01/06/2026
SPELLING BEE COMPETITION – EDICIONI 6 🐝
Spelling Bee Competition rikthehet sërish në Shtëpinë e Kulturës në Vushtrri më 03.06.2026.
Nxënësit do të garojnë mes vete duke germëzuar fjalë në gjuhën angleze 🇬🇧
Një garë plot emocion, dije dhe sfidë ku çdo shkronjë ka peshë.
Për fituesit do të ketë shpërblime… 🎁
29/05/2026
Kënaqësi e veçantë të mirëpresim sot në klasë nxënësin tonë nga Diaspora, Rian Haradinaj!
Është gjithmonë emocionuese të shohim progresin dhe përkushtimin e nxënësve tanë, pavarësisht se ku jetojnë. Riani po vijon mësimet nga Gjermania, po vazhdon të zhvillojë aftësitë e tij në teknologji dhe programim, dhe jemi krenarë për arritjet e tij.
Suksese të mëtejshme, Rian! 🚀
26/05/2026
Një tjetër histori suksesi nga diaspora shqiptare!
Me shumë krenari ju prezantojmë Reisin, i cili nga Londra 🇬🇧 ka filluar rrugëtimin e tij në Innovation Academy!
Në kuadër të projektit tonë për fëmijët e diasporës, Reisi tashmë është duke ndjekur me shumë entuziazëm mësimet në lëndën e programimit
Teknologjia nuk njeh kufij, dhe përmes Innovation Academy, fëmijët shqiptarë kudo në botë po kanë mundësinë të zhvillojnë aftësi moderne, kreative dhe profesionale për të ardhmen e tyre.
Jemi shumë të lumtur që Reisi është bërë pjesë e komunitetit tonë inovativ dhe mezi presim të shohim projektet dhe sukseset e tij të ardhshme! 🙌🔥
25/05/2026
Momente të paharruara gjatë eksperiencës sonë në garën ndërkombëtare të Gjuhës Angleze HIPPO English Language Olympiad 2026 në Venice 🇮🇹
Një udhëtim plot emocione, sfida dhe kujtime të bukura 🌍📚
Krenarë për çdo përvojë, çdo buzëqeshje dhe çdo hap të këtij rrugëtimi. 🩵
19/05/2026
Një tjetër sukses në Innovation Academy!
Nxënësit tanë përfunduan nivelin HTML & CSS duke prezantuar projekte unike, të krijuara me kreativitet dhe pasion. Nën mentorimin e teacher Ard Braha, ata zhvilluan aftësi në programim, mendim kreativ dhe vetëbesim për të krijuar idetë e tyre digjitale.
Jemi krenarë për punën dhe progresin e tyre! 🤩
Programim
17/05/2026
Sot u nisëm drejt Venecias, Itali 🇮🇹, së bashku me teacher Hamide dhe nxënëset tona të talentuara Suela Dibrani, Amra Maloku, Nina Imeri dhe Alejna Selimi, për të përfaqësuar me krenari në garën ndërkombëtare të gjuhës angleze “Hippo 2026”! 🌍
Ju urojmë shumë suksese dhe një përvojë të paharrueshme në këtë rrugëtim inspirues! ✨
15/05/2026
Innovation Academy mori pjesë në Konferencën Ekonomike B2B të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare dhe Komuniteti i Bizneseve Gjermano - Shqiptare.
Në këtë konferencë u prezantua projekti më i ri i Innovation Academy, i dedikuar Diasporës Shqiptare kudo në botë, një projekt i cili po realizohet me shumë përkushtim nga nxënësit tanë së bashku me stafin e akademisë. 🇦🇱🌍
Ky projekt synon të krijojë ura më të forta lidhjeje mes diasporës dhe mundësive të reja në teknologji, edukim dhe bashkëpunim global.
Jemi krenarë për punën, kreativitetin dhe përfaqësimin dinjitoz në një ngjarje kaq të rëndësishme ekonomike dhe profesionale.
Ky është vetëm fillimi i projekteve që do të sjellin ndikim për shqiptarët kudo në botë!
🇦🇱🌍
13/05/2026
VOTO PROJEKTIN MË TË MIRË NË KOMENT!! 👇🔥
Vendi i parë do të shpërblehet… 👀🎁
Project 1:
MEDILAZAR
https://medilazar.netlify.app/
Uron Haxhaj, Merisa Pushkolli, Drin Feka
Project 2:
VELORA TECH
https://velora-tech.netlify.app/
Anisa Breznica, Ensar Kutllovci, Nuar Bunjaku
Project 3:
WEATHER CLARITY
https://weather-clarity.netlify.app/
Zgjim Igrishta, Suela Dibrani, Enes Miftari
Project 4:
LIFEOS
https://lifeos-innovation.netlify.app/
Leart Maloku, Alejna Selimi, Kreshnik Abiti
👇 Shkruaje në koment:
“Project 1”, “Project 2”, “Project 3” apo “Project 4”
07/05/2026
Yes Innovation Academy ishte me të rinjtë e Gjirokastrës në ambientet e 🇦🇱, në një takim frymëzues dhe plot energji mbi inovacionin, teknologjinë dhe startup-et, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, ministren Mirela Kumbaro Furxhi dhe kryetarin e bashkisë Flamur Golemi.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe studentë nga Spanja 🇪🇸, si dhe nxënësit e shkëlqyer të Yes Innovation Academy, të cilët prezantuan idetë dhe potencialin e tyre në fushën e shkencës dhe inovacionit. 🚀