SHFMU ‘’Emin Duraku’’ - Novolan

SHFMU ‘’Emin Duraku’’ - Novolan

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU ‘’Emin Duraku’’ - Novolan, School, Novolan, Vushtrri.

17/06/2026

Sot ka ndërruar jetë Naser Zymberi, pronar i kompanisë “Rida Com”.

Komuniteti i shkollës sonë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tij.

I ndjeri ka qenë një ndër kontribuesit më të mëdhenj të shkollës sonë, duke financuar projekte të shumta për përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Photos from SHFMU ‘’Emin Duraku’’ - Novolan's post 06/06/2026

Mësimdhënëse model! 👏🏻

Vjollca Ademi është mësimdhënëse e lëndës së Fizikës në shkollen tonë, e cila me punën dhe përkushtimin e saj në një periudhë të shkurtër kohore ka arritur rezultate të larta me nxënësit e saj. 👩🏻‍💻
Arsimtarja Vjollcë është model i një mësimdhënëse profesionale, bashkëpunuese dhe motivuese për nxënësit e saj dhe stafin e shkollës tonë. 👏🏻

Më poshtë po shfaqim vetëm dy nga shumë aktivitetet e saj që realizon me nxënësit:
1. Klasa VIII-të: Përcaktimi i nxitimit të forcës së rëndimit me lavjerrës matematik,
2. Klasa VI-të: punimi i qarkut të thjeshtë elektrik.

Ju lumtë nxënësve për përkushtimin dhe arsimtarës Vjollcë për punën!

Photos from SHFMU ‘’Emin Duraku’’ - Novolan's post 05/06/2026

Festa e Abetares! 🎉📚
Një ditë plot gjallëri, emocione dhe duartrokitje! ✨ Sot, nxënësit tanë të klasës së parë festuan me sukses Festën e Abetares – festën e madhe të dijes dhe hapin e parë të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre akademik. 👣🌟
Pas muajve të tërë pune me përkushtim, ku secili mësoi shkronjë pas shkronje të gjuhës sonë të bukur shqipe, të vegjlit tanë u ngjitën në skenë me plot vetëbesim. 🎤❤️
Përmes recitimeve, këngëve dhe valleve të bukura, ata treguan se tashmë dyert e botës magjike të librit janë të hapura për ta. 📖✨
Falënderojmë mësuesen, Rifete Avdulli Rrustemi për durimin dhe përkushtimin në rritjen intelektuale të fëmijëve tanë, si dhe prindërit për bashkëpunimin! 🤝👏
Gëzuar! 🥂🎈

Photos from SHFMU ‘’Emin Duraku’’ - Novolan's post 01/06/2026

Festë dhe Gëzim: 1 Qershori në Shkollën "Emin Duraku", Novolan

Sot, oborri i shkollës sonë u shndërrua në një vend magjik! Në frymën e festës së 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, nxënësit tanë shënuan këtë ditë të veçantë me shumë gëzim, buzëqeshje dhe aktivitete kreative.
Pjesa më argëtuese e ditës ishte loja e garës së t**ave, ku çdo klasë u mobilizua për të treguar shkathtësinë dhe bashkëpunimin e tyre. Ishte një garë plot adrenalinë dhe mbështetje reciproke, ku sfida "Cila klasë do të mbledhë më shumë t**a" ngjalli entuziazëm të madh tek të gjithë nxënësit. Sytë e tyre të ndritur dhe dëshira për të festuar së bashku e bënë këtë ditë një kujtim të paharrueshëm për ne si familje e madhe shkollore.
Ne si staf i shkollës "Emin Duraku" jemi të përkushtuar që çdo ditë të jetë një përvojë sa më e bukur për nxënësit tanë, duke krijuar një ambient ku ata ndjehen të sigurt, të vlerësuar dhe të motivuar për të ndjekur ëndrrat e tyre.
Gëzuar 1 Qershorin! 🍭🎈🎉

Photos from SHFMU ‘’Emin Duraku’’ - Novolan's post 15/05/2026

😍 Klasa përgatitore 😍

Tema: garë me bicikleta/mjete lëvizëse

🚵‍♀️🚵🏻

Mësimdhënësja më e dashur e shkollës tonë , mësuesja Nita përmes aktiviteteve të përditshme në bashkëpunim me prindërit po arrinë të zhvillojë temat praktike sipas kërkesave kurrikulare. 👏🏻

