SHFMU " 12 Qershori "

SHFMU " 12 Qershori " Faqja zyrtare e shkollës

Mirë se erdhët në vitin e ri shkollor 2026–2027!📚Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, urojmë nga zemra të gjith...
01/09/2026

Mirë se erdhët në vitin e ri shkollor 2026–2027!📚

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, urojmë nga zemra të gjithë nxënësit e klasave I–V, prindërit dhe mësimdhënësit për një fillim të mbarë, të mbushur me shëndet, suksese dhe buzëqeshje.

Një mirëseardhje e veçantë për vogëlushët e klasës së parë, të cilët sot nisin një nga rrugëtimet më të bukura të jetës së tyre. Ndërsa nxënësve të klasave II–V u urojmë shumë vullnet, përkushtim dhe arritje edhe më të mëdha gjatë këtij viti shkollor.

Të dashur prindër, faleminderit për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Së bashku do të krijojmë një mjedis ku fëmijët tanë do të mësojnë, do të rriten dhe do të zhvillojnë potencialin e tyre.

Ju urojmë të gjithëve një vit shkollor të suksesshëm, me shumë dije, miqësi të bukura dhe kujtime të paharrueshme!

Suksese dhe mbarësi në çdo hap!

Me shumë dashuri, buzëqeshje dhe përkushtim, pata kënaqësinë t’i mirëpres nxënësit e mi në ditën e tyre të parë të shkol...
01/09/2026

Me shumë dashuri, buzëqeshje dhe përkushtim, pata kënaqësinë t’i mirëpres nxënësit e mi në ditën e tyre të parë të shkollës.
Uroj që vitet që na presin së bashku të jenë të mbushura me dije, gëzim, suksese dhe shumë kujtime të bukura.
Le të jetë kjo vetëm nisja e një rrugëtimi të gjatë e të bukur, në të cilin secili prej tyre do të arrijë ëndrrat dhe sukseset që meriton.

Mirë se erdhët, vogëlushët e mi! Ju priftë e mbara në çdo hap të rrugëtimit tuaj!

Mësuese Lirie Hasani Mjeku

31/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËR DHE NXËNËSIT E SHKOLLËS

Të nderuar prindër dhe të dashur nxënës,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, ju urojmë shëndet, mbarësi dhe shumë suksese juve dhe fëmijëve tuaj.
Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me suksese, bashkëpunim dhe rezultate të mira për të gjithë nxënësit. Me qëllim që viti i ri shkollor të jetë sa më i frytshëm, i sigurt dhe i rregullt, ju njoftojmë për disa çështje të rëndësishme:

1. Respektimi i Rregullores së Brendshme të Shkollës, udhëzimeve të stafit arsimor dhe orarit mësimor është i obligueshëm.
2. Sjellja, gjuha dhe veshja e nxënësve duhet të jenë të përshtatshme dhe në përputhje me rregullat e shkollës.
3. Kujdesi për ambientet shkollore, inventarin dhe pastërtinë është përgjegjësi e përbashkët.
Shkolla është shtëpia jonë e dytë dhe duhet ta ruajmë atë.
4. Vijimi i rregullt i mësimit është çelësi i suksesit.
Mungesat e panevojshme ndikojnë në mësim dhe në përparimin e nxënësve.
5. Pjesëmarrja aktive në orë, aktivitete dhe projekte shkollore ndihmon në zhvillimin personal dhe shoqëror të fëmijëve tanë.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Me angazhimin e përbashkët shkollë–prind–nxënës, do të kontribuojmë që fëmijët tanë të ecin përpara, të zhvillohen dhe të arrijnë rezultate sa më të mira.
Besojmë se përmes përkushtimit, disiplinës dhe bashkëpunimit do të kemi një vit shkollor të suksesshëm, të mbushur me dije, arritje dhe momente të bukura.
Suksese dhe një vit shkollor të mbarë për të gjithë! 🌟📖

Të nderuar prindër, Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës, në lidhje me subvencionimin e librave ...
28/08/2026

Të nderuar prindër,

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës, në lidhje me subvencionimin e librave kemi këtë kërkesë:

Të nderuar,

Në kuadër të procesit të subvencionimit të prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat fillore dhe të mesme të ulëta që të organizojnë plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor.

Përmes kësaj deklarate, prindi/kujdestari ligjor konfirmon se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore të nevojshme, se nxënësi/ja i ka ato në dispozicion, se është i vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente dhe se tekstet e destinuara për ripërdorim do t'i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor.

Për realizimin e këtij procesi kërkohet që:

1. Shkollat t'ua shpërndajnë deklaratat të gjithë nxënësve të klasave 1–9 përfitues të subvencionimit, të cilët do t'ua përcjellin ato prindërve/kujdestarëve ligjor për plotësim dhe nënshkrim.

