Qendra e Karrierës Vushtrri

Qendra e Karrierës Vushtrri Qendra e Karrierës në Vushtrri ofron këshillime profesionale falas për nxënësit e shkollës së mesme "Bahri Haxha".

Qëllimi kryesor i qendrës është të i ndihmoj nxënësit që të gjejnë punë gjithnjë në përputhje me profilin e shkollimit të tyre. Për më tepër, QKV ka për tendencë të ju ndihmoj nxënësve të krijojnë karrierë të mirëfilltë dhe ti udhëheq ata drejt suksesit. E gjithë kjo, manifestohet duke ju ofruar nxënësve ndihmë përkatëse akademike për zhvillim adekuat profesional. Në lidhje me këtë, zyrtarët e QKV-së i trajnojnë nxënësit se si të shkruajnë materiale relevante për punë, materiale këto të cilat karakterizohen si “Letër Motivuese”, “Rezyme apo CV” , si dhe udhëzime të tjera se si duhet paraqitur në një intervistë pune. Objektivë tjetër e rëndësishme e QKV-së është organizimi i takimeve apo vënia në kontakt mes punëdhënësve potencial dhe nxënësve.

27/08/2026
Sot u mbajt mbledhja e stafit të Qendrës së Karrierës, ku u analizua puna dhe rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe...
14/07/2026

Sot u mbajt mbledhja e stafit të Qendrës së Karrierës, ku u analizua puna dhe rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe.

Gjatë takimit u diskutuan aktivitetet e realizuara, u vlerësuan të arriturat dhe u ndanë ide për përmirësimin e punës në të ardhmen, me synim ofrimin e mbështetjes sa më cilësore për nxënësit.

05/07/2026

📢 HAPET KONKURSI PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN X
(Për vitin shkollor 2026—2027)

SHMLP “Bahri Haxha” në Vushtrri njofton të gjithë nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë (IX) se konkursi për regjistrimin në klasën e dhjetë (X) për vitin shkollor 2026—2027 do të jetë i hapur më: 7, 8 dhe 9 korrik 2026.

⏰ Orari i pranimit të dokumentacionit: 09:00—15:00.

📢 Rezultatet e pranimit do të shpallen më 10 korrik 2026.

📚 Profilet e ofruara:

• Agrobiznes
• Hortikulturë
• Teknologji ushqimore
• Arkitekturë
• Teknologji e riciklimit
• Laborant i kimisë
• Marketing
• Kontabilist
• Tregti me shumicë dhe pakicë
• Kuzhinier
• Asistent restoranti
• Konfeksion
• Dizajn enterieri (profil i ri)
• Dizajn tekstili dhe veshje

VËREJTJE:

Gjatë aplikimit do të pranohen vetëm dokumentet origjinale. Dokumentet e fotokopjuara nuk do të merren në shqyrtim (refuzohen).

🎯 Zgjidh profilin tënd dhe bëhu nxënës i suksesshëm në SHMLP “Bahri Haxha”, Vushtrri!




22/06/2026

Së shpejti hapen regjistrimet për vitin shkollor 2026—2027 në SHMLP “Bahri Haxha” – Vushtrri!

Regjistrimet do të fillojnë në fillim të muajit KORRIK.

Ftojmë të gjithë nxënësit që përfundojnë klasën IX të bëhen pjesë e një prej institucioneve më të rëndësishme të arsimit profesional në Kosovë.

SHMLP “Bahri Haxha” ofron programe bashkëkohore, mësim teorik dhe praktik, laboratorë profesionalë, bashkëpunim me biznese dhe pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare, duke i përgatitur nxënësit për tregun e punës dhe studimet e mëtejshme.

