Komuna e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë Faqja Zyrtare e Komunës së Vushtrrisë Tel: 080042000 (pa pagesë për thirrjet brenda Kosovës)

15/09/2026

ORA E PARË MËSIMORE DO T’I KUSHTOHET UÇK-SË DHE LUFTËS TONË TË LAVDISHME! 🇦🇱🇽🇰

Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë njofton se nesër, në të gjitha shkollat e Komunës së Vushtrrisë, ora e parë mësimore do t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës sonë të lavdishme për liri e pavarësi.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenaria jonë kombëtare. Ne e kemi obligim institucional e moral që brezat e rinj ta njohin historinë e lavdishme të UÇK-së dhe sakrificat e popullit tonë për liri.

Gjatë kësaj ore mësimore do të trajtohen tema që lidhen me luftën e UÇK-së, sakrificën e popullit tonë dhe rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Përmbajtja dhe mënyra e trajtimit të temave duhet të përshtaten me moshën e nxënësve.

Le të kujtojmë dhe nderojmë guximin dhe heroizmin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës!

Barnatoret kujdestare gjatë të dielave për muajin shtator dhe tetor 2026
15/09/2026

Barnatoret kujdestare gjatë të dielave për muajin shtator dhe tetor 2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI I KRYETARIT Z. FERIT IDRIZI PËR FAMILJEN HYSENIMe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga je...
15/09/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI I KRYETARIT Z. FERIT IDRIZI PËR FAMILJEN HYSENI

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Emin Hyseni, ish-punëtorit teknik në Shkollën Fillore “Andon Zako Çajupi”.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, i shpreh ngushëllimet e mia familjes Hyseni, ish-kolegëve të tij dhe gjithë komunitetit arsimor. Emin Hyseni do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektësinë dhe angazhimin e tij në shërbim të shkollës dhe nxënësve.

Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të profesorit dhe veteranit të arsimit Qazim AzemiNë Qendrën e Kulturës "Hasan P...
13/09/2026

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të profesorit dhe veteranit të arsimit Qazim Azemi

Në Qendrën e Kulturës "Hasan Prishtina", në Vushtrri, u mbajt sot mbledhje komemorative në nderim të profesorit dhe veteranit të arsimit, Qazim Azemi, i cili ndërroi jetë sot.

Në këtë ceremoni morën pjesë familjarë, kolegë, bashkëpunëtorë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të cilët me praninë e tyre nderuan jetën dhe veprën e të ndjerit.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, i shprehu ngushëllime familjes Azemi, duke vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Qazim Azemit.

“Qazim Azemi ishte një nga ata njerëz që jetën e tyre ia kushtuan arsimit dhe edukimit të brezave. Kontributi i tij si profesor, drejtues dhe veprimtar i arsimit do të mbetet pjesë e kujtesës së qytetit tonë. Ai i përkiste një gjenerate që në periudhat më të vështira nuk u zmbraps nga përgjegjësia për ta mbajtur gjallë arsimin shqip” - tha ndër të tjera Kryetari Idrizi.

Për veprimtarinë jetësore të profesor Qazim Azemit folën edhe personalitete të tjera e bashkëpunëtorë të tij, të cilët e çmuan lart kontributin e tij atdhetar por edhe krijimtarinë e tij letrare.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Qazim Azemin!

MBLEDHJE KOMEMORATIVE NË NDERIM TË VETERANIT TË ARSIMIT QAZIM AZEMIKomuna e Vushtrrisë organizon Mbledhje Komemorative n...
13/09/2026

MBLEDHJE KOMEMORATIVE NË NDERIM TË VETERANIT TË ARSIMIT QAZIM AZEMI

Komuna e Vushtrrisë organizon Mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të arsimit, Qazim Azemi, i cili me punën dhe përkushtimin e tij la gjurmë të rëndësishme në arsimin dhe jetën shoqërore të Vushtrrisë.

Mbledhja Komemorative do të mbahet sot, më 13 shtator 2026, nga ora 15:00, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. Qazim Azemit, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, dërgoi telegram ngushëllimi, duke bashkëndjerë dhimbjen me familjen Azemi.

Ftohen familjarët, kolegët, bashkëpunëtorët, ish-nxënësit dhe qytetarët e Vushtrrisë që të marrin pjesë në këtë ceremoni që përkujton dhe nderon personalitetin e profesor Qazim Azemit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesorin Qazim Azemi!