Zhvillimi i aftësive motorike (kordinimi, ekuilibri, orientimi tek pika përfundimtare) ishin vetëm disa qëllime të aktivitetit të cilat nxënësit i arritën me saktësi. 🎯🥇

Ju lumtë nxënësve dhe mësuesës! 👏🏻

🤍

Photos from SHFMU ‘’Emin Duraku’’ - Novolan's post 29/04/2026

🏐 GARAT REGJIONALE NË VOLEJBOLL 🏐

Sot, u mbajtën garat regjionale në volejboll për shkollat e mesme të ulëta. Shkolla jonë u përfaqësua denjësisht nga ekipi i vajzave të përgatitura nga mësimdhënësja jonë Pranvera Basholli Zymberi. 👏🏻

Shkolla jonë arriti të renditet e dyta në Regjionin e Mitrovicës, duka na bërë krenarë neve dhe qytetin tonë. 🥈👏🏻

Mësimdhënësen Pranvera e përgëzojmë për punën, përkushtimin dhe motivimin në përgatitjen e nxënëseve për këto gara. 👏🏻 🏐

Falenderojmë drejtorin e shkollës z. Bekim Sadiku dhe kryetarin e KDSh-së z. Burhan Zeneli që ishin të pranishëm duke mbështetur dhe motivuar ekipin gjatë garave. 👏🏻

Photos from SHFMU ‘’Emin Duraku’’ - Novolan's post 03/04/2026

👉🏻 Shkolla e sukseseve në Vushtrri quhet ShFMU “Emin Duraku” 🥇

Me shumë punë sistematike, përkushtim dhe pasion për sportin, mësimdhënësja Pranvera Basholli, së bashku me nxënëset e saj të shkëlqyera, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e parë në garat komunale të volejbollit. 🏐👏🏻

Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme nga arsimtarja Pranvera, së bashku me ekipin e saj të përgatitur do ta përfaqësojnë me krenari Vushtrrinë në garat Regjionale të volejbollit. 🏆

Drejtori, z. Bekim Sadiku i uron nxënësit dhe mësimdhënësen për këtë arritje të merituar dhe shpreh mbështetjen e plotë për sukseset e tyre në garat e ardhshme. 👏🏻

Urime kampioneve tona dhe suksese të mëtejshme në rrugën drejt fitoreve të reja! 🌟🏐

🏆

Photos from SHFMU ‘’Emin Duraku’’ - Novolan's post 24/03/2026

Alea Halili, nxënësja e shkollës sonë, është ftuar nga Drejtoria e Arsimit për Ditën e Bibliotekës. 👏🏻
Alea lexoi një ese për librin, të cilën e shkroi vetë me shumë përkushtim dhe dashuri për librin. ✨
Alea vazhdo të shkëlqesh! 😍⭐️

Photos from SHFMU ‘’Emin Duraku’’ - Novolan's post 11/03/2026

Sot, me praninë e saj, na nderoi drejtoresha e Arsimit, znj. Naile Bekteshi, e cila i ndau mirënjohje dhe një dhuratë nxënëses sonë, Alea Halili. 🥇

Drejtoreshën dhe zyrtarët nga DKA, z. Enver Bajrami dhe znj. Kadrije Meniqi, i falënderojmë për prezencën dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj shkollës sonë!

Photos from SHFMU ‘’Emin Duraku’’ - Novolan's post 11/03/2026

Ese, vendi i parë (95 pikë) me nxënësen Alea Halili. 🥇

Në garat komunale të organizuara për nxënësit e klasave të VIII-ta në “ese”, mësimdhënësja jonë që vazhdimisht tregon cilësi në mësimdhënie Emirjeta Muli ka arritur sukses me nxënësen e saj Alea Halili. ✨
Alea, është nxënëse tejet e përkushtuar në mësime dhe sjellje briliante në shkollë. 👏🏻
Potenciali i saj është i jashtzakonshëm ku ne si shkollë krenohemi me të. ⭐️

Puna dhe angazhimi i mësimdhënëses Emirjetë çdo vit e rendit shkollën tonë ndër më të mirat në gjuhë shqipe. 👏🏻

Gjithashtu falenderojmë drejtorin z. Bekim Sadiku për lidershipin bashkëpunues në ngritjen e cilësisë në shkollë. 👏🏻

Urime të përzemërta për këtë sukses, Emirjetës dhe Aleas! 🥇✅

Want your school to be the top-listed School/college in Vushtrri?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Novolan
Vushtrri