IP ''Foleja 2'' Vushtrri

IP ''Foleja 2'' Vushtrri Institucion për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve parashkollor “ FOLEJA 2 “ Vushtrri

Sot, kuzhinierja jonë, Bukurie Jashari ( Tetja Bike), feston një ditë të veçantë…Një ditë ku bashkohen ditëlindja e saj ...
02/09/2026

Sot, kuzhinierja jonë, Bukurie Jashari ( Tetja Bike), feston një ditë të veçantë…

Një ditë ku bashkohen ditëlindja e saj dhe pensionimi, pas shumë vitesh përkushtimi, pune dhe dashurie të dhuruar në kopshtin Foleja 1 dhe pastaj edhe në Foleja 2 .

Për vite me radhë, Tetja Bike ushqeu fëmijët tanë me përkushtim, por mbi të gjitha u dhuroi dashuri, ngrohtësi dhe kujdes. E njëjta ngrohtësi u ndje edhe nga i gjithë stafi i institucionit.

Kontributi, mirësia dhe përkushtimi i saj do të mbeten pjesë e kujtimeve të bukura të kopshtit sonë.

Me këtë rast, drejtoresha Selvie Shala i ndau një mirënjohje për punën dhe përkushtimin e saj ndër vite, ndërsa stafi i institucionit organizoi një darkë të veçantë falënderimi, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e saj.

Faleminderit, Tetja Bike, për çdo ditë pune, çdo ushqim të përgatitur me dashuri dhe për gjithë ngrohtësinë që na dhurove ndër vite.

Urime ditëlindjen dhe pensionimin! Të urojmë shëndet, lumturi, qetësi dhe shumë vite të bukura pranë njerëzve të dashur.

Do të mbetesh gjithmonë pjesë e familjes tonë.

📢 Njoftim për Pranimin e FëmijëveJu njoftojmë se është hapur konkursi për pranimin e fëmijëve në Institucionin Parashkol...
17/06/2026

📢 Njoftim për Pranimin e Fëmijëve

Ju njoftojmë se është hapur konkursi për pranimin e fëmijëve në Institucionin Parashkollor “Foleja 2” për vitin edukativo-arsimor të ardhshëm.

Prindërit e interesuar mund të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar, duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm sipas kushteve të konkursit.

Programi festiv i gjeneratës 2025/2026 🎓
17/06/2026

Programi festiv i gjeneratës 2025/2026 🎓

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

Një falënderim i veçantë për edukatoret tona, Bjeshka Musa dhe Gëzime Kajtazi, për përkushtimin, dashurinë dhe punën e p...
17/06/2026

Një falënderim i veçantë për edukatoret tona, Bjeshka Musa dhe Gëzime Kajtazi, për përkushtimin, dashurinë dhe punën e palodhshme që kanë dhënë me fëmijët ndër vite. ❤️

Po ashtu, mirënjohje e sinqertë për Fatmire Cecelia
, e cila ishte mësuese e grupit deri vitin e kaluar dhe që sot na nderoi me praninë e saj në programin festiv, duke ndarë me ne këtë moment të veçantë.

Faleminderit për gjurmët e bukura që keni lënë në rrugëtimin e fëmijëve.

Mirënjohje e veçantë për prindërit tanë ❤️Faleminderit për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë këty...
17/06/2026

Mirënjohje e veçantë për prindërit tanë ❤️

Faleminderit për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtyre viteve Prania juaj në programin festiv dhe përkrahja e vazhdueshme kanë qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të fëmijëve tanë.

Së bashku kemi krijuar kujtime të bukura dhe kemi ndihmuar fëmijët të rriten me dashuri, siguri dhe gëzim.

Ju falënderojmë nga zemra për çdo hap të përbashkët! 🌸

14/06/2026

Me krenari ju përcjellim drejt aventurave të reja! 🌸

Fotografi nga programi festiv i Gjeneratës 2025/2026. 🎓
14/06/2026

Fotografi nga programi festiv i Gjeneratës 2025/2026. 🎓

Gjenerata 2025/2026 🎓💞Sot ishte një ditë e mbushur me emocione në kopshtin tonë, sepse përcollëm gjeneratën e parë të “F...
14/06/2026

Gjenerata 2025/2026 🎓💞

Sot ishte një ditë e mbushur me emocione në kopshtin tonë, sepse përcollëm gjeneratën e parë të “Foleja 2”.

Duket sikur ishte dje kur filluam këtë rrugëtim së bashku, e sot po i shohim të gatshëm për një hap të ri drejt klasës së parë. Gjatë këtyre viteve kemi ndarë momente të bukura, kemi mësuar, kemi qeshur, jemi rritur bashkë dhe kemi krijuar kujtime që do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.

Largohen nga kopshti, por do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë, si gjenerata e parë që hodhi themelet e shumë kujtimeve të bukura në “Foleja 2”.

Ju urojmë rrugëtim të mbarë, shumë suksese dhe pafund ëndrra të realizuara.

Grupmosha 3-4 vjeçShijet e verës 🍒☀️🍋Edukatore Adelina Feka , Vjollca Osmani
11/06/2026

Grupmosha 3-4 vjeç
Shijet e verës 🍒☀️🍋

Edukatore Adelina Feka , Vjollca Osmani

Address

Vushtrri
42000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IP ''Foleja 2'' Vushtrri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category