13/09/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit dhe veteranit të arsimit, Qazim Azemi.

Profesor Qazim Azemi i përkiste brezit të intelektualëve që tërë jetën ia kushtuan arsimit, gjuhës shqipe dhe edukimit të brezave. Në periudhat më të vështira për shkollën shqipe, ai qëndroi me vendosmëri në mbrojtje të saj, duke u përballur edhe me dhunën dhe burgosjen nga pushteti okupues.

Për dekada me radhë, si mësimdhënës, drejtues i institucioneve arsimore, drejtor i Arsimit në Vushtrri dhe anëtar i Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit dhe në jetën shoqërore të qytetit tonë.

Krahas angazhimit në arsim dhe në jetën publike, Qazim Azemi ishte edhe publicist dhe autor i disa veprave me karakter publicistik, historik dhe biografik, përmes të cilave kontribuoi në ruajtjen e kujtesës sonë historike dhe të vlerave kombëtare.

Me ndarjen e tij nga jeta, Vushtrria humbi një intelektual të përkushtuar dhe një veprimtar të palodhur, i cili, me punën, shkrimet dhe angazhimin e tij, i shërbeu me dinjitet gjuhës shqipe, arsimit dhe vendlindjes.

Në këto çaste të dhimbshme, në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Vushtrrisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Azemi, kolegëve, nxënësve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Qazim Azemin!

Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

TELEGRAM NGUSHËLLIMI I KRYETARIT Z. FERIT IDRIZI PËR FAMILJEN SYLAMe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta...
11/09/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI I KRYETARIT Z. FERIT IDRIZI PËR FAMILJEN SYLA

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajram Syla.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, i shpreh ngushëllimet e mia familjes Syla, bashkëluftëtarëve të tij dhe gjithë qytetarëve. Bajram Syla do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në luftën për liri dhe për angazhimin e tij në shërbim të atdheut.

Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

Konkurs letrar i poezisë për festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare 2026”Të gjitha detajet e konkursit i gjeni në kë...
11/09/2026

Konkurs letrar i poezisë për festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare 2026”

Të gjitha detajet e konkursit i gjeni në këtë link:https://vushtrri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/09/Konkurs-letrar-i-poezise-per-festivalin-Takimet-e-Poeteshave-Shqiptare-2026.pdf

DKA dhe KEC nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin profesional të mësimdhënësveDrejtoria Komunale e Arsimi...
10/09/2026

DKA dhe KEC nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin profesional të mësimdhënësve

Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC), me qëllim forcimin dhe avancimin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor në Komunën e Vushtrrisë.

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtoresha e DKA-së, Naile Bekteshi, dhe menaxheri i trajnimeve në KEC, Veton Sylhasi.

Përmes kësaj marrëveshje synohet krijimi i mundësive të reja për trajnime, zhvillim profesional dhe ngritje të kapaciteteve të mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor, duke shfrytëzuar ekspertizën dhe kapacitetet e Qendrës së Trajnimeve të KEC-it dhe të DKA-së.

Investimi në mësimdhënës është investim në cilësinë e arsimit dhe në të ardhmen e nxënësve tanë.

DKA nënshkruan memorandum mirëkuptimi për implementimin e Projektit PEDAKOS IIDrejtoria për Arsim ka nënshkruar memorand...
07/09/2026

DKA nënshkruan memorandum mirëkuptimi për implementimin e Projektit PEDAKOS II

Drejtoria për Arsim ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për implementimin e Projektit PEDAKOS II – Aleanca për Zhvillimin e Arsimit Parashkollor për Kosovën.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga drejtoresha për Arsim, Naile Bekteshi, dhe përfaqësuesja e OJQ-së Volontari nel Mondo RTM, Albina Kolaj.

Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i një kuadri bashkëpunimi dhe koordinimi që synon fuqizimin e shërbimeve të arsimit parashkollor, përmes ngritjes së kapaciteteve, inovacionit pedagogjik dhe promovimit të praktikave arsimore gjithëpërfshirëse dhe me fëmijën në qendër.

Arritja e kësaj marrëveshje u konsiderua një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të arsimit parashkollor dhe krijimit të mundësive më të mira për fëmijët tanë.

Address

Sheshi "Ahmet Krasniqi" Nr. 10
Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Vushtrrisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share