2. Prindërit/kujdestarët ligjor ta plotësojnë dhe nënshkruajnë deklaratën dhe ta kthejnë atë në shkollë përmes nxënësit.

3. Shkollat t'i grumbullojnë dhe evidentojnë deklaratat e pranuara dhe të sigurohen që procesi të përfshijë të gjithë nxënësit përfitues.

4. Deklaratat origjinale të ruhen dhe arkivohen në shkollë, në përputhje me rregullat për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit shkollor.

5. Shkollat t'ia dorëzojnë një kopje të deklaratave DKA-së përkatëse, ndërsa DKA-të t'i sistemojnë dhe t'ia përcjellin kopjet elektronike Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

I gjithë procesi i shpërndarjes, plotësimit, grumbullimit dhe dorëzimit të deklaratave duhet të përfundojë jo më vonë se më 1 tetor 2026.

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për koordinimin dhe përcjelljen e zbatimit të kësaj qarkoreje në shkollat përkatëse.

Deklarata e prindit/kujdestarit ligjor i bashkëngjitet kësaj qarkoreje dhe është pjesë përbërëse e saj.

Të nderuar prindër,Po ju përcjellim listat e teksteve shkollore për vitin shkollor 2026/2027, sipas klasave.Faleminderit...
28/08/2026

Të nderuar prindër,

Po ju përcjellim listat e teksteve shkollore për vitin shkollor 2026/2027, sipas klasave.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

Të nderuar prindër,Ju njoftojmë se nga Ministria e Arsimit kemi marrë njoftimin se librat shkollorë mund të blihen me çm...
27/08/2026

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se nga Ministria e Arsimit kemi marrë njoftimin se librat shkollorë mund të blihen me çmimet e përcaktuara zyrtarisht.

Çmimet e librave janë të paraqitura më poshtë, sipas listës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit.

07/07/2026

Sot ishte një ditë e veçantë dhe plot emocione, pasi me krenari përcollëm gjeneratën e nxënësve të klasës së IX, duke i pajisur me dëftesat e përfundimit të arsimit të mesëm të ulët.

Të dashur nxënës, ky është fundi i një etape të rëndësishme dhe fillimi i një rrugëtimi të ri. Ju urojmë suksese në shkollimin e mëtejmë, guxim për të ndjekur ëndrrat tuaja dhe vullnet për të mos ndalur kurrë së mësuari. Besoni në veten tuaj, sepse me punë, përkushtim dhe ndershmëri mund të arrini çdo synim.

Falënderim të veçantë meritojnë mësimdhënësit tanë për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë që kanë treguar në edukimin e kësaj gjenerate. Po ashtu, mirënjohje të sinqertë për prindërit, të cilët kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të fëmijëve të tyre gjatë këtij rrugëtimi.

Ju urojmë të gjithëve shëndet, suksese dhe një të ardhme të ndritur. Dyert e shkollës sonë do të jenë gjithmonë të hapura për ju dhe do të mbeteni përherë pjesë e familjes sonë.

Me respekt,

Drejtori i shkollës: Ylli Imeri

Mirënjohje për Arsimtarin Agron BerishaMe kënaqësi dhe respekt të veçantë, i shprehim urimet tona më të sinqerta arsimta...
21/06/2026

Mirënjohje për Arsimtarin Agron Berisha

Me kënaqësi dhe respekt të veçantë, i shprehim urimet tona më të sinqerta arsimtarit Agron Berisha me rastin e pranimit të mirënjohjes nga Komuna, si vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të çmuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
Ju urojmë suksese të vazhdueshme dhe shëndet në misionin tuaj fisnik!

Me respekt,
Drejtori

🎓 Një kapitull i rëndësishëm u mbyll, por një rrugëtim i ri sapo fillon…Me shumë emocion po ndajmë disa nga momentet më ...
21/06/2026

🎓 Një kapitull i rëndësishëm u mbyll, por një rrugëtim i ri sapo fillon…

Me shumë emocion po ndajmë disa nga momentet më të bukura nga ceremonia e diplomimit të klasës së pestë. Kjo ditë e veçantë ishte një festë e punës, përkushtimit, kujtimeve dhe sukseseve të arritura gjatë pesë viteve të kaluara së bashku.

Falënderojmë nga zemra prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Mirënjohje të veçantë për drejtorin e shkollës për përkrahjen e tij dhe për koleget e mia të nderuara, të cilat me ndihmën, bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre kontribuuan në organizimin e kësaj ceremonie të veçantë.

Nxënës të dashur, ju urojmë rrugë të mbarë, shumë suksese dhe realizimin e çdo ëndrre. Mbani gjithmonë me vete kujtimet, miqësitë dhe vlerat që keni ndërtuar gjatë këtyre viteve.

E ardhmja ju pret!

Mësuese
Lirie Hasani

05/06/2026

Festa e Abetares!📚🎓🎈

Abetarja është çelësi i parë që hap derën e dijes dhe suksesit.
Klasa: l
Mësuese :Qerime Halili

Address

Rr. "Beteja E UÇK-së" Mihaliq
Vushtrri
42000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU " 12 Qershori " posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share