30 (më së voni)Qendra 3:Listat nga 1 deri në 10Qen...
25/06/2026

Nesër mbahet testi i arritshmërisë

Vendi: Gjimnazi "Eqrem Qabej"
Ora: 9:30 (më së voni)

Qendra 3:
Listat nga 1 deri në 10

Qendra 4:
Nxënësit e mbetur ( nga klasa e 9-6).

Mos harroni nga një laps për fletën me ngjyra
Nga një kimik për llogaritje në fletushken me pyetje (Nëse dëshironi).

1 shishe me ujë!

Shumë suksese nxënës

Address

Vushtrri
42000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHMU 1 - Vushtrri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHMU 1 - Vushtrri:

Shortcuts

Share

Category