SHFMU "Adem Voca"-PASOMË

SHFMU "Adem Voca"-PASOMË SHFMU "Adem Voca"-PASOMË

Të dashur nxënës, të nderuar prindër, të respektuar mësimdhënës të shkollës sonë!Nesër, më 01.09.2026, po fillojmë vitin...
31/08/2026

Të dashur nxënës, të nderuar prindër, të respektuar mësimdhënës të shkollës sonë!

Nesër, më 01.09.2026, po fillojmë vitin e ri shkollor 2026–2027.

Në kuadër të shkollës sonë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të fillojë sipas planifikimeve të bëra.

Mësimi do të zhvillohet në vetëm një ndërrim pune, nga parafillorët deri në klasën e nëntë, duke filluar nga ora 08:00 dhe duke përfunduar në 13:05.

Në emër të Drejtorisë së Shkollës, ju dëshirojmë shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në vitin e ri shkollor!

Qoftë një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë!

Banorët e fshatit tonë – të dëshmuar ndër breza, dje, sot e përgjithmonë! ❤️Faleminderit mërgatës sonë të dashur, banorë...
27/08/2026

Banorët e fshatit tonë – të dëshmuar ndër breza, dje, sot e përgjithmonë! ❤️

Faleminderit mërgatës sonë të dashur, banorëve tanë vendas, si dhe ndërmarrësve të suksesshëm të fshatit tonë, të cilët ndër vite, e veçanërisht edhe sot, kanë dëshmuar përkushtimin, solidaritetin dhe dashurinë e tyre për vendlindjen. Faleminderit secilit prej jush që keni kontribuar dhe vazhdoni të kontribuoni në çështjet e shkollës sonë dhe në çdo nevojë të fshatit tonë.
Falë këtij kontributi të çmuar, në kuadër të shkollës sonë janë duke u zhvilluar punime intensive, me qëllim që, nga shtatori i vitit shkollor 2026–2027, procesi mësimor të zhvillohet vetëm në një ndërrim, duke krijuar kushte më të mira dhe më të sigurta për nxënësit tanë.
Në cilësinë e drejtorit të shkollës, ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë secilit prej jush që keni dhënë dhe po vazhdoni të jepni kontribut në këtë çështje kaq të rëndësishme për nxënësit tanë.
Banorët e fshatit tonë janë dëshmuar gjatë gjithë historisë për atdhedashuri, solidaritet, përkushtim dhe gatishmëri për të kontribuar për të mirën e përbashkët; vlera këto që po dëshmohen edhe sot e kësaj dite. Ky kontribut është dëshmi e dashurisë dhe përgjegjësisë që keni ndaj shkollës dhe fshatit tonë.
Falë jush, po krijojmë kushte më të mira për nxënësit tanë dhe po bëjmë një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të mirë për shkollën dhe fshatin tonë.

Përjetësisht mirënjohës dhe falënderues secilit prej jush! ❤️

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe të respektuar mësimdhënës të shkollës sonë!Bashkëngjitur gjeni listat e tekstev...
24/08/2026

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe të respektuar mësimdhënës të shkollës sonë!

Bashkëngjitur gjeni listat e teksteve shkollore për secilën klasë, për vitin shkollor 2026–2027.
Qoftë një vit i mbarë, me shëndet, mbarësi dhe plot suksese për të gjithë!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Faleminderit punëtorëve teknikë për përkushtimin, punën dhe kujdesin e treguar. Kontributi juaj ka qenë dhe vazhdon të j...
05/07/2026

Faleminderit punëtorëve teknikë për përkushtimin, punën dhe kujdesin e treguar. Kontributi juaj ka qenë dhe vazhdon të jetë në nivel të detyrës, duke kontribuar fuqishëm në mirëmbajtjen e hapësirave shkollore dhe në krijimin e një ambienti të pastër, të sigurt dhe të rregullt për të gjithë. Ju jemi sinqerisht mirënjohës!👏👏👏

Urime 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve! Në një atmosferë festive dhe nën shoqërimin e ushqimeve tradicionale, ...
01/06/2026

Urime 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!
Në një atmosferë festive dhe nën shoqërimin e ushqimeve tradicionale, të përgatitura me shumë dashuri nga duart e arta të nënave tona, sot festuam së bashku 1 Qershorin – Ditën e Fëmijëve.
Buzëqeshjet, gëzimi dhe lumturia e engjëjve tanë e bënë këtë ditë edhe më të veçantë. Urojmë që fëmijët tanë të kenë jetë të gjatë, shëndet, lumturi dhe suksese të pafundme në çdo hap të jetës së tyre.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Ju jeni krenaria, shpresa dhe e ardhmja jonë!

