SHFMU "Gj.K.Skënderbeu" Pantinë

SHFMU "Gj.K.Skënderbeu" Pantinë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Gj.K.Skënderbeu" Pantinë, School, Rr. "Ruzhdi Aliu", Vushtrri.

13/08/2026

Njoftim
Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

Të dashur nxënës,Urime Festa e Abetares! Kjo është një ditë e veçantë që shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tua...
10/06/2026

Të dashur nxënës,

Urime Festa e Abetares! Kjo është një ditë e veçantë që shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tuaj drejt dijes. Ju urojmë shumë suksese, shëndet dhe arritje në mësime, duke ruajtur gjithmonë dëshirën për të mësuar e përparuar.

Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësin Granit Behrami për përkushtimin, durimin dhe punën e palodhur me nxënësit. Faleminderit për mundin, mbështetjen dhe kontributin tuaj në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Gëzuar Festën e Abetares dhe suksese të mëtejshme për të gjithë! 🌹📚🎉

Të dashur nxënësit e mi,Sot po mbyllni një kapitull shumë të rëndësishëm të jetës suaj – përfundimin e klasës së nëntë. ...
05/06/2026

Të dashur nxënësit e mi,

Sot po mbyllni një kapitull shumë të rëndësishëm të jetës suaj – përfundimin e klasës së nëntë. Për katër vite me radhë pata fatin t’ju kem pranë, të ndaj me ju ditë mësimi, sfida, suksese, buzëqeshje dhe kujtime që do të mbeten gjithmonë të veçanta për mua.

Jam krenare për secilin prej jush, për rrugëtimin që keni bërë dhe për njerëzit e mrekullueshëm që jeni bërë. Ju uroj që në hapat e ardhshëm të jetës të ecni me guxim, besim dhe përkushtim, duke mos harruar kurrë vlerat që keni ndërtuar gjatë këtyre viteve.

Faleminderit për respektin, dashurinë dhe kujtimet e bukura që më dhuruat. Do të mbeteni gjithmonë një klasë e veçantë në zemrën time.

Ju uroj shumë suksese, ëndrra të realizuara dhe një të ardhme të ndritur!

Me shumë dashuri dhe krenari,
Kujdestarja e klasës Ajshe Salihi.

Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për punëtorët teknikë të shkollës, të cilët me përkushtim dhe përgjegjësi kujdesen ç...
16/05/2026

Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për punëtorët teknikë të shkollës, të cilët me përkushtim dhe përgjegjësi kujdesen çdo ditë për mirëmbajtjen e ambientit të brendshëm dhe të jashtëm të shkollës, duke krijuar një mjedis të pastër, të rregullt dhe të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin.

Një falënderim i veçantë shkon për Elvedin Salihin, i cili me përkushtim të madh kujdeset për mirëmbajtjen e kopshtit dhe hapësirave gjelbëruese të shkollës, duke kontribuar në zbukurimin dhe krijimin e një ambienti sa më të këndshëm për të gjithë. Puna dhe angazhimi juaj janë shumë të vlerësuara.

FalënderimShprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Azem Shalën për kontributin e tij të çmuar në dhurimin e drunjve dek...
06/05/2026

Falënderim
Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Azem Shalën për kontributin e tij të çmuar në dhurimin e drunjve dekorativë për shkollën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ky gjest i tij fisnik jo vetëm që ka zbukuruar ambientin e shkollës, por ka ndikuar edhe në krijimin e një hapësire më të këndshme dhe frymëzuese për nxënësit dhe stafin.
Veprime të tilla janë shembull i përkushtimit ndaj komunitetit dhe arsimit, duke dëshmuar se bashkëpunimi dhe vullneti i mirë sjellin ndryshime pozitive.
Faleminderit Azem Shala për këtë kontribut të vyer!

Me anë të këtij shkrimi, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të sinqertë për drejtorin e Shërbimeve Publike, Benj...
05/05/2026

Me anë të këtij shkrimi, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të sinqertë për drejtorin e Shërbimeve Publike, Benjamin Shala, për kontributin e tij të çmuar në sjelljen e drunjve dekorativë në SHFMU “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Ky gjest i tij është një dëshmi e përkushtimit ndaj përmirësimit të ambientit shkollor dhe krijimit të një hapësire më të bukur e më të shëndetshme për nxënësit dhe stafin. Mbjellja e këtyre drunjve jo vetëm që zbukuron oborrin e shkollës, por njëkohësisht ndikon në edukimin e nxënësve për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe mjedisit.

