11/09/2026
🚀 NGA INNOVATION ACADEMY… NË KOMPANI TË FUQISHME TEKNOLOGJIKE NË GJERMANI! 🇽🇰🇩🇪
Behxhet Rexha nisi rrugëtimin e tij në Innovation Academy si nxënës i shkëlqyeshëm. Sot, ai është Full-Stack Developer në CPIT Comparit GmbH, me seli ne Hamburg, Gjermani. Kompani që zhvillon zgjidhje të avancuara softwerike dhe platforma digjitale për tregun e sigurimeve dhe bashkëpunon me kompani të rëndësishme të industrisë gjermane.
Nga një nxënës që mësonte programim, në një profesionist që ndërton teknologji për tregun gjerman.
Kjo nuk është vetëm një punësim.
Është një histori transformimi.
Dhe historia e Behxhetit është dëshmi se talenti nga Kosova mund të konkurrojë dhe të shkëlqejë në tregun ndërkombëtar.
Behxhet, jemi të gjithë krenarë me ty. 👏👏👏