SHFMU ''Abdyl Frashëri '' - Druar

SHFMU ''Abdyl Frashëri '' - Druar Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU ''Abdyl Frashëri '' - Druar, School, Druar, Vushtrri.

31/08/2026
NJOFTIMTë nderuar mësimdhënës/e, nxënës/e dhe prindër,Ju njoftojmë se është përcaktuar Kalendari i Vitit Shkollor 2026/2...
20/08/2026

NJOFTIM
Të nderuar mësimdhënës/e, nxënës/e dhe prindër,
Ju njoftojmë se është përcaktuar Kalendari i Vitit Shkollor 2026/2027, i cili përcakton fillimin dhe mbarimin e mësimit, pushimet dhe organizimin e aktiviteteve shkollore.
Shkolla do ta zhvillojë punën edukativo-arsimore në përputhje me afatet dhe përcaktimet e kalendarit të miratuar nga MAShTI.
Ju lutemi që gjatë planifikimit të aktiviteteve dhe angazhimeve tuaja të merrni parasysh datat e përcaktuara në kalendar.
Ju dëshirojmë një vit shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje!
Drejtoresha e Shkollës
Besarta Krasniqi Hajra

19/06/2026

📚Me emocione dhe krenari shënuam përfundimin e klasës përgatitore
Gjatë këtij viti shkollor, fëmijët tanë të vegjël mësuan, u argëtuan, krijuan miqësi dhe hodhën hapat e parë drejt rrugës së dijes. Çdo ditë ishte një mundësi e re për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të ndërtuar kujtime të bukura.
Falënderojmë edukatoren Nerimane Pervetica Bozhlani Neri Bozhlani për përkushtimin, dashurinë dhe kujdesin e treguar gjatë gjithë vitit, si dhe prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Ju urojmë suksese të shumta në rrugëtimin e mëtejshëm shkollor.
Vazhdoni të ëndërroni dhe të shkëlqeni!
Urime përfundimi i klasës përgatitore! 👩‍🎓👨‍🎓

🎓 Festa e Përfundimit të Klasës së Pestë Ju urojmë shumë fat dhe suksese në rrugëtimin tuaj të mëtejshëm arsimor!
17/06/2026

🎓 Festa e Përfundimit të Klasës së Pestë
Ju urojmë shumë fat dhe suksese në rrugëtimin tuaj të mëtejshëm arsimor!

DITA E SHKOLLËS 10.06.2026
10/06/2026

DITA E SHKOLLËS 10.06.2026

10/06/2026

Me rastin e Ditës së Shkollës, në SHFMU "Abdyl Frashëri" në Druar u organizua një program i pasur ku nxënësit tanë shfaqën talentin, kreativitetin dhe punën e tyre.
Një falënderim i veçantë shkon për prindërit që ndihmuan në organizimin e koktejit me ushqime të ndryshme, i cili i dha edhe më shumë ngrohtësi dhe bukuri kësaj feste.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe kontributin!

10/06/2026

Me rastin e Ditës së Shkollës, në SHFMU "Abdyl Frashëri" në Druar u organizua një program i pasur ku nxënësit tanë shfaqën talentin, kreativitetin dhe punën e tyre.
Kjo ditë e veçantë u shënua me aktivitete të ndryshme, ekspozitë punimesh, ndarjen e mirënjohjeve për nxënësit dhe punëtorët e shkollës, si dhe me një atmosferë festive që bashkoi nxënës, prindër, mësimdhënës dhe mysafirë.
Falënderojmë stafin e shkollës për përkushtimin dhe punën e vazhdueshme me nxënësit si dhe prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe kontributin!

♻️ Riciklimi – një hap i vogël për ne, një ndryshim i madh për Tokën 🌍Sot prezantuam punimin tonë rreth riciklimit dhe r...
14/05/2026

♻️ Riciklimi – një hap i vogël për ne, një ndryshim i madh për Tokën 🌍

Sot prezantuam punimin tonë rreth riciklimit dhe rëndësisë së tij në mbrojtjen e mjedisit. Mësuam se si ndarja dhe ripërdorimi i materialeve si plastika, letra, qelqi dhe metali ndihmon në uljen e ndotjes dhe ruajtjen e natyrës për brezat e ardhshëm. 🌱

Me pak kujdes nga secili prej nesh, mund të kemi një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm.
“Mos e hedh – ricikloje!” ♻️💚

Address

Druar
Vushtrri
42000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU ''Abdyl Frashëri '' - Druar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category