Javën që lamë pas, nxënësit e nivelit fillor të shkollës sonë, nën shoqërimin e mësimdhënësve të këtij niveli dhe duke u...
19/05/2026

Javën që lamë pas, nxënësit e nivelit fillor të shkollës sonë, nën shoqërimin e mësimdhënësve të këtij niveli dhe duke u bazuar në planin e punës për aktivitetet jashtëshkollore, realizuan një vizitë në fermën “Qyqavica” në Mihaliq të Vushtrrisë.
Vogëlushët tanë kaluan çaste të këndshme, njohëse dhe kreative në kuadër të kësaj ferme, duke u njohur nga afër me ambientin e fermës në përgjithësi, si dhe me kafshët në veçanti. Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth jetës në fermë, kujdesit ndaj kafshëve dhe rëndësisë së natyrës e bujqësisë.
Drejtoria e shkollës falënderon mësimdhënësit për organizimin dhe realizimin e këtij aktiviteti, duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme në edukimin dhe arsimimin e nxënësve tanë.

Sot, më 13.05.2026, nën përkujdesjen e edukatores sonë znj. Kaltrinë Sadiku, nxënësit e klasës parafillore realizuan një...
13/05/2026

Sot, më 13.05.2026, nën përkujdesjen e edukatores sonë znj. Kaltrinë Sadiku, nxënësit e klasës parafillore realizuan një aktivitet mësimor mjaft tërheqës me temën “Komunikacioni rrugor”.
Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit kaluan çaste të bukura edukative dhe u njohën nga afër me rregullat bazë të komunikacionit, shenjat rrugore dhe rëndësinë e sigurisë në rrugë. Përmes bashkëbisedimit, lojërave dhe aktiviteteve praktike, ata zgjeruan njohuritë e tyre në mënyrë argëtuese dhe kreative.
Aktivitete të tilla ndikojnë në vetëdijesimin dhe edukimin e hershëm të fëmijëve për sjellje të sigurta në komunikacion.
Urime edukatores dhe nxënësve për angazhimin dhe realizimin me sukses të këtij aktiviteti!👏👏👏

Chocolate Mug Cake😍 Sot, më 27.04.2026, në kuadër të Kurrikukes me zgjedhje nga lënda mesimore Shkathtësi për jetë (Life...
27/04/2026

Chocolate Mug Cake😍

Sot, më 27.04.2026, në kuadër të Kurrikukes me zgjedhje nga lënda mesimore Shkathtësi për jetë (Life Skills), nxënësit e klasës së gjashtë, nën udhëheqjen e mësimdhënëses së gjuhës angleze, znj. Besjana Pllana Çerkini, zhvilluan një aktivitet praktik duke përgatitur ëmbëlsirën Chocolate Mug Cake.
Nxënësit kaluan një orë mësimore shumë të këndshme dhe të dobishme, ku secili prej tyre pati mundësinë të praktikojë vetë procesin e përgatitjes së ëmbëlsirës. Përmes këtij aktiviteti, ata jo vetëm që u argëtuan, por edhe zhvilluan shkathtësi të rëndësishme jetësore si bashkëpunimi, ndjekja e udhëzimeve dhe puna e pavarur.
Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohje të sinqertë për mësimdhënësen në fjalë për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënësve tanë.👏👏👏

Toka buzëqesh kur fëmijët e duan dhe kujdesën për atë🌍 Dita ndërkombëtare e tokës, gjeti mbështetje edhe nga të vegjlit ...
22/04/2026

Toka buzëqesh kur fëmijët e duan dhe kujdesën për atë🌍

Dita ndërkombëtare e tokës, gjeti mbështetje edhe nga të vegjlit tanë, të cilët më 22.04.2026, e shënuan ditën në fjalë me aktivitete simbolike por mjaft domethënëse.

Address

Rruga Bislim Ferizi, 4
Vushtrri
42000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Adem Voca"-PASOMË posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Adem Voca"-PASOMË:

Shortcuts

Share

Category