28/08/2026
Falënderim dhe mirënjohje shkollës “Safet Rexhepi” në Zhiti , stafit, nxënësve, prindve dhe gjithë bashkëpuntorëve të mi.
Të nderuar, unë Florim Brahimi me këtë letër dua të falënderoj të gjithë me të cilet kam punuar dhe bashkëpunuar në kuadër të punës time si arsimtar i historisë në këtë shkollë që nga vitit 2019 e si ushtrues detyre të Drejtorit të Shkollës që nga 24 Tetori 2024 e deri më tani ku po e përfundoj këtë rrugëtim të punës dhe detyrës time si arsimtar e si Drejtor.
Që kur fillova punën në Prill të vitit 2019 në këtë shkollë, u prita mirë nga të gjithë stafi,nxënësit dhe drejtori shkollës atëher Remzi Rexhepi me të cilin ndaj kujtime të mira e këshilla të cilat i kam përdor si udhërrefyes i punës sime të më vonshme.
Që në muajt e parë kisha nderin me që si arsimtar i historisë dhe me vullnet e besim të organizoi dhe udhëheq programin jubilar të 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit “Safet Rexhepi” e që shkolla jonë bartë me krenari këtë emër.
Përkushtimi im në punë nuk ka rreshtur asnjëherë dhe në çdo organizim dhe detyrë kam mbajt mbi vete përgjegjësi dhe bashkë me kolegë të tjerë kemi arritë të i kryejm ne sukses.
Orët e historisë me nxënës gjithnjë kan qen orë të tregimeve të gjata, analizave në nivele profesionale të cilat asnjëherë nuk kam përtuar të i shpjegoi në mënyrë që nxënësit të përfitojn sa më shumë njohuri mbi historitë kombëtare dhe botërore.
Me drejtorin e shkollës Musah Osmani, përgjatë një mandati të plotë sa ishte, pash dhe kuptova nga ai, pasionin dhe dëshirën për ndryshime, punë dhe diciplinë. Edhe pse në moshë para pensionit, motivi që kishte shpeshherë tejkalonte ambiciet e një të riu për punë dhe rezultate. Këto veti tek ai i mora si motiv dhe përgjegjësi se si duhet të punosh kur merr detyre dhe mban përgjegjësi. Ndonëse natyra ime dhe çasja që përdora ishin më ndryshe në arritjen e qëllimeve dhe sukseseve më vonë.
Më 24 tetor 2024 u emrova ushtrues detyre i drejtorit të shkollës “Safet Rexhepi” në Zhiti e Ballancë. Detyre të cilën e pranova me një motiv dhe qëllim për krijimin e një imazhi më pozitiv që shkolla kishte më së shumti nevojë në këtë kohë.
Imazhi i shkollës ndryshon vetëm me punë dhe përgjegjësi, e që bashk duke krijuar motiv dhe mbështetje për stafin dhe nxënësit ato punë do të reflektonin në një imazh më të mirë për shkollën.
Në faqen e shkollës në vazhdimësi brenda një javë jan postuar deri në 4-5 aktivitete të cilat kan qen iniciativa të përkrahura nga stafi mësimor për lëndët mësimore.
Gjatë dy viteve shkollore si drejtor shkolle , kemi realizuar mjaft aktivitete lëndore dhe ditë të shënuara, me motive historike, ambientale, shëndetësore, aktivitete të sigurisë ndaj dukurive negative duke bashkëpunuar me policinë e Kosovës dhe Kryqin e Kuq në Viti të cilët disa herë kan mbajtur ligjerata vetëdijësuese në shkollën tonë, e që për sigurinë mbajtëm takime edhe me njësitë e sigurisë së KFOR në Kosovë.
Njëherit shprehi falënderim për bashkëpunimin e rregullt që kemi pas.
Imazhi i shkollës po rritej duke shtuar volumin e punëve dhe aktiviteteve të përhershme. Kjo fal vullnetit të stafit dhe mbështetjes që kisha për ta.
Arritëm të realizojm edhe programin për fëmijë të prodhuar nga Plus TV , ku gjirimet e këtij emisioni u zhvilluan me aktivitete të shumta me nxënësit tan në shkollë.
Me që punët po shkonin mirë, arritëm të marrim edhe mbështetje nga komuniteti i dy fshatrave në Zhiti dhe Ballancë.