🔹 Profilet që do të ofrohen për vitin shkollor 2026—2027:

🌾 Agrobiznes
🌱 Hortikulturë
🥖 Teknologji ushqimore
🏛️ Arkitekturë
♻️ Teknologji e riciklimit
🧪 Laborant i kimisë
📈 Marketing
📊 Kontabilist
🛒 Tregti me pakicë dhe shumicë
👨‍🍳 Kuzhinier
🍽️ Asistent restoranti
🧵 Konfeksion
🏠 Dizajn enterieri
👗 Dizajn tekstili dhe veshje

🎯 Zgjidh profesionin, ndërto karrierën dhe siguro të ardhmen tënde me SHMLP “Bahri Haxha”.

📍 Ju mirëpresim në fillim të muajit Korrik për t’u regjistruar dhe për t’u bërë pjesë e historisë së suksesit të shkollës sonë.

—2027 ✨

04/06/2026
Diplomoi gjenerata e parë e mësimit dualNë IAAP “Bahri Haxha” diplomoi sot gjenerata e parë e nxënësve të përfshirë në m...
20/05/2026

Diplomoi gjenerata e parë e mësimit dual

Në IAAP “Bahri Haxha” diplomoi sot gjenerata e parë e nxënësve të përfshirë në mësimin dual.

Kjo formë e mësimit u ka dhënë nxënësve mundësinë të zhvillojnë aftësitë profesionale përmes përvojës praktike në kompani, duke i përgatitur më mirë për tregun e punës.

Ky sukses pasqyron një bashkëpunim të frytshëm mes shkollës dhe biznesit privat, duke dëshmuar rolin e rëndësishëm të arsimit dual në aftësimin profesional dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Falënderojmë bizneset private që treguan gatishmëri për aftësimin e nxënësve tanë në profilin “Tregtar me shumicë dhe pakicë”, si dhe anëtarët e komisionit, Erion Rexha dhe Kaltrina Hyseni, të cilët me profesionalizëm vlerësuan nxënësit në provimin teorik me gojë dhe në pjesën praktike.

Urojmë që kjo gjeneratë të vazhdojë rrugëtimin me suksese në jetën profesionale dhe personale, duke qenë shembull i përkushtimit, punës dhe zhvillimit profesional. Suksese të mëtejshme për të gjithë nxënësit tanë!

Sot u përmbyll aktiviteti “Dita e Dyerve të Hapura” në ShMP “Bahri Haxha” në Vushtrri 🎓Nxënësit e shkollave të mesme të ...
29/04/2026

Sot u përmbyll aktiviteti “Dita e Dyerve të Hapura” në ShMP “Bahri Haxha” në Vushtrri 🎓

Nxënësit e shkollave të mesme të ulëta, të klasave të nënta, u informuan për drejtimet dhe profilet që ofron shkolla jonë, si dhe u njohën nga afër me mundësitë dhe kushtet e arsimit profesional.

Falënderojmë drejtorin e shkollës, mësimdhënësit e aktiveve profesionale dhe nxënësit për përkrahjen dhe angazhimin gjatë realizimit të këtij aktiviteti përgjatë këtyre ditëve.

Nxënësve të klasave të nënta u dëshirojmë suksese në të ardhmen! 😊

Faleminderit për vizitën dhe interesimin tuaj!

Edhe sot vazhduam me aktivitetin “Dita e Dyerve të Hapura” në ShMP “Bahri Haxha” në Vushtrri 🎓Nxënësit e shkollave të me...
28/04/2026

Edhe sot vazhduam me aktivitetin “Dita e Dyerve të Hapura” në ShMP “Bahri Haxha” në Vushtrri 🎓

Nxënësit e shkollave të mesme të ulëta, të klasave të nënta, u informuan për drejtimet dhe profilet që ofron shkolla jonë, si dhe u njohën nga afër me mundësitë dhe kushtet e arsimit profesional.

Faleminderit për vizitën dhe interesimin tuaj! 😊

Address

Rr. 'Dëshmorët E Kombit" Vushtrri
Vushtrri
42000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Karrierës Vushtrri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share