17/06/2026
📢 Viciana Med në Vushtrria Code Fest 2026
Me kënaqësi ju njoftojmë se Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale Viciana Med do të marrë pjesë në Vushtrria Code Fest 2026, një ngjarje që promovon inovacionin, kreativitetin dhe talentin e të rinjve.
📅 Data: 23.06.2026
🕙 Ora: 10:00 – 14:00
📍 Qendra e Kulturës Hasan Prishtina
Shkolla jonë do të përfaqësohet nga:
👩🏫 Prof. Fatbardha Musa
👨🎓 Aldrin Kalludra
👩🎓 Arberie Gerbeshi
👩🎓 Leonita Klinaku
Ju ftojmë të na vizitoni në stendën tonë për t’u njohur më afër me programet, aktivitetet dhe mundësitë që ofron Viciana Med.
Ju mirëpresim! 💙
Vushtrri KosovoEducation
16/06/2026
📢 REGJISTRIMET KANË FILLUAR!
🎓 Ndërto të ardhmen tënde në fushën e shëndetësisë me drejtimin:
Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
📌 Dokumentet për regjistrim:
* Dëftesa e 4 viteve të mëparshme
* Certifikata e lindjes
🕒 Regjistrimet bëhen çdo ditë nga ora 10:00 – 17:00
📍 Në ambientet e shkollës Viciana Med – Vushtrri
🚀 Mos e humb mundësinë për një profesion të sigurt dhe të ardhshëm!
📞 049 222 866
📧 [email protected]
📸 Viciana Med -Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë
16/06/2026
🚨 VETËM PAK KA MBETUR! 🚨
📚 Përfito 10% ZBRITJE për regjistrimet gjatë muajit Qershor në Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë – Viciana Med, Vushtrri.
🎓 Bëhu pjesë e një institucioni që përgatit profesionistët e ardhshëm të shëndetësisë dhe ndërto karrierën tënde me standarde të larta arsimore.
⏳ Mos e humb këtë mundësi! Vendet janë të kufizuara.
📞 Regjistrohu tani:
📱 049 222 866
📧 [email protected]
📸 Viciana Med -Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë
ArsimiProfesional Mjekesi EArdhmjaJoteFillonKetu NxitoRegjistrohu VicianaMedOfficial
30/05/2026
Mirënjohje dhe Falënderim 🌟
Shkolla Viciana Med shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për Profesoreshën Fatbardha Musa për përkushtimin, profesionalizmin, organizimin dhe menaxhimin e shkëlqyer gjatë realizimit të Javës së Dyerve të Hapura.
Me energjinë, angazhimin dhe punën e palodhshme të saj, kjo javë u shndërrua në një përvojë të veçantë dhe të suksesshme për qindra semimaturantë që vizituan shkollën tonë. Kontributi i saj ishte kyç në mbarëvajtjen e aktiviteteve, prezantimeve dhe organizimit të çdo detaji.
Faleminderit për shembullin e profesionalizmit, bashkëpunimit dhe përkushtimit që e karakterizon punën tuaj çdo ditë. 🤍💙
📍 Pavarësisht përfundimit të Javës së Dyerve të Hapura, Viciana Med mbetet e hapur për regjistrime deri në muajin gusht.
VicianaMedOfficial 💙🎓🏥
30/05/2026
Me përmbylljen me shumë sukses të Javës së Dyerve të Hapura, pas një jave të mbushur me aktivitete, vizita, organizim, sfida dhe suksese të shumta, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e saj.
Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin, profesionalizmin dhe energjinë e stafit tonë të mrekullueshëm.
Falënderime të veçanta për:
✨ Drejtoreshën Tringa Pirqi
✨ Prof. Fatbardha Musa
✨ Prof. Rexhep Avdiu
✨ Prof. Lirije Merovci
✨ Koordinatorin Salih Gjyshinca
✨ Administratoren Diellza Latifi
✨ Administratoren Besarta Ademi
Një falënderim po aq i madh shkon edhe për nxënësit tanë të mrekullueshëm, të cilët me angazhimin, seriozitetin dhe energjinë e tyre e bënë çdo vizitë më të veçantë dhe më atraktive për mysafirët tanë: Aldrin, Vlera, Loreta, Nexhmedin, Sara, Arbërie, Leonita, Valmira, Tringa, Diellza dhe Orela. ❤️
Faleminderit secilit prej jush që ish*t pjesë e kësaj jave të paharrueshme dhe që kontribuuat në prezantimin sa më dinjitoz të shkollës sonë. Së bashku dëshmuam se suksesi arrihet kur puna ekipore, përkushtimi dhe vullneti bashkohen në një qëllim të përbashkët. 💙🏫✨
29/05/2026
Sa shumë entuziazëm, pozitivitet dhe mbi të gjitha harmoni e ndërsjellë gjatë aktiviteteve në Viciana Med.
Atmosfera interaktive, energjia e nxënësve dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm e bënë çdo aktivitet edhe më të këndshëm 🔛🔝