Jam falënderues që me mjete vetanake dy herë radhazi e në tërsi të pranoj një donacion prej 28 kompjuterve, 5 smart tv dhe nje fotokopje e printer nga bashkatdhetari yn z Remzi Ibrahimi, storja e tij e suksesit u transmetua në kanalet e tv plus dhe gjithandej nëpër portale në Kosovë. Për kontributin e tij kemi falënderuar dhe kemi ndar mirënjohje në nivel shkolle dhe nga kryetari i Komunës.
Fal kontributit të tij shkolla jonë në Zhiti dhe Ballancë jan me kabinete të informatikës dhe me ekrane digjitale për prezantime.
Kemi pranuar një printer nga shoqata Solidariteti me seli në Gjilan ; kemi pranuar edhe mjete financiare nga donator anonim të cilat i kemi shfytëzuar për rregullimin e bibliotekës në Ballancë, funksionalizilmin e saj dhe pasurimin me 80 lektyra shkollore.
Marr në tërësi përgjatë këtyre dy vitev shkolla jonë është paisur me mbi 200 tituj librash, të dhuruara nga biblioteka e qytetit dhe shtëpia botuese dukagjini.
Me mbështetje nga komuniteti i fshatit në Ballancë kemi ngjyrosur ambientin e brendshëm të shkollës, kemi rregulluar pllakat në koridorin e tualeteve, kemi ndrruar tualetet, kemi rregulluar ndriqimin e shkollës, rregulluar sistemin e kamerave dhe së fundi me mjete nga fondi i fshatit Ballancë jan blerë mjete pune për puntorin teknik të nevojshme për shkollë mbi 500 eu( paisje pune e teknike)
Gjatë kësaj kohe, komuna e Vitisë ka mbështet shkollën në Zhiti duke investuar në fushën sportive ( shtruarja me gomë) si dhe gjatë këtij pushimi verorë është bërë një renovim i brendshëm duke u ngjyrosur në tërsi ( duke krijuar një embient më të pastër dhe këndshëm për nxënësit dhe stafin për vitin e ri shkollor )
Të nderuar, ka shumë punë për të cilat jam krenar dhe mirënjohës pa fund gjithë stafit, nxënësve dhe bashkëpunëtorve. Gjatë kësaj rruge nuk mund të harroi bacën Qemajl Rexhepi, babain e dëshmorit të kombit Safet Rexhepi. Një mbështetje e madhe nga ai çdoherë ishte një motiv shtesë për mua si nderim edhe për gjakun e flijuar të djalit të tij dëshmorë.
Ditët e shkollës ishin amanet i tij që të lartësoj sa më shumë lavdinë e dëshmorit dhe të mbjell ndër breza të rinjësh atdhedashurinë për vendin e për kombin. Tek e fundit ky duhet të jetë misioni ynë kudo që punojm dhe veprojmë.
Të nderuar, gjatë punës sime, e dija që puna dhe përkushtimi i secilit dhe kontributi poashtu duhet nderuar, respektuar dhe njohur. Vazhdimësia e secilit mësues, arsimtar, drejor e kontribues duhet të njihet e vlerësohet.
Pata nderin të ndaj mirënjohje për ish drejtorët e shkollës, për mësimdhënësit që kalonin në pensionim, për mësimdhënës të dalluar, për nxënës që kan arritur suksese të larta përgjatë 9 viteve shkollim, e për donator e kontribues veq e veq.
Të nderuar, secila mirënjohje apo letër falënderuese ishte në mënyrë indirekte edhe mirënjohje për shkollën që un e deshta dhe punova me përkushtim dhe për mua si drejtor.
Për fund një falënderim i veqant për kryetarin e komunës z. Sokol Haliti për mbështetje ndaj shkollës, drejtoreshës Artë Ajeti për bashkëpunimin e jashtzakonshëm dhe mbështetjen si dhe gjithë stafit të drejtorisë për komunikim dhe bashkëpunim të madhë në këtë rrugëtim.
Bashkëpunimi me prind ishte i madh ku çdoherë kisha gadishmëri për të komunikuar dhe zgjidhur probleme të cilat kishin qëllim dhe ishin në shërbim të arritjeve të rezultateve më të mira për nxënësit dhe suksese më të mëdha për shkollën.
Andaj mirënjohje pa fund, faleminderit të gjithëve që punuat me mua, e që këtë punë dhe përvojë do ta bartë me vete si një histori suksesi dhe një krenari që do ta shkruaj në jetëshkrimin tim.
Suksese në vazhim të gjithë stafit dhe nxënësve.
Faleminderit shkollës “Safet Rexhepi” !
Lavdi jeta dhe vepra e heroit dhe gjithë dëshmorëve të kombit 🇦🇱🫡🇽🇰