25/03/2026
Shkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për Policia e Kosovës për ligjëratën e mbajtur sot me nxënësit tanë.
Angazhimi dhe përkushtimi juaj në edukimin dhe vetëdijesimin e nxënësve për çështje të rëndësishme ka një vlerë të veçantë për komunitetin tonë shkollor. Përmes kësaj ligjërate, nxënësit përfituan njohuri të dobishme dhe mesazhe të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe formimin e tyre si qytetarë të përgjegjshëm.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme, duke shpresuar që aktivitete të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Me respekt,
Drejtoria dhe stafi i shkollës