Faleminderit për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në shërbim të komunitetit dhe arsimit!

Me datë 30.04.2026, në SHFMU “Gjergj Kastrioti” në Pantinë, u mbajt një ligjëratë e rëndësishme për nxënësit e klasave V...
01/05/2026

Me datë 30.04.2026, në SHFMU “Gjergj Kastrioti” në Pantinë, u mbajt një ligjëratë e rëndësishme për nxënësit e klasave VI–IX, e organizuar nga zjarrfikësit dhe Drejtoria e Emergjencave nga Vushtrria.
Kjo ligjëratë kishte për qëllim vetëdijesimin e nxënësve për rreziqet nga zjarret dhe situatat emergjente, si dhe mënyrat e reagimit të drejtë në raste të tilla. Përfaqësuesit e zjarrfikësve prezantuan përvojat e tyre nga terreni, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të zjarreve, përdorimin e sigurt të mjeteve elektrike dhe kujdesin gjatë stinëve të ndryshme.
Nxënësit patën mundësinë të mësojnë edhe për hapat konkretë që duhet të ndërmarrin në rast zjarri apo emergjence, si evakuimi i sigurt, njoftimi i institucioneve përkatëse dhe ruajtja e qetësisë. Ligjërata u shoqërua me diskutime interaktive, ku nxënësit bënë pyetje dhe morën përgjigje profesionale nga ekspertët.
Ky aktivitet ishte shumë i dobishëm dhe edukativ, duke ndikuar në rritjen e vetëdijes dhe përgatitjes së nxënësve për t’u përballur me situata të paparashikuara. Shkolla falënderon zjarrfikësit dhe Drejtorinë e Emergjencave për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në edukimin dhe sigurinë e nxënësve.

Në kuadër të “Javës së Dyerve të Hapura”, me klasën e nëntë realizuam vizita në shkollat e mesme të qytetit tonë, me qël...
24/04/2026

Në kuadër të “Javës së Dyerve të Hapura”, me klasën e nëntë realizuam vizita në shkollat e mesme të qytetit tonë, me qëllim që nxënësit të njihen nga afër me ambientet shkollore ,drejtimet dhe mundësitë që ofrojnë këto institucione.

Kjo vizitë ishte një mundësi shumë e mirë për nxënësit ku morën informacione rreth profileve të ndryshme, dhe panë nga afër kabinetet dhe laboratorët, si dhe biseduan me mësimdhënës dhe nxënës të shkollave të mesme. Përmes kësaj përvoje, nxënësit do ta kenë më të lehtë të bëni zgjedhje për vazhdimin e shkollimit të tyre.
Suksese në vazhdimësi!

Klasa : Vll Tema: Uji Mësimdhënsja: Blerta Muli ZhabariVizitë në fabrikën e Ujit në Balinc.
30/03/2026

Klasa : Vll
Tema: Uji
Mësimdhënsja: Blerta Muli Zhabari
Vizitë në fabrikën e Ujit në Balinc.

Më këtë rast dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për përfaqësuesit e Policia e Kosovës për ligjëratën e ...
27/03/2026

Më këtë rast dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për përfaqësuesit e Policia e Kosovës për ligjëratën e mbajtur.

Ligjërata ishte shumë e dobishme dhe informuese, duke kontribuar në rritjen e vetëdijes dhe njohurive tona për sigurinë, rendin dhe respektimin e ligjit. Angazhimi dhe profesionalizmi juaj janë një shembull i mirë për të gjithë ne.

Ju falënderojmë për kohën, përkushtimin dhe bashkëpunimin tuaj dhe shpresojmë që aktivitete të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Me respekt,
Drejtori i SHFMU"Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
Faruk Selimi

Address

Rr. "Ruzhdi Aliu"
Vushtrri
42000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Gj.K.Skënderbeu" Pantinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Gj.K.Skënderbeu" Pantinë:

Shortcuts

